Berat Buzhala: Tangoja e LDK-së me vdekjen

27 Dhjetor 2020, 14:54Rajoni TEMA

Po të kisha qenë unë Isa Mustafa, do të kisha vepruar njëjtë. Do ta kisha nënshkruar koalicionin me Albin Kurtin në krye të herës dhe do ta kisha shkarkuar atë për sjellje të papërgjegjshme. Megjithatë, për të mirën e partisë dhe rezultatit në zgjedhje, as Mustafa, as askush prej kabinetit të kaluar qeveritar nuk duhet të jetë fytyrë kryesore e partisë. Kjo është zgjidhja, sipas meje…

Nga Berat Buzhala

Prej partive të mëdha në vend, vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk i ka treguar letrat. Kryetari i kësaj partie ende nuk e ka ftuar ndonjërin prej zyrtarëve të LDK’së që t’i prijë listës së partisë në zgjedhjet e ardhshme dhe të jetë kandidat i partisë për kryeministër. Vitin e kaluar, kur LDK’ja po printe në sondazhe, një ftesë e tillë do të ishte përgjegjësi dhe privilegj i madh. Sot, kur ky subjekt është në rënie të lirë në sondazhe, kjo ftesë është vetëm një përgjegjësi e madhe.

Jo çdo ftesë është e njëjtë. Disa jepen si dhurata, disa si hakmarrje.

A i kujtohet dikujt që, në këto 31 vjet ekzistencë, LDK’ja të ketë kaluar në një moment më të keq se sot? Vërtet që kësaj partie thuhej se i ka ardhur fundi që në ditën kur ajo ishte themeluar, por këtë herë zotërat njëmend janë hidhëruar. Ajo po vallëzon tango me vdekjen. Sidoqoftë, le të kthehemi për momentin te ftesa. Ajo ftesë mund të jetë aq tragjike, sa sot është mjaft komike të shohësh luftë të brendshme për ta pranuar atë trofe. Një politikan me dy palë mend në kokë, një politikan që dëshiron të jetojë edhe pak më gjatë në politikë nuk do të vraponte pas saj.

“Faleminderit, jo këtë herë”. Kjo do të duhej të ishte përgjigjja e parë e të gjithë atyre që dinë sa bëjnë 2 plus 2. Por, meqë dikush duhet ta pranojë atë, nëse për asgjë tjetër, për altruizëm dhe sakrificë të një kauze më të madhe sesa interesi personal, atëherë përgjigjja e dytë do të duhej të ishte: “Faleminderit, por jo me këto kushte”.

Me çfarë kushtesh, shtrohet pyetja.

Pra, jo me kushtin që ti ta pranosh përgjegjësinë e nominimit për kryeministër, kurse Isa Mustafa të vazhdojë të mbetet kryetar i partisë. Kjo është e treta e vërteta. Njëherë këtë e kishte provuar Avdullah Hoti, në vitin 2017. Kishte dështuar. Pas tij, këtë film e kemi parë me Vjosa Osmanin në rolin kryesor. Edhe ajo kishte dështuar. Meqë egoja e saj mund të lëndohet, ne edhe mund të themi se ajo kishte dështuar më bukur sesa Hoti, pra me rezultat më të ngushtë se ai. A është formulimi i duhur, Vjosë?

Ajnshtajni ka thënë se budallallëku nuk është asgjë tjetër, përveçse kur ne e bëjmë vazhdimisht të njëjtën gjë duke shpresuar që do të arrijmë rezultate të ndryshme. Prandaj, çfarë nuk kanë kuptuar ende zyrtarët e vjetër të LDK’së? Edhe sa herë duhet të humbin për ta kuptuar se nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet duke e përdorur taktikën e njëjtë?

Në fillim të këtij viti, gjërat për LDK’në dukej që nuk ishin aq keq sa janë tani. Dukej sikur dhelprat e moçme të partisë së vjetër, ndonëse kishin humbur në zgjedhje për 1 për qind, i kishin vënë në një pozitë të palakmuar Kurtin me të tijët. Ishte një përballje e përvojës me energjinë. Të parët dukeshin më të kalitur për negociata, kurse të dytët më të gatshëm për të rrezikuar. Në fund, për shkak edhe të presionit të madh të publikut dhe pritjeve që ishin, profesor Mustafa dhe Albin Kurti e arritën marrëveshjen për koalicionin e shpresës. Nuk e besoj që ndonjëherë në histori fjala “shpresë” është përdorur brenda një fjalie në mënyrë më të pashpresë. Pamë se çfarë ndodhi më pas. Shpresa ishte viktima e parë në momentin që filloi zhurma rreth thikave, rreth ngjyrave të Shtëpisë së Bardhë, rreth Grenellit e Trumpit, Borellit e Lajçakut, të gjitha këto të shoqëruara nga kriza e pandemisë. Gjendja eskaloi rrëmbyeshëm prej romance në tragjedi. Shumë shpejt kaluam nga “profesori” te “ministri i Millosheviqit”.

Është lehtë të shesim mend sot ose të shesim mend nga shkallët e stadiumit, duke i gjykuar lojtarët në fushë. Në Amerikë, për këso rastesh përdoret idioma “monday morning quarterback”.

Po të kisha qenë unë Isa Mustafa, do të kisha vepruar njëjtë. Do ta kisha nënshkruar koalicionin me Albin Kurtin në krye të herës dhe do ta kisha shkarkuar atë për sjellje të papërgjegjshme, madje nuk do të kisha pritur aq gjatë.

Sot, të gjithë i rrudhin krahët, kur pyeten se çfarë do të kishte ndodhur nëse Albini do të kishte vazhduar të ishte kryeministër, kurse zgjedhjet në Amerikë t’i kishte fituar Trumpi. Ky opcion ishte më i mundshmi në fillim të këtij viti, kurse Albini, në vend që të frikësohej për fatin e vendit, frikësohej për fatin e boshtit të tij kurrizor. “Dëshirojnë të ma thyejnë kurrizin”, thoshte. Për kurriz të Kosovës askush nuk jepte pesë pare. Skenari apokaliptik nuk ndodhi. Albini u rrëzua me të drejtë, kurse Trumpi i humbi zgjedhjet. Për të manovruar në një situatë komplekse, një delegacion i përgjegjshëm i Kosovës shkoi në Shtëpinë e Bardhë dhe nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me ujin e bekuar, as hair as sherr, kurse rreziku i një përplasjeje me ShBA’në u eliminua falë maturisë së Isa Mustafës.

Kjo gjë sot nuk i intereson askujt. Krejt çka ka mbetur në kujtimet e njerëzve është rrëzimi “i pabesë” i Albinit dhe manipulimi që iu bë publikut. Në të vërtetë, i pabesë ishte Albini, kur e shkarkoi Veliun në kundërshtim me marrëveshjen.

Albini në atë kohë nuk po bënte politikë në të mirën e vendit. Ai po luante shah për të mirën e tij dhe të partisë. Dikush thotë që kjo është e pamoralshme. Absolutisht, mirëpo, siç ka thënë kryeministri i ndjerë i Serbisë, Zoran Gjingjiq, “ai që kërkon moral, le të shkojë në kishë”. Morali ose mungesa e tij nuk janë vepra penale, kurse Albini nuk e çan kokën as për vepra penale, e lëre më për moral. Çdo pengesë që i del në rrugë qëllimeve të tij është e eliminueshme.

Në atë pranverë të çuditshme, lideri i LV’së po luante shah. Për të, çdo gjë ishte figurë.

Nëse ne ia hamë kokën Agimit, çfarë do të bëjë Isa? Ai i ka vetëm dy opcione: ose ta tolerojë këtë turp dhe të vazhdojë të bashkëjetojë me ne sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ose të vijë pas kokës sime. Në selinë e LV’së, ose ndoshta në zyrën e kryeministrit në atë kohë, kanë thënë njëzëri: Të dyja këto lëvizje e çojnë LDK’në drejt matit, sepse ata, përveç tjerash, nuk po shohin që është edhe shah, që do të thotë, ua hamë mbretëreshën, domethënë Vjosën, të cilën po e humbin duke e mbrojtur Agimin. Këto lëvizje janë mbresëlënëse, sikur të mos ishte në pyetje edhe interesi i vendit. Sikur të isha në vendin e Isa Mustafës, do ta kisha luajtur lojën pikë për pikë, ashtu sikurse e ka luajtur ai deri më sot, përveçse ndoshta do të kisha bërë përpjekje pak më energjike për t’ia shpjeguar publikut këtë komplot. Në momente të caktuara, njeriu mendon që edhe pala tjetër, pra, në këtë rast, partia tjetër, është duke menduar për interesin e vendit e jo për fatin e kurrizit të Albinit (assesi nuk dëshirojmë ta minimizojmë as rëndësinë kombëtare të kurrizit).

Problemi është që sot askujt nuk i intereson kjo histori. Për më tepër, sot shumëkush dëshiron që kjo histori të marrë fund. Që udhëheqësit e partive tradicionale të përfundojnë në histori, njëri prej tyre edhe Isa Mustafa. Prandaj, kryetari i LDK’së dhe rrethi i tij duhet ta kuptojnë seriozitetin e situatës. Kushdo që atyre u thotë se gjendja nuk është aq serioze sa po duket është duke i gënjyer. Unë besoj që gjendja është edhe më serioze sesa që duket. Jo pse do të fitojë LV’ja, por sepse po rrezikojmë të mbetemi pa opozitë. Fitores së një subjekti politik, ose një lideri të caktuar, askush prej nesh nuk kemi pse t’i druhemi. Këto janë rregullat e lojës, kjo është mënyra se si ushtrohet demokracia. Ne duhet të friksohemi kur mbetemi krejtësisht pa opozitë, ose edhe më keq, kur fati i partisë më të vjetër në vend vihet në pikëpyetje.

Ndonjëherë, gjatë historisë, ndryshimet që ndodhin për disa muaj janë shumë më të mëdha sesa ato që mund të bëhen për dy ose tri dekada. Rënia është më e shpejtë sesa ngritja. Rrënimi është më i shpejtë se ndërtimi. Për disa muaj, gjatë revolucionit francez, ishte zhbërë një epokë qindravjeçare. Mbretëresha e Francës, Marie Antoinette, e zënë ngushtë nga masat e rebeluara popullore, nuk po arrinte ta perceptonte dot realitetin.
-“Çfarë po kërkojnë këta?”, kishte pyetur mbreterësha e ngujur në pallat.
-“Po kërkojnë bukë”, i ishte përgjigjur njëri nga shërbyesit.
-“Dhurojuni ëmbëlsira”, kishte thënë ajo, e pavetëdijshme për magnitudën e ndryshimeve që kishin mbërritur.

E shkurtë ishte edhe festa e revolucionarëve. Edhe ata përfunduan shumë shpejt në gijotinë, sikurse viktimat e tyre. Megjithatë, Franca, Evropa dhe rendi botëror ndryshuan përgjithmonë. Situata kishte qenë e mbarsur. Thjesht po kërkohej një arsye dhe të tilla kishte mjaft.

Gjendja në vendin tonë ka ardhur në një pikë kritike. Njerëzit janë të uritur, por nuk po kërkojnë ëmbëlsira. Ata me më shumë dëshirë do të hanin koka. Prandaj, refuzimi i realitetit është më i rrezikshëm sesa realiteti. Pse situata ka ardhur deri këtu? Pse partive kryesore po u kanoset një rrezik kaq i shpejtë dhe i pashmangshëm? Për këtë nuk është vetëm një fajtor e as vetëm një faktor. As nuk është Thaçi, as Mustafa, as Haxhi Topi e Ramush Haradinaj, as Fatmir Limaj e Fatmir Sejdiu. As Albin Kurti. As gazetarët dhe analistët. Është një konglomerat arsyesh dhe faktorësh, që ndoshta këtë herë as nuk ia vlen t’i analizojmë, meqë zgjedhjet janë te dera.

Sigurisht që gjërat nuk janë të paracaktuara. Njerëzit mund t’ua ndryshojnë rrjedhat zhvillimeve. Njerëzit, me angazhimin e tyre, mund ta ndryshojnë edhe rrjedhën e rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme. Por kjo nuk do të ndodhë, nuk ka si të ndodhë, nëse LDK’ja e vazhdon avazin e vjetër, kurse tash është momenti i fundit, fare i fundit, për ta parandaluar katastrofën që po i troket në derë. Sikurse në çdo film apokaliptik, deri në momentet e fundit, çdo gjë duket pothuajse normale. Atëherë kur nuk duket normale, atëherë është bërë shumë vonë.

19 komente në “Berat Buzhala: Tangoja e LDK-së me vdekjen”

  1. albi says:

    U habite me kete shkrim pasi sot e kuptova qe Berati e dije gjuhen letrare shqipe(gjithmone nese nuk e ka perkthyer ndonje tjeter).

    1. nji kosovar says:

      Mjaft u moret me imponim me perdor gjuhen letrare ku ska asnji fjale nga dialekti i jone kosovar.
      Nuk ke njohuri me komentu per artikull e merresh me gjana jasht teme.

      1. Hasiani says:

        Nuk ka dialekt Gege , dialekti kosovar i djemve te ri eshte me nen teks sllav e jo gege (p.sh ju kosovarte thone me ja jap ne gegerishtthuhet me ja dhane) , dialekti gege ruhet akoma ne shqiperine e veriut si Shkoder, Puke,malsie e Gjakoves dhe Has , pak ruhet te moshat mbi 65 vjeç ne Kosove dhe kryesishte ne Junik,Deçan , Gjakove dhe ne Has te Kosoves , pjesa e tjera te kosoves nuk flasin gegerishte sepse e kan te perzire me sllavishten

    2. kucova says:

      Berat kit perpiqesh te frymezosh kunder vitea se LV dhe te jaoesh shpjwgim w juatifikime ae pae po ahkon per lesh LDK dhe plaku matuf qe shiti Kosoven tek Grenelli dhe ai bolja qe i vune drune amerikanet! paske hall te madh berat por ti do dish ta dredhesh prape po te lane! edhe ti si sheik do japesh llogari per pasurine tende ne kurriz te kosovareve te varfer! do ta shikojme bythen edhe ty letyre!

  2. Lan RAMA says:

    Qysh se kaloi COVIDIN dhe e pa mirë VRIMËN nga ka dalë, se për pak iku tek prona e përjetshme me dy metër katror të garantuar, këtijë Beracakut pi Kosove, sikur kanë filluar ti vijnë mënt e kokës në vënd. Sikur është bërë më i mënçëm, më i arësyeshëm, më me llogjikë, dhe sikur ka filluar të hollojë shqipen, mbasi kosovarisht, këtej pari, nuk e lexonte dhe kuptonte kush.
    Po vazhdoi kështu, është në rregull, mbasi ja kishim vënë vizën e kuqe, si njeri kontrapedal, gjë që këtej i kemi goxha me shumicë, dhe ky na mungonte.

  3. Altin says:

    Isa nuk jep doreheqje se eshte shqiptar e LDK nuk e shkarkon para zgjedhjeve se nuk eshte parti angleze. RIP LDK

    1. ce says:

      O Berat nuk te dua si njeri por ky artikull eshte ekselent, ke bere nje testament politik per baca Isen, vertet eshte postulat politik ky artikull, dhe nje titull i shkrimit i jashtzakonshem, te admiroj. O Berat paske intekekt me shume se e mendoja, bravo.

  4. Z says:

    Berat,Berzhdile,Bushale,berishe etj. Edhe Mero Baze!

  5. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    O Berat,se pate fat !
    Ke paguar ndonjë për ta redaktuar shkrimin ?
    N.q.s jo, unë personalisht e shof si shenjë evolimi.
    Ajo që na bashko është gjuha.
    PS.Problemet tuaj zgjidhini vetë.
    Ne kemi bollë tonat.
    Kur të kemi rregulluar shtëpinë tonë meremi me shtëpinë e vëllait

  6. Angjelini says:

    Dika ta shkruaj gramatikisht mire shqipen ky dreq!

  7. Eeee Berat Buzhala keshtu eshte kur lapaculet shkojn gjithmon me fitimtarin
    tani nuk ju mbetet te braktisni anijen ku mbytet te paret si mijte.
    Nuk fitoi Trampi e eehe me grenellin..per nji grusht vota te lobit serb ne SHBA
    Mustafa me Hashimin dhe Ramen ran dakord per ndryshim kufijsh ne kurriz te Kosoves…
    Terminator 2 ALBIN KURTI po vjen per ju estabilishmenti madein Grenell
    tju marri perpara te parin plakun matuf komunist te Titos ,Mustafen ,dhe kukullen e tij Hoti..patjeter dhe ty gaztorin e par te pushtetit me dieta e honorare si sheik ..
    Harruat o Buzhala qe LDK i mori ato vota
    prej Vjoses si ndryshim per te ngjallur shpres e besim te populli ..dhe ju estabilishmenti si ne Prishtin si ne Tirane
    perdoret te gjitha metodat ne sken e prapasken per te rrezuar nji qeveri nji kryeminister anti korrupsion ..
    Keshtu zoti Berat fituat betejen po jo luften. Populli e pa kush ishte me te dhe kush kundra .Fjalen e ka Sovrani.

  8. Olimpia says:

    Vetem nje gje nuk ke kuptuar akoma Berat….Nuk ndodh asnje katastrofe ne se LDK perfundon ne nje nivel minimal….Shoqeria nxjerr gjithmone konkurente te rinj,e rendesishme eshte demokracia…Ne se nje parti historike si LDK ben gabime historike ,patjeter do te bjere ne nivelin minimal….Ndodh kudo ku partite historike degjenerohen apo humbasin aftesine per te ndryshuar ne perputhje me kohen.D o te thoshja se ndoshta ne thelb kjo eshte nje gje e mire.Ne Eurolindja shumica e partive qe kane gabuar ne kete menyre kane humbur rolin kryesor ne shoqeri.Kjo pritet te ndodhe edhe me PD e Berishes ,banden me antishqiptare qe ka njohur historiane e shqiptareveNderkohe qe LSI e Al Kapones,(Like Floririt)ka perfunduar ne 2 %.

  9. Ashtu Kot says:

    Faleminderit Buzhala qe jep nje pasqyre te qarte luftes se “qenerise” shqiptare qe luftojne ne Kosove per ti bere varrin Kosoves.
    Do shpresoja qe kjo lufte “qenerie” te ishte “mbrekullia e ujqerve” dhe Kosova te dilte e fituar nga keto zgjedhje.
    Ne thelb artikulli shpreh qarte luften “brenda llojit” dhe ka haruar ate me te rrezikshmin qe eshte lufta jashte llojit. Do thoshja se pikerisht ne luften jashte llojit fshihet “vdekja klinike” e Kosoves dhe bashke me te edhe “vdekja klinike” e shqiptarizmes. Shume bukur Buzhala thote qe loja e Ises eshte vallja e vdekjes se LDK-se. Ajo qe me shqeteson mua eshte vallja e vdekjes se Kosoves qe luhet nga Serbet. Nje fjale e urte thote qe “ne fillim njeriu humbet trurin dhe pastaj pasurine”. Me sa duket fakti qe ata do votojne per Kurtin, tregon se kane humbur trurin qe te humbasin Kosoven.
    Eshte e tepert te theksoj qe Kurti vazhdon te mbroje teorine e “reciprocitetit” dhe shqiptaret e Kosoves “fryehen” si gjelat se ashtu pa bisedime do jene te barabarte me Serbin. Ata nuk kuptojne se ashtu si me pare kjo eshte teori e dale nga zyat e BIAS. Ajo si fillim ndihmoi Vuciqin te dilte nga bisedimet dhe tani per here te dyte, po qe se do fitoje Kurti, do i “lidhi” duart Amerikes dhe mbylli gojen Bajdenit te flase per planet e tij. Kurti as me shume dhe as me pak nuk mendon me koken e tij. Ai sipas platforms se Vuciqit do fitoje zgjedhjet me politiken antiamerikane. Ne kete pike edhe Buzhala gabon: Kurti me politiken antiamaerikane nuk eshte se lufton per vehte. Ai lufton per Serbine dhe ne kete mesele ai ka pjesen e tij te “qenit”.
    Do ishte mire qe Buzhala te fliste per thelbin e luftes dhe jo per betejat midis taborreve… Ne kete kuptim artikulli eshte siperfaqesor dhe jo thelbesor. Me sa duket edhe Buzhales i mungon “trimeria” qe spiunin ta quaje spiun dhe idjotin idjot. Ne kete kuptim ai e ka bere artikullin lesh e li.
    Meqe ra fjala, ja dhe “nje Kosovar” me te drejte kritikon Albin qe ja ka future kot, sepse ka fulur per nje gje jashte teme, por edhe vet ja fut kot. Ai eshte kunder “gjuhes letrare” sepse ajo nuk eshte e “fshatit” te tij. Ne te vertet “nje Kosovar” ka te drejte por ajo nuk eshte gjuha as e “fshatit” tim… Ndryshimi midis meje dhe “nje Kosovar” eshte se pavarsisht nga kjo une ndjehem shqiptar dhe me pelqen “bashkimi kombetar”. “Nje Kosovar” me sa duket eshte kushuri me Zaevin qe kombin Maqedhonas e quan komb me vete, te ngjashem por jo komb bullgar…Me sa duket “nje Kosovar” nuk eshte vetem nje. Albini eshte “dy Kosovar”….sepse ai nuk eshte shqiptar…Ja pra kemi dhe kombin Kosovar, ashtu sic eshte mire te kishim dhe kombin prishtinas apo durrsak…

  10. maga says:

    Partia jugosllave ldk dhe partia proserbe e sali berishës duhet të zhduken nga skena politike shqiptare si parti krahinariste.
    Ka ardhur koha të krijohet e djathta kombëtare shqiptare.
    Deri atëherë e majta kombëtare e albin kurtit duhet të qeverisë

  11. Ppsh says:

    Ldk u dhi se mustafa per arsye personale deboi figuren me emblematike te ldk-s dhe beri puc shteti ne kurriz te kosoves
    Kur berisha beri puc shteti si mustafa por me forme tjeter na kujtohet mir sesi e leshoi pa zhurme pa buje
    Ashtu dhe mustafa
    Si mendoni ju qe gjykata kushtetuese kishte takate qe me nje te rene cekicit te hedhe qeverine,shperndaje kuvendin dhe askush nuk beri A? Nqs do ishte keshtu partite ne pushtet do degjoheshin ne kupe te qellit por nuk ishte keshtu
    Po denohen te gjithe aktoret e pucit
    Thaci&co ne hage isa skishte as kurajo te komentonte vendimin e gjykates plus qe partia i shkoi per lesh
    Prandaj berat anali mos u merr me ldk se ajo mori ate qe meritoi por fol per vendimin e gjykates dhe mos rrini si pula te lagura sepse kjo eshte klecka qe duhet analizuar
    KUSH QE AJO FORCE MADHORE QE LARGOI KETE QEVERI ILEGJITIME?
    Po politika e tiranes ka pasur gisht ne kete puc?
    Nqs po, do kete hakmarrje nga gjermania?
    Keta jane temat, jo isa

  12. Baliu says:

    Qe la pushka (Bat-oni & Co.) e dogji zjarri (Borati & Co.). Mandej dora e trete (Kimja & Co.) , dhe perralla te tjera.

  13. iksi says:

    Ne nje vend the se vendi me duket po mbete pa opozite, ndersa une mendoj te kunderten , kosova po mbet pa pozite pra pa qeveri pa shtet shkatrrim ekonomik duke bere zgjedhje te jashtzakoneshme nga dy ne vit .kete duhet te kuptoni .

  14. astrit says:

    O Berat thua se po te isha si Isa do veproja njelloj. E ne fund po thua se LDK po vallzon me vdekjen e saj si parti. Kjo quhet “Harakir” o Berat! Pse po ju kall friken VV? A nuk e meritoni kete situate politike qe keni gatu?

  15. Velo says:

    Është hera e parë që më lë përshtypje të mirë analiza e këtij personi. Kur ai do, di të shkruaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje