Vuçiç: Serbia e gatshme të shpërndajë vaksina për shqiptarët në Kosovë

28 Dhjetor 2020, 14:56Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët.

Ai tha se dërgesa e vaksinave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit.

“Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sulmojë dikë që ndau ilaçe”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu njoftoi se Serbia do të bëjë investime të reja në Graçanicë dhe Mitrovicën e Veriut.

Fillimi i vaksinimit të popullatës në veri të Kosovës kundër COVID-19, me vaksina të dërguara nga shteti serb, ka nxitur reagime në Kosovë.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha më 27 dhjetor se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.

Këto marrëveshje, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina të tilla.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publik, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.

Të hënën (28 dhjetor) kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi “ngritën shqetësimin” lidhur me hyrjen ilegale të vaksinës kundër koronavirusit të ri në Kosovë, “pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina”.

“Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë iniciuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Hotit, pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me komisionarin e Bashkimit Evropian, Oliver Harhelyi.

Më herët gjatë së hënës, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur hetimet lidhur me hyrjen e vaksinave kundër koronavirusit në komunat në veri të Kosovës.

5 komente në “Vuçiç: Serbia e gatshme të shpërndajë vaksina për shqiptarët në Kosovë”

  1. Vaksina says:

    He Vjosa koke lopa, jepu zgjidhje ketyre problemeve. Asht lehte me leshu bagla patriotizmi kah hec ne Prishtine e Tirane. Lepije pra baglen e Vuciqit! He pra truni kombit. He pra lopa e kombit

    1. PatriotiV says:

      Shko mor kokepidh, se e hake sa krahu ne tru. Te paska pedhunuar keq trurin dhe qenke bo me sindromen e Stokolmit.
      1- Vuqiqi do me zbut menyren se si vaksionoje serbet ne Kosoven e veriut.
      2- Njerez si ty kokepidh dhe sufllaqexhi e kane lene mbrapa kete vend se votoni si derra ne lluc.

      Shpresoj mos ta kesh provuar terrorin serb (shteti) tek motrat dhe nona jote ta kuptosh, por ske faj te kan perdhuno trunin e pavlere qe ke.
      ps. shiko dhe liderin tat boteror qe shkoi boni vaksinen per vete dhe si rruhet per popullin.

      1. lani says:

        IPtuh! I paedukate!

      2. Labi says:

        Te lumte patrioti, tregoju vendin si Enveri qemoti. Mos degjo kata shkerdhatat qe thone Patriot v i ka buzet me sperme. Ti i kupton hallet e Vicicit derman.

  2. Lushnjari says:

    Eh, cfare i ka gjetur te shkretet serbe thuaj, qe i shajme me kot. Ne fakt, nuk kerkojne te bejne me vaksinen falas per kosovaret asgje me shume se ajo qe kombi shqiptar ka enderruar gjithmone; bashkimin e tokes se Kosoves me truallin ame, por pa kosovaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje