Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis janë vaksinuar ditën e sotme në spitalin “Evangelismos”.
Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Mitsotakis iu injektua vaksina pak para orës 14:30 në spitalin Attikon, ndërsa përpara tij u vaksinua një infermiere, një 88-vjeçar dhe Presidenti i Republikës.
Specialisti i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras ishte i pranishëm gjatë vaksinimit të kryeministrit , ndërsa priste edhe radhën e tij.
Mitsotakis e përshkroi procedurën si “plotësisht pa dhimbje” , pasi përfundoi administrimi i dozës së parë të vaksinës, ndërsa uroi një “fillim të mbarë” për stafin mjekësor.
Kryeministri, në një deklaratë, pas vaksinimit të tij, theksoi se “sot është një ditë e madhe për shkencën dhe për Bashkimin Evropian, “që menaxhoi dhe dorëzoi vaksinën në të njëjtën ditë në të gjitha vendet evropiane, duke vënë në praktikë solidaritetit evropian »
“Sot, të gjithë grekët janë duke buzëqeshur nën maskat, pasi në vendin tonë fillon detyra e vështirë e vaksinimit masiv, dhe si një udhëheqje politike sot japim shembullin se vaksina është e sigurt dhe efektive “- tha kryeministri grek.
Na hapet zorret se c’fare bejne neogreket sikue na rruhet shume per ta.
Na hapet zorret se c’fare bejne neogreket sikue na rruhet shume per ta..
Titi je gabim. Ata do te behen akoma me te forte me vaksinen. Dhe me pas turqit nuk kane nga tja mbajne.