VIDEO: Pas Coca-Colas, del pozitiv me koronavirus edhe kivi

27 Dhjetor 2020, 15:09Sociale TEMA

Testet e shpejta per evidentimin e koronavirusit jane vene ne “shnjestren” e skeptikeve ne te gjithe boten!

Disa ditë më parë, një deputet në parlamentin austriak, për të treguar pasaktësinë e testeve të shpejta (rapid test), e kreu testin me Coca-Cola dhe rezultoi se pija e famshme ishte “infektuar” me koronavirus.

Por së fundmi, të njëjtën gjë kanë bërë edhe disa mjekë në Itali.

Drejtpërdrejt në televizion, ata kanë testuar frutin e kivit, dhe për çudinë e të gjithëve ka rezultuar gjithashtu pozitiv për Covid-19.

Kjo nuk do të thotë se pija apo fruti kanë përmbajtje të virusit, por se testet e shpejta, në shumë raste nuk janë të sakta.

Një gjë të tillë e denoncoi edhe pak kohë më parë miliarderi Elon Musk, i cili tha se kishte kryer 4 teste të shpejta, nga të cilat dy i kishin rezultuar pozitive dhe dy negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje