Me kollë dhe temperaturë, zv.ministri i Mbrojtjes preket nga COVID së bashku me familjen

27 Dhjetor 2020, 11:27Sociale TEMA

Është infektuar me koronavirus zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Lajmin e bën të ditur vetë zv.ministri, i cili thekson se është prekur e gjithë familja me virusin e rrezikshëm.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Koçi tregon edhe shenjat që ka aktualisht, që nga kolla, temperatura, ethet dhe një këputje trupi.

Mesazhi i Koçit:

Covid, i veteofruar si dhurate per festat e fund dhe fillimvitit hyri pa trokitur ne familjen tone, duke na perqafuar te gjitheve.

Nje kolle qe vjen gjithnje e me shume prej thellesise se kraharorit, temperature nganjehere me ethe, nje keputje trupi, ilace ,gjilpera, cajra etj na shoqerojne ditet.

Dje u konfirmuam me covid dhe nga analiza.

U kerkoj gjithe kontakteve te mia te para 4 diteve te bejne kujdes.

Ju uroj shendet miqte e mi!

#distancehigjienemaske

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje