“Peshqit e Mëdhenj”! Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i kërkon urgjent Serbisë të ekstradojë ish Presidentin e fundit të ish Jugosllavisë

28 Dhjetor 2020, 13:55Rajoni TEMA

Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme per mediat ku ka informuar se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviçin.

Bëhet fjalë për ish-presidentin e fundit të Jugosllavisë, i cili është dënuar për korrupsion nga një gjykatë e Malit të Zi.

Maroviç, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante ryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend.

Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në azil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore ku përkrahu opozitën filo-serbe dhe kërkoi largimin nga pushteti të Milo Gjukanoviçit.

1 komente në ““Peshqit e Mëdhenj”! Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i kërkon urgjent Serbisë të ekstradojë ish Presidentin e fundit të ish Jugosllavisë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje