Safet Gjici vlerëson Gegën: Nuk është vetem faji i tij, ja kush do e drejtojë ekipin

27 Dhjetor 2020, 22:19Sport TEMA

Kukësi u mposht ditën e sotme me rezultatin e thellë 4-1 nga Partizani. Pas ndeshjes, trajneri Skënder Gega vendosi të jepte dorëheqjen për shkak të rezultateve negative dhe një gjë e tillë u miratua nga klubi që e bëri zyrtare. Në një prononcim për “Sport Neës Plus”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici foli për largimin e Gegës, ecurinë e skuadrës si dhe merkaton e janarit.

“Mund të them që Gega ka kërkuar dorëheqjen që kur ishte me Covid-19. Sot mendoj se ishte e nxitur largimi i tij pasi ka ndeshje shumë. Nuk është vetëm faji i trajnerit, por edhe lojtarëve. Mund të them që më ka ardhur keq pasi realisht që nga momenti që ka ardhur ne kemi pasur një marrëdhënie shuëm të mirë me Gegën. E rëndësishme është që ai kaloi Covid-19, por thoshte që ai thoshte të largohet pasi mund të ndikoi në skuadër. Ky ishte vendimi i tij dhe unë i uroj suksese dhe Kukësi do ta shikoj sërish për në të ardhmen që ai të jetë pjesë e skuadrës.

Gega e kishte vendosur para se të lajmëronin mua. I kishte thënë që do të largohet pasi nuk ka rezultatet e duhura dhe unë vlerësoj shumë si gjest pasi kur kërkonte largimin kur ishte me covid-19. I kam thënë që shiko shëndentin dhe lërë sportin. Nuk e fajsoj 100% Gegën për humbjen e sotme, por edhe i lojtarëve që ishin në fushë. Hallaci do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës dhe do të shikojmë për një tjetër trajner edhe pse është vështirë të gjesh tani trajner. Uroj që t’i eci mirë dhe nëse i ecen mirë ne nuk do të ndryshojmë shumë trajner. Unë do t’i këshilloja klubet të provonte Hallaçin.

Skuadrën e ka bërë trajneri Gega dhe ekipi është komplet i ri. Fillimisht thanë që Kukësi është shkatërruar, por ne jemi aty. Po të shikosh sot kemi krijuar raste për shënim dhe ky nuk është faji i të gjithëve. Do të shikojmë në merkato e nëse ndonjë lojtar që do të bëjë punë do ta afrojmë. Kemi lojtar cilësorë, e prisnim këtë nisje pasi kishim lojtarë të rinj, jo në moshë, por te afrimet në merkato që bëmë. Kukësi e ka skuadrën, por do të bëjmë 2-3 përforcime. Me Tiranë pothuajse e kishim të fituar, por gjyqtari na e mohoi. Ka disa ndeshje që nuk ke fat kur bën lojën dhe nuk gjen gol. Sot krijuam shumë raste në pjesën e parë, ndërsa Partizani me një rast shënoi gol”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje