“Mendova vdekjen”! Mariza Ikonomi tregon periudhën e vështirë të infektimit me Covid-19, përlotet për Krishtlindje: Fortësinë e zërit ma ka dhënë gjyshi, e kishte pushkë

25 Dhjetor 2020, 17:38Sociale TEMA

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rrëfyer se për të ka qenë një periudhë mjaft e vështirë kur u infektua me Covid-19.

E ftuar në “ABC e pasdites”, Ikonomi u shpreh se e ka menduar edhe vdekjen në ato momente.

“Kam përshtypjen që të gjithë e mendojnë në fraksion sekonde vdekjen, më ka trembur më përpara por e marr si një aventurë që një ditë do mbarojë.

Është si kjo që ne po kalojmë dhe një ditë do mbarojë,”- tha ajo.

Këngëtarja u shpreh më tej e përlotur se festa e Krishtlindjes është shumë e rëndësishme për të, pasi gjyshin dhe stërgjyshin i ka pasur edhe priftërinj dhe se gjithmonë mblidheshin bashkë e festonin.

“O vemi, o s’vemi”. Kjo është kënga e familjes sonë, ka qenë kënga e preferuar e gjyshit tim.

Ne gjithmonë kur mblidheshim nëpër gëzime, nëpër festa fillonim gjithmonë me këngën “O vemi o s’vemi”. 

Fortësinë e zërit e kam marrë nga ai, edhe ai fliste si mua, fliste bute por kur këndonte zërin e kishte pushkë,”- tregon ajo.

1 komente në ““Mendova vdekjen”! Mariza Ikonomi tregon periudhën e vështirë të infektimit me Covid-19, përlotet për Krishtlindje: Fortësinë e zërit ma ka dhënë gjyshi, e kishte pushkë”

  1. Leo says:

    Mendja te shkon te vdekja, se nuk di se si do marre semundja. Lutjet dhe marrja e ilaceve jane bashke gjate gjithe kohes, deri sa temperatura te lëshon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje