Elektrifikimi i transportit urban: Studim fizibiliteti për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën

27 Dhjetor 2020, 15:41Ekonomia TEMA

Agjencia për Eficencën e Energjisë do të realizojë studimin e fizibiletit mbi elektrifikimin e linjave të transportit urban dhe ndërqytetas në Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Ky dikaster ka hapur tenderin me një fond limit prej 74.1 mln lekë, ndërsa argumenton se qëllimi i studimit është përmirësimi i eficencës së energjisë në transportin urban dhe ndërqytetas, duke ndikuar në reduktimin e gazeve me efekt serrë dhe në koston e operimit.

Sipas dokumenteve të tenderit, sektori i transportit është një nga kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit, duke zënë 25% të emetimeve të gazeve me efekt serrë në Bashkimin Evropian, teksa në Tiranë luan një rol të madh në përqendrimet e ndotjes, duke ndikuar në shëndetin publik.

Ndërkaq, kompania fituese e tenderit do të duhet të realizojë  studimin e fizibilitetit, si dhe testimin e teknologjive të reja të autobusëve elektrikë, me qëllim identifikimin e sistemit më të përshtatshëm për zonat urbane të Tiranës (linja/t urbane më e/të përshtatshme) dhe ato interurbane (linja ndërqytetase Tiranë-Durrës, Tiranë-Vlorë).

Gjithashtu, do të realizohet studim i fizibiliteti për vendosjen e pikave më të përshtatshme të karikimit, duke marrë në konsideratë itinerarin e ndjekur dhe lloji i karikimit (plug in, wireless etj).

Ndërkaq, pjesë e projektit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë do të jetë edhe implementimi i autobusëve elektrikë në zonat urbane, si dhe në linjat ndërqytetase, përkatësisht Tiranë-Durrës, Tiranë-Vlorë si dhe ngritja e kapaciteteve dhe trajnime të ndryshme për një operim sa më eficent dhe të qëndrueshëm të sistemit elektrik të autobusëve.

3 komente në “Elektrifikimi i transportit urban: Studim fizibiliteti për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën”

  1. @ says:

    Se mos beni ndonje studim per hekurudhat aman se na fiket. Ju lutemi nuk duam te dalim nga mesjeta.

    1. armand says:

      Gazetar , shkruhet vizibilitet dhe Jo fizibilitet

  2. Lali lali says:

    E lali eri na solli ujin 24 ore dhe tani do bjere tramvain qe e beri luli me 3d. Sill uji te lajm prapanicen o lal b.thqpuari. E leri mashtrimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje