VENDIMI/ Veliaj "mund" ndërtuesit në gjykatë, do paguajnë 3% për strehimin social

26 Dhjetor 2020, 14:07Sociale TEMA

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi ndaj Bashkisë së Tiranës me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak, sipas të cilës ndërtuesit duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve.

Mësohet se me gjithë presionin e madh ushtruar nga ndërtuesit, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë, duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer.

Padia, e regjistruar në datën 13 Dhjetor 2019 u rrëzua nga relatori i çështjes Bari Shyti.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, çdo subjekt privat që aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2000 metra katrorë, siguron kalimin e 3% të sipërfaqes funksionale me kushte strehimi të përshtatshme në favor të fondit publik të banesave sociale.

3 komente në “VENDIMI/ Veliaj “mund” ndërtuesit në gjykatë, do paguajnë 3% për strehimin social”

  1. Dane Dangëllia says:

    Bravo zoti Veliaj.
    Triumfove mbi shtresat sociale.
    Kjo duhet konsideruar një fitore shumë e madhe e radhës.
    Turp sinqerisht shumë turp.

    1. Sandri i Gazetes says:

      Ca thu mer mole a e lexon artikullin apo vetem titullin dhe ate e lexon sic do partia. Jan kareps dynjoja.

  2. Shtresa e mesme says:

    Kuptohet ndertuesit do ngrejne cmimin 3% dhe shtresa e mesme qe blen apartamentet do ta haje ne kete mes. Sa shpejt e mesuan. Sorosi sigurisht ndihmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje