Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka folur për mediat nga vendi i ngjarjes duke dhënë të tjera detaje.
Ai tha se autori ka qëlluar dy gratë disa herë me armë zjarri automatik në sy të dy fëmijëve që dyshohet se janë të mitur.
“Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik.
Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë. Menjëherë kemi organizuar shërbimet e policisë duke dhënë foton dhe gjeneralitetet e sakta të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Vijojmë hetimet e plota.
Po marrim të gjitha provat si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç”, tha Jaupi.
Çfare deklarate! “…ne sy te dy femijeve qe dyshohet se jane te mitur”. Me poshte shkruhet “…kane qene edhe dy persona, qe dyshohen te mitur 15 dhe 16 vjeç.
Nje person ne kete moshe nuk eshte me i mitur por adoleshent. Po te shikojme ne krah te Jaupit qendron nje “gazetar” qe masken e mban poshte hundes. Njeri me gomar se tjetri.
Mjafton fotoja qe te shikosh dhe e kupton mjerimin e gjendjes se inteligjences te ketyre njerezve.