Çfarë ndjeu Nexhmie Hoxha, kur pa ekzekutimin e bashkëshortëve Çaushesku

24 Dhjetor 2020, 15:28Dossier TEMA

Në 25 dhjetor 1989, në radio dhe televizion janë transmetuar këngët e krishtlindjes, dhe drejtpërsëdrejti për herë të parë mesha e Krishtlindjes në Katedralen Patriarkale, ndërsa  televizioni njoftoi se Elena dhe Nicolae Ceausescu ishin gjykuar nga një Gjykatë Ushtarakee Jashtëzakonshme.

Bashkëshortët Ceausescu u akuzuan për genocid (mbi 60,000 viktima), organizimin e veprimeve të armatosura kundër popullit rumun, shkatërrimin e pronës publike, rrënimin e ekonomisë kombëtare dhe tentativën për të ikur nga shteti në bazë të fondeve të depozituara në bankat e huaja prej mbi 1 miliard dollarë. Të dy u dënuan me vdekje dhe pasuria e tyre u konfiskua. Të pandehurit nuk e njohën legjitimitetin e gjykatës, për pasojë refuzuan edhe ta apelojnë vendimin.

Vendimi u vu nëekzekutim rreth orës 15:45, në njësinë ushtarake në Târgovişte, ku ata mbaheshin të burgosur që prej datës 23 dhjetor.Tetë parashutistët e zgjedhur nga koloneli Ioan Suciu, komandant i UM 01482 dhe i mikro-garnizonit Boteni, tërhoqën këmbëzën e armës.Në murin e rrethimit të trupave tëGardës, të bërë shoshë nga plumbat, Nicolae dhe Elena Ceausescu gjendeshin të vdekur në asfalt nën një re pluhuri, me palltot e tyre të lyera me gjak.

“Zonja e zezë”

Vite më vonë, në një intervistë të vitit 1997 dhënënë gazetën The New York Times, Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, tregoi ndjenjën (tmerrin) që ajo përjetoi në kohën e ekzekutimit të bashkëshortëve Ceausescu. Tmerri për të parë të paimagjinueshmen, bëhet realitet.

“Mendova se një gjë e tillë (rënia e komunizmit – n.m.) nuk do të ndodhte kurrë këtu. Por pasi pashë se çfarë ndodhi në Rumani, kuptova që është e mundur”deklaroi e veja e diktatorit shqiptar.

Nexhmije Hoxha, me nofkën “Pantera e Zezë”, shpesh krahasohej me Elena Ceausescun.

“Në galerinë e errët të grave të tiranëve, Gadishulli ynë Ballkanik ka dy modele: Elena Ceausescu, në Rumani dhe Nexhmije Hoxha, në Shqipëri. E para u bë një model i injorancës dhe mendjes së ngushtë, e fiksuar pas idesë për të marrë tituj shkencorë – por sa më shumë tituj merrte, aq më qesharake bëhej. E dyta u shqua për vogëlsinën e saj dhe mizorinë e pashembullt, gjë që i bëri shqiptarët ta quajnë “Pantera e Zezë”, shkruan shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare në parathënien e librit “Zonjae zezë”, Nexhmije Hoxha,shkruar nga Fahri Balliu.

“Ritualet Bizantine të Hyjnizimit”

Në fakt, midis dy diktaturave, asaj të Rumanisë dhe asaj të Shqipërisëka shumë ngjashmëri.

Në librin “Stalinizmi për përjetësi”, eksperti në rrymat revolucionare Vladimir Tismaneanu paraqet pikën e konvergjencës së tipologjive tiranike të mishëruara nga të dy diktatorët:

“Megjithëse trashëgimia teorike leniniste u përdor në Rumani më pak sesa në vendet e tjera, Ceausescu kurrë nuk braktisi rregullat e vendosura nga bolshevikët pas vitit 1921: eliminimin e çdo forme të demokracisë brenda partisë, centralizmin burokratik dhe gjithëfuqinë e sekretarit të përgjithshëm.

Ai nuk mund të pranonte veprimtaritë fraksioniste dhe kishte një vizion militarist për rolin dhe strukturëne partisë. Meqenëse, në mendjen e tij, partia dhe udhëheqësi ishin një dhe e njëjta, adhurimi i partisë nënkuptonte në mënyrë të nënkuptuar hyjnizimin e udhëheqësit.

Ritualet bizantine të hyjnizimit ndërthureshin me referencat e ortodoksisë marksiste-leniniste, ndërsa shërbëtorët e përulur garuan me njëri-tjetrin në lavdërimin e vlerave dhe “mprehtësisë” së udhëheqësit. Me përjashtim të Enver Hoxhës, asnjë udhëheqës tjetër i Evropës Lindore të epokës post-Staliniste nuk ka arritur të konceptojë një adhurim të tillë personaliteti kaq sistematik dhe teatral.”

11 komente në “Çfarë ndjeu Nexhmie Hoxha, kur pa ekzekutimin e bashkëshortëve Çaushesku”

  1. Shefkiu says:

    Te gjitha keto jane fjale, qofshin edhe shkencore ne permbajtje. E rendesishme mbetet vetem nje gje, a ekziston mundesia per te nxjerre ne drite listen e Sigurimit Personal te Diktatorit Hoxha? Po behen perpjekje per te hapur dosjet e Sigurimit te Shtetit, nje domosdoshmeri absolute per fatet e demokracise, por nuk kemi pare qofte edhe perpjekjen me te vogel per te nxjerre ne drite listen e te Sigurimit te Pushtetit, armes se fshehte personale me te rrezikshme te diktatorit. Ky rrjet dihet qe eshte udhehequr nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Jane keta qe sigurian lenien e Partise “te paster nga armiqte e saj me te eger”, duke eleminuar brutalisht cdo perpjekje te supozuar te kundershtareve. Ajo qe thuhet, se pothuaj tere kupola drejtuese e viteve pas diktatures eshte kontigjent i ketij rrjeti, duhet pare me vemendjen me te madhe, per te zbuluar shkallen e vertetesise qe ajo permban ne vetvehte. Nese veprimtaria e Sigurimit te Shtetit eshte mbeshtetur mbi ligje dhe rregulla te shkruara, edhe pse formale, pasi si rregull ato shkeleshin me te dyja kembet pa me te voglen pasoje per shkelesin, veprimtaria e Sigurimit te Pushtetit, rrjetit te sigurimit personal te diktatorit, ishte teresisht jo ligjore, funksioni i tij ishte ne nje terren ekstaligjor. As qe mund te pretendohet per demokraci funksionale ne Shqiperi nese nuk behen perpjekje per largimin nga politika te anetareve te ketij rrjeti, por sidomos e pasuesve te tyre, bije dhe bija te anetareve te tij. Dhe kjo, jo per ndonje hakmarrje ndaj tyre, eshte marrezi te mendohet hakmarrje, behet fjale vetem per largim nga aktiviteti politik, si elemente shpirterisht jo ne perputhje me rregullat e shoqerise qe duam te ndertojme.

    1. Fernando says:

      Kaq gomere jeni sa edhe tani pas vdekjes,megjithese ne te gjalle u hengret mune,llapni si qente e zgjebosur?
      Po ku ishit atehere sa qene gjalle keta trima?
      Po tani cfare vlere ka qe hani mut e nuk ngopeni?
      Po sigurimsat jane sot ne pushtet,ne biznese,ne ambasada etj dhe ju hani mut ketu!

  2. t says:

    Titull bombastik, permbajtje leshi

  3. Konjak says:

    Zonja Hoxha ndjeu gezim te madh , kenaqesi te pa shoqe , kur pa , si shoket e tyre , qe i kishin kthyer te katera nga dielli !. Duke menduar se ne Shqiperi dhe Rumani zbatohej i njejti regjim diktatorial , i njejti fat mund ti ndiqte pas edhe zonjen , sepse tjeteri kishte shkuar me te shumtet para disa kohesh , dhe s’e pati fatin e mire , te shikonte ate qe pane si vellezerit e Rumanise , Caoshenku . Nuk eshte se shqipetaret jane nje popull qe fal , sepse kjo duket sheshit , qe vrasim njeri–tjeterin per nje shul gardhi . Por ne duke qene per shume kohe nen sundimin e pushtusve , jemi nje popull servil dhe frikacak ; kjo duket qart , qe ne vrasim gjithmon me te dobetin , se me te fortit i pastrojme kepucet . Keshtu qe Enveri , nese do kishte ymer , nga ne do rronte njemije vjet .

  4. Rrumpalle shqiptare says:

    Duhet tja kishin bere Nexhmijes dhe Ramixit si ne Rumani. Vetem ashtu sigurimsat dhe fanatiket e komunizmit do humbnin terren. Gjerat do ishin zhvilluar ndryshe. Ajo e Ramizi mbeten e komanduan gjithe transformimet. Prandaj jemi ende nen thundren komuniste.

  5. Vllahu says:

    Sipas te gjitha te dhenave ne Rumani u vrane nga diktatura rreth 200 mije vete.
    Ne Shqiperi jane vrare 4850 vete. Nese regjimi ne Shqiperi do te ishte aq i eger sa ne Rumani, ketu do te ishin vrare rreth 15 der20 mije persona.

    1. Domeniku says:

      Ne Shqiperi jane vrare nga diktatuara 1126 vete. Futja ne listen e ” te vrareve ” edhe e terroristeve te pergatitur ne Perendim dhe te futur ne Shqiperi per te vrare, sabotuar e terrorizuar apo futja ne kete liste e personave te vrare gjate perleshjeve me arme me forcat shteterore, ashtu si edhe gjykimi dhe vrasja e kolaboracionisteve nuk jane as mekate dhe as krime te diktatures por veprime te drejta te cilat do t’i bente cilido shtet ne bote, SHBA, France, Australi etj.

  6. Popull dele says:

    Fatekeqesi qe te gjithe pjesa e Anetareve te Burose te pakten te perjetonin ate qe perjetoi Caucesku dhe Helena…
    Por keta u mbrojten nga keta Politikane te te gjithve Parti qe ishin dhe nje pjese qe Jane akoma gjalle..
    I pari Serbi Sali ,,e te tjere me rradhe..
    Tani pijuani Ujin. Te presin SPAK ha do punoje ..
    Se Populli ka shiu per leshe …

  7. Shenjestra says:

    Caushesku dhe e shoqja e tij qe u pushkatuan nga kryekrimineli Jon Iliesku,ishte e padrejte.Ata i perkisnin nje sistemi,socializmit dhe zbatuan ligjet e tij.Ata kishin kudo ne Rumani respektin e popullit Rumun perveç llumit qe ishte kundra tyre.Per analogji thuhet edhe per Enver Hoxhen dhe Nexhmijen.Por te quash “pantera e zeze” eshte e padrejte.Ata nuk i bene keq shqiperise vetem se i sollen nje begati te papare ne historine e shqiperise.E mbushen me fabrika,uzina,kombinate,shkolla,kopeshte,òerdhe per femije,i sigurou populli siguri te larte popullit per jeten.Disave keto u duket e pabesueshme,por keto jane realiteti.Sigurimi shtetit qe disa e urrejn shume,ka qene arma me e fuqishme,dhe ka patur njerzit me te zgjuar,me te talentuar.

  8. Sela. says:

    O Shinjestra! Po kujt i thua? Shumica nuk kuptojne. Veten ata qe jane rritur me ndershmeri e nuk kane vjedhur e vleresojne regjimin e me parshem. Sot duan rrompalle. Nuk njohin as nder, as familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje