Shkozë/ Shqipëria, pas mbi 100 vitesh me godinë të re të Arkivit Qendror Shtetëror, Rama: E tmerrshme se si u la në mëshirë të fatit për dekada të tëra

28 Dhjetor 2020, 13:37Sociale TEMA

Kryeministri lajmeroi se perfundoi pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë.

Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim ditën e sotme në godinën e re, për të cilën u shpreh se është bërë sipas standarteve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.

Rama thotë se është e tmerrshme se si është lënë infrastruktura e Arkivit Qendror Shtetëror, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido gjatë inspektimit të kryeministrit Rama, u shpreh se kjo është vetëm faza e parë dhe godina e parë e projektit.

Ai u shpreh se janë dhe 2 godina të tjera në pritje për tu rikonstruktuar, si dhe ambjenti rrethues i këtij kompleksi, një projekt që pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Aktualisht të dy godinat, në Tiranë dhe e reja në Shkozë kanë një kapacitet prej 75 mijë kutish ku ruhen dokumente të shtetit shqiptar.

Bido u shpreh se kjo do të jetë funksionale për 20 vitet e ardhshme ndërsa godinat e tjera që do të ndërtohen do të mbahen për raste emergjencash.

Postimi i plote i Rames:

2 komente në “Shkozë/ Shqipëria, pas mbi 100 vitesh me godinë të re të Arkivit Qendror Shtetëror, Rama: E tmerrshme se si u la në mëshirë të fatit për dekada të tëra”

  1. hima says:

    E tmerrshe. Pothuajse nje dekade nga keto ke qene ti ne pushtet. Pse e cove ne shkoze arkivin, duke pasur truallin e vet ne tirane? Apo i ka vajtur dikujt syri tek trualli ne mes te tiranes, per te bere ndonje kulle tjeter aty?

  2. Tirana says:

    Ku i keni mjetet e mbrojtjes nga zjarri qe duhet te jene ne cdo koridor dhe kthine te nderteses ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje