Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi i tij është në diskutime me Gjermaninë për prodhimin e përbashkët të një vaksine kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency.
“Në negociatat tona me Gjermaninë po ashtu ekziston çështja e prodhimit të përbashkët të vaksinave. TUBITAK (Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë) vazhdon punën për këtë çështje”, tha presidenti Erdoğan.
Javën e kaluar, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se Turqia dhe kompania gjermane BioNTech arritën një marrëveshje sipas të cilës fillimisht 550 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech do të dërgohen në vend më së voni në fillim të vitit 2021.
Sipas ministrit Koca, në bazë të marrëveshjes deri në fund të muajit mars do të dërgohen 4,5 milionë doza të vaksinës. Ai shtoi se Turqia mund të ketë qasje deri në 30 milionë doza në bazë të kësaj marrëveshjeje.
Tashmë kanë mbërritur 3 milionë doza
Më tej, presidenti Erdoğan theksoi se Turqia ka bërë përparim në sigurimin e vaksinave, duke shtuar se rreth 3 milionë doza janë marrë dhe këto përpjekje do të vazhdojnë.
Erdoğan po i referohej mbërritjes së parë të vaksinave CoronaVac nga kompania kineze SinoVac Biotech. Për këto vaksina, ministri Koca në rrjete sociale njoftoi se do të fillojnë vaksinimin pas 14 ditësh testimi në laboratorët turq.
Duke e përshkruar vitin 2020 si një vit “plot dhimbje për të gjithë njerëzimin”, Erdoğan tha se ky ishte një vit “me të vërtetë i ngarkuar”.
“Shpresojmë që falë masave të marra, viti 2021 do të jetë një vit në rënie (i numrit të rasteve COVID-19”, u shpreh ai.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia ka regjistruar mbi 2,2 milionë raste të virusit, prej të cilave të paktën 2,1 milionë janë shëruar dhe 20.881 kanë ndërruar jetë.
Turqia ka zbatuar një shtetrrethim gjatë fundjavave, edhe atë të plotë që nga 5 dhjetori në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Vendi aktualisht është nën një shtetrrethim me rastin e festave të Vitit të Ri, që filloi nga mbrëmë dhe do të jetë në fuqi deri në ora 5 e mëngjesit të 4 janarit.
COVID-19 në mbarë botën ka marrë mbi 1.82 milionë jetë. Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 83,5 milionë raste të virusit, përfshirë edhe të paktën 47,1 milionë të shëruar.
SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të prekura nga pandemia.
ç’do shtet po e prodhon vetë vaksinën, vetëm ne e importojm.
Edhe ne e kemi prodhuar vaksinen . Kemi shurren e Dr Piperos .
Sapo njoftuan agjencite e lajmeve qe Micotaqis foli me Merkel dhe menjehere Merkel e bllokoi vendimin per bashkpunimin me Turqine. Vete Merkel u prononcua qe ne nuk bejme asnje veprim qe nuk e do Greqia. Prandaj selcuke ashtu do ngordhni derisa ajo toke e pushtuar nga ju ti kthehet Ellades se madherishme . Drejtesia vonon po nuk harron .
Eshte fatkeqesi per kete Komb te Lashte te luftohet akoma nga shtete kriminele si Gjermania,Italia,Turqia etj.
Me ke jini o te mallkuar me Erdoganin qe ka te pushtuar Kostantinopolin e Perandorit Ilyre Megas Kostantinos apo me Jeorgios Kastriotis?
Me ke jini o te Mallkuar shtetas te Vatikanit ju katoliket te ashtuquajture “Skiptare” me fashistet apo me Pirron dhe Magna Grecian e pushtuar nga fashistet?
Gjerat jane te thjeshta vellezer.Historia eshte e shkruar dhe nuk ka burre Nene ta ndryshoje.
Pse o te Pabese te Beselidhjes Greke te Ilisus (sot Lezhe) tradhetuat Identitetin,Historine,Kulturen,Nderin,Dygnitetin Epirote Greke?
Ne emer te nje Pashalleku turk “te pamvarur” po consumoni Sarken tuaj o te mjere.
Jini bere per gynah por nuk e kuptoni.
Erdogan vllai tem . Ta kam thene dhe here tjeter . Pse i beson kaq shum ilaceve me stampa perendimore . Vetem aloperidoli i NISH Profarmes te bente derman . He vella se ta siguroj un perseri origjinalin
Edhe ne e kemi prodhuar vaksinen . Kemi shurren e Dr Piperos .
Ofensiva e spiuneve te GREQISE, TURQIA nuk ka prentendime per hapsiren SHqiptare vetem GREQIA ka e SERBIA, DHe çifutet kane jetuar ne EGJYPTE mijra vjet para por nuk kane pretendime si GREQIRET per vendin tone,KULTURA eashtuquajtur “greke” eshte merit e popujve te BALLKANIT dhe jo e evgjiterve te ardhur nga AZIA.