Ekspertët: Në janar do shtohen të infektuarit me Covid në Shqipëri

26 Dhjetor 2020, 18:22Sociale TEMA

Projeksionet e Institutit të Shëndetit Publik parashikojnë që kurba e të infektuarve me Covid-19 pritet të rritet sërish sapo të kalojnë festat.

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, thotë se ende nuk e kemi kaluar fazën e vështirë të pandemisë:

“Shpresojmë shumë që festat e fundvitit të mos ndryshojnë shumë parashikimet e bëra. Presim një lloj rritje të lehtë, ndoshta në fillim të Janarit, por nuk presim një boom rastesh”, tha ai.

Shkak sipas specialistëve është mosrespektimi i masave nga qytetarët:

“Padiskutim që ne bëjmë gjithë sensibilizim për mosgrumbullime, mosfestime, por që realiteti shpeshherë tregon ndryshe”, tha Ulqinaku.

Alarmin e ngritur në Britani për mutacionin e ri të Covid, ekspertët nuk e shohin me shqetësim në Shqipëri. Mjeku Dritan Ulqinaku thotë se mostrat e Covid do të dërgohen në Londër për analiza, pasi ky variacion nuk mund të kapet në laboratorin e ISHP:

“Ne një sasi të caktuara të mostrave të Covid që rezultojnë pozitiv këtu i transportojmë për Angli sepse aty bëhen analizimet e duhura. Nuk kemi arsye që ne të kemi një laborator të sigurisë apo sigurisë së 4 që kërkohet në këtë rast”.

Mutacioni i ri i Covid ka të njëjtat shenja klinike si Sars-Cov-2 , por virusi përhapet shumë më shpejt se Covid-19.

1 komente në “Ekspertët: Në janar do shtohen të infektuarit me Covid në Shqipëri”

  1. *** says:

    Na hengshi mutin ju bashke me ekspertet. Po turp nuk ju vjen qe gati sa nuk masturboheni duke dhene lajme te keqia dhe duke tmerruar njerzit. Po si ka mundesi qe nuk gjeni dot nje lajm pa tmerre ne kte pafundesi ngjarjesh ne planet ? Po edhe sikur mos kete lajme te mira shpikini ju , sepse njerzit nuk i durojne dot me kto habere te zeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje