Mjeku kryesor infeksionist në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar dje se me vaksinimin në masë, shoqëria amerikane do të rikthehet në një farë normalieti diku nga vjeshta e vitit 2021.
Ai ka komentuar zhvillimin e situatës së tanishme gjatë një diskutimi online me guevernatorin e Kalifornisë, Gavin Nessom që ka njoftuar gjurmimin e variantit të ri britanik të Sars-Cov-2.
Nga ana e vet mjeku amerikan, ka deklaruar se nga të dhënat e deritanishme, varianti i ri, i ashtuquajtur si varianti britanik nuk i riinfekton personat që e kanë kaluar sëmundjen, pra janë infektuar njëherë me virusin.
“Duket se ky mutacion i veçantë e aftëson virusin për transmetimin më të mirë nga personi në person.
Megjithatë individët e infektuar me forma të mëhershme të Sars-Cov-2 nuk duket se ri-infektohen me mutacionin e ri.
Kjo do të thotë se çdo imunitet i fituar tashmë të mbron ndaj këtij shtami të veçantë”, tha Fauci.