Futbollisti Liridon Krasniqi, i cili aktivizohet në SHBA me skuadrën e Xhohor, vijon të tërheqë vëmendjen edhe të mediave rozë.
Ai ka pranuar publikisht se është në një lidhje me Larsa Marie, ish-bashkëshortja e basketbollistit të famshëm Scotie Pippen dhe mikeshë e ngushtë e Kim Kardashian.
“Tani nuk jam në një lidhje me të. Mesazhet me Pippen? Vetëm dy ditë më parë ia fshiva numrin bashkë me mesazhet. Kam blerë telefonin e ri dhe nuk i kam bisedat me të”, pohon Krasniqi.
Dyshimet nisën pasi futbollisti dhe Larisa kanë shkëmbyer disa komente në Instagram duke bërë fansat e tyre të kuptojnë se diçka po ndodhte.
Madje në një selfie të postuar në tetor, Larsa ka shkruar në mbishkrimin e fotos “Ta ha zemrën!
Kujtojmë se Larsa është 46 vjeçe, ndërsa Krasniqi vetëm 28 vjeç.