Dëbora zbardh veriun e vendit, ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme pa zinxhirë

27 Dhjetor 2020, 10:40Sociale TEMA
Dëbora zbardh veriun e vendit, ARRSH: Të gjitha akset të

Reshjet e dëborës kanë zbardhur veriun e vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se më qarkun Kukës dhe pjesërisht në Dibër ka pasur reshje bore gjatë natës.

Sipas ARRSH-së në segmentin Pukë-Fushë/Arrëz-Kukës është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës.

Edhe në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, por rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Po kështu, ARRSH njofton se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje