Memorie.al publikon disa dokumenta të rrallë të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi 14, Ap. i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet një raport sekret i vitit 1949, ku gjeneral-major Mehmet Shehu, e informon Enver Hoxhën dhe Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste, për torturat që u ishin bërë gjatë hetuesisë ing. Lutfi Strazimirit e Pavllo Margaritit, që akuzoheshin si agjentë të amerikanëve dhe Abdyl Banit, shoqëruesit të kolonel Islam Radovickës, ku në mes të tjerash, majori i Sigurimit të Shtetit, Zymer Jerina, shkruan: “Abdyli gjatë hetuesisë nuk ka deponuar asgjë as për Islam Radovickën dhe as për veten e tij, sado që është torturuar nga një ish-kapterr dhe mbajtje në presion, pa gjumë, pa bukë, në këmbë nga një n/toger”
Nga Dashnor Kaloçi
Që nga nëntori i vitit 1948-të kur Enver Hoxha filloi goditjen ndaj Koci Xoxes në Kongresin e parë të PKSH-së e në muajit në vijim deri sa ai doli në gjyq në majin e vitit 1949-të, me porosi direkt të Enverit, nga Ministria e Brendëshme dhe kryesisht Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, u morrën një numër i madh dosjesh sekrete të cilat u dërguan në kabinetin e tij në Komitetin Qëndror të PKSH-së. Në ato dosje që i përkisnin një periudhe kohore katër vjeçare (1945-1948) kishte dokumente me proces-verbale, relacione, raporte, informacione, letra të ndryshme etj, të cilat kishin të bënin kryesisht me veprimtarinë dhe punën e ish-Ministrit të Brendshëm, gjeneral-leitnant, Koci Xoxes, i cili ndodhej në procesin hetimore në qelitë e Burgut të vjetër të Tiranës.
Pjesa më e madhe e këtyre dosjeve përmbanin arrestime, eliminime personash, tortura ndaj tyre, vdekje në qeli, pushkatime, me dhe pa gjyq, fshehje kufomash etj etj krime nga më të përbindëshmet që ishin bërë deri në atë periudhë kohe nga Ministria e Brendëshme. Qëllimi i Enver Hoxhës ishte që ato “prova dhe fakte” t’ja “faturonte” ish-ministrit Koci Xoxe dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, zv/ ministra të Brendshëm, drejtorë të Sigurimit të Shtetit, e zyrtarë të tjerë të rangjeve më të ulta të asaj ministrie, duke i akuzuar ata për të gjitha krimet që kishin ndodhur në atë periudhë kohore që ata kishin qenë në krye të Ministrisë së Brendëshme.
Dhe për ta bërë sa më të besueshme luftën dhe “denoncimin e krimeve të Koco Xoxes”, Enver Hoxha shpalli një amnisti, duke liruar nga burgu disa persona dhe duke rehabilituar disa të tjerë, gjë e cila është e njohur tashmë edhe në Historinë e PPSH-së si “Kthesa e Partisë”. Lidhur me sa më sipër, bën fjalë edhe ky dokument arkivor i cili i përket shkurtit të vitit 1949 dhe që përmban një raport-informacione i përpiluar nga majori i Sigurimit të Shtetit (Zymer Jerina) dhe që u bëhet me dije udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste dhe disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Enver Hoxhës, si: Mehmet Shehut, Tuk Jakovës, Liri Belishovës, Kadri Hazbiut, etj., të cilën e ka parë dhe sigluar me firmën e tij edhe Enveri. Dokumenti në fjalë ku pasqyrohen qartë krimet monstruoze të ndodhura në atë periudhë kohe, publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht nga Memorie.al.
Raporti sekret i majorit të Sigurimit të Shtetit për Kadri Hazbiun
LETRA PER KOLONEL KADRI HAZBIUN
Shoku Kolonel
Simbas materjalit që disponoj, këtu po rreshtoj disa materjale mbi personat mbi të cilët interesohet dhe shoku Tuk dhe shoqja Liri.
1.Ingj. Lutfi Strazimiri është arrestuar në muajin Gusht 1947 i akuzuar si spiun në shërbim të spiunazhit Amerikan (S.B.S.) i rekrutuar nga Fultzi që në vitin 1923-‘27 ndërsa ka qenë nxënës në shkollën Teknike të Tiranës. Gjatë kohës që ka qenë në shkollën Teknike ka frekuentuar një kurs spiunazhi për shumë kohë së bashku me shumë bashkënxënës (afro 15 vetave emnat e të cilëve i shënon në process-verbalin e tij).
Mbasi mabroi shkollën u vu në shërbim aktiv të informacjonit Amerikan, mbas pak kohe shkoj për të vazhduar studimet si Ingjinier në Gjermani. Mbas tre vjetësh që ndejti në Gjermani erdhi në Shqipëri ku përsëri ra në kontakt me Fultzin i cili n’atë kohë ishte përgatitur të lënte Shqipërinë, se u përzu nga shteti Shqiptar. Përpara se të ikte Fultzi e prezantoi Lutfinë me njeriun e spiunazhit Amerikan në Legatën Amerikane, Hofmman me të cilin bashkëpunoj deri sa u largua Legata Amerikane nga Shqipëria. Në këtë rast Lutfiu nënshkroi kontratën dhe u bë spiun i rregullt, i cili për shërbimet që kryente, u shpërblente me 200 Fr. Ari në muaj.
Këtë rrogë e merrte rregullisht edhe mbas largimit të Legatës, nëpërmes Ahmet Çelës (bashkënxënës i Lutfiut), të cilit Lutfiu i jepte informata dhe këto informata Ahmeti i çonte në Legatën Turke. D.m.th. se Lutfiu në këtë rast i ka shërbyer edhe spiunazhit Turk. Në vitin 1936, d.m.th. mbas tre vjetëve që është kthyer nga Gjermania, ka ra në lidhje me tre oficera Gjermanë të Gestapos që ishin civila në Shqipëri si teknikë por me misjon spiunazhi. Këto lidhje tue i shërbue me informata të ndryshme Lutfiu i ka mbajtur deri nga fundi i vitit 1944 (disa muaj para kapitullimit të Gjermanisë). Gjatë kësaj kohe ka pas lidhje me shumë oficera të Gestapos deri më në fund edhe me Gjeneralin Fiztum.
Mbas çlirimit përsëri filloj aktivitetin e tija prej spiunazhi në shërbim t’Amerikanëve. (U lith me njerzit që i kishte derguar Fultzi S.B.S në Shqipëri). Në bazë të direktivave të Fulztit u organizua Organizata Tekniko-Intelektuale ku dhe Lutfiu u bë pjesmarrës aktiv i saj deri sa u godit.
Në bazë të materjalit që ka proçesi i tij, mendoj se dënimi i tij është politikisht i drejtë, ndonëse n’hetuesi t’asaj kohe mund të ketë pas sugjerime, ekzagjerime jashtë mase etj.
2.Pavllo Margariti, nga Vlora ish N/Toger i Ushtrisë Kombetare. Asht arrestua në majin e vitit 1947 për aktivitet spiunazhi në shërbim të imperializmit Amerikan.
Në Gushtin e vitit 1942 për arsye të qëndrimit të tij pro L.N.Ç. u arrestua nga italjanët dhe u internua në Kampin e Barit ku qëndroj deri në kohën e kapitullimit të Italisë para trupave Anglo-Amerikane. Dy muaj më vonë u largua nga kampi i Barit nga Anglezët dhe u dërgua në një kamp 20. km lark Barit. Aty ra në kontakt me agjentin Lari Post dhe me një kapterr Amerikan me origjinë Shqiptare. Me qënse ishte i sëmundë me ndërmjetësinë e këtyre u nxorr nga kampi dhe u dërgua në Sanatorjum. Këtu shpesh vizitohesh prej Lari Postos dhe kapterrit të cilët e ndimojshin materjalisht dhe e edukojshin në shërbim të spiunazhit Amerikan.
Gjithë shokët e tij që kishte qenë me ta në kamp i kishte organizuar Fultzi në kurse specjale për informacjon, si Galip Hatibi, Kol Berisha, Sinan Gjoni, Hasan Reçi, Spiro Dhima, etj. Ndërsa Pavllua edukohej individualisht për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore. Gjatë kohës që ka qenë atje pohon se është rekrutuar Agjent i rregullt i S.B.S dhe po me këto detyra është përcjellë për në Shqipëri. Këtu ka mbajt lidhje të rregullta me njerzit që i kanë rekomanduar amerikanët, ka marrë udhëzime prej tyre e direkte prej Lari Posto.
U ka dhënë informata të gjithfarëshme ka tradhëtuar detyrën që ka qenë besue në zyrën e Çensurës së Komandës së Përgjithëshme që tue përfitue nga kjo asht lejue që të shkoj korrespondencën e Lari Postos në Itali pa çensurën e cila ka pas karakter thjesht informative.
Ka zhvillue një punë armiqësore t’organizueme deri sa asht arrestue. Mbas arrestimit të gjitha i ka pohue vetë. Nuk dihet nëse asht torturuar.
Nga materjali që ka në proçes, mendoj se dënimi i tij është i drejtë.
3.Abdyl Bani, nga Vlora i cili ka qenë prapa Islam Radovickës. -Asht arrestue me qëllim që të nxirrej diçka rreth aktivitetit të Islamit si dhe për shkak se implikohej në procesin e hajdutit Adem Çoku si nxitës i këtij për vjedhje dhe arratisje. Gjatë hetuesisë nuk ka deponuar asgjë qoftë për Islamin dhe qoftë për Ademin dhe as për veten e tij, sado që është torturuar nga një ish-Kapterr dhe mbajtje në presion (pa gjumë, pa bukë, në këmbë nga një N/Toger). Mbas një dite që është torturuar nga Kapterri, ka vdek. Simbas raportit që ka lëshue Dr. Ibrahim Dervishi, rezulton se ky ka qenë T.B.C në shkallën e fundit e sigurisht për vdekjen ja kanë shpejtuar torturat e jeta e keqe në birucë. Po atë natë (natën pa e parë njeri, asht varros nga Toger Zydi Aga në bregun e lumit ku varroseshin Armiqtë e Popullit. Kufoma para se të varrosej nuk ka qenë dërgue në Garnizon siç thuhet në letër. Vëndin ekzakt të varrimit të tij e di Toger Zydi Aga.
Në lidhje me çështjen e këtij, Kapiten i I-rë Stavri Xhara, mbas Kongresit të I-rë të P.K.Sh. ka përpiluar një relacion të hollësishëm i cili u paraqit ose në Komitetin Qëndror ose në Prokurorinë Ushtarake.
M a j o r
(Zymer Jerina)
Shoku Tuk
Po ju dërgoj informatën
që kini kërkuar Kol. Kadriut
me anën e sekretarit.
Ndoshta s’janë të plota, por
Tash për tash, këto kemi.
22.12.’49.
Mehmet Shehu
Familja e Abaz Kupit
u internua, për ato
të tjerat po hetojmë.
E keqja banon në zemrën e shqiptarit,si dje edhe sot.
Mjere at dhe familjet e tyre qe u vrane e vuajte. Ndersa Nexhmija me kompani e jetoi edhe demokracine berishjane dje vdiq si zonje. Popull i perulur matan baltes…
Keto jane disa nga tmerret qe kane vujt shqiptaret. Keshtu e ruajti pushtetin regjimi gjakatar. Vrau kedo qe dyshonte. Sidomos eliten e vendit. Me bytheq*r se ai nuk ka per te pare ky vend.
Kjo qe shkruani ju eshte pjeserisht e vertete , ne se flasim per shqipetare jo te mire keta vijne (jo te gjithe) nga sistemi i ish kjofte largut , sigurimsa ushtarake etj , me mendje te pjerdhur , mjafton te shikosh disa komentues : si sala doda e te tjere qe nderrojne emrat , te cilet nuk e meritojne qe tju a shkruaj emrim me germen e madhe , çfare te bejne nostalgjiket ju ka ngelur ora ne kohen kur ne ishim populli ma i lumtur ne bote , edhe pse mund te hashim edhe bare ??!! se keshtu deshironte kjofte largu….. e ai djalli deshirat e tij i bente realitet , kujtoni nitin 1990 , a nuk ishim te gjith skllever te vertete , te uritur çveshur e zbathur , e ma kryesorja fjala liri ekzistonte vetem ne letra ,shembulli ma negatin ne mes te Europes …..
Emrin e Lari Post e Permende Enver Hoxha ne “Tabllone Sinoptike” qe beri dhe me pase ne Librin “Titistet” ku Beri “POliagjente” Mehmet Shehun??…Pra sipas “TRegimit” te mesiperm:Edhe i Shtruar ne Spital dhe per KUrim,”Perpunoheshin” per te qene Agjente???Marrezia nuk ka kufi??Po kur thote:U Rekrutuan nga Harry Fullzi si Agjente qe kur ishin Nxenes???????????????Te njejten gje tha edhe “Laver Hoxha” per Mehmetin??
thjeshte..gjithekush qe NJihte nje Amerikane apo Britanike..ishte nje “Spiun” ose nje Kandidate??????????
E ” sigurt,, ata ishin ëngjëj nuk ishin agjent.
Pinjollët e tyre e shërbëtorët e tyre, të shiturit e sotëm që punonin dje nën rrëgoz si “komunistë besnik,, ( Sala, Ramizi ” bilbili i Byros Politike) e çunan vëndin në këtë gjendje.
Merruni akoma me Enver Hoxhen! Sa Envere keni para syve o qorra te demokracise!
‘Shiku’ këta që kemi përpara syve janë pikërisht pasardhës të qoftëlargut enver dhe nuk është aspak e rastësishme mizeria dhe tranzicioni i pafund i shoqërisë shqiptare. .kapitulli ‘diktatura’ nuk është mbyllur akoma sepse saliu me ramën janë pjesë e nomenklaturës dhe ata nuk devijojnë dot dhe janë nostalgjikë të atij regjimi prandaj shikojmë çdo ditë lajme dhe shkrime mbi periudhën e diktaturës ..me pak fjalë lufta e klasave vazhdon si nën zë sepse i shtypuri dhe shtypësi nuk pajtohen kurrë në jetë të jetëve. .këta nuk lejojnë të vijë në pushtet një forcë e re e cila kërkon me të vërtetë ndarjen nga e kaluara dhe zhvillimin e vendit madje këta nuk lejojnë asnjë person të dali dhe të marrë frenat e partisë i cili mund të jetë rrezik në një të ardhme. .e pamë sesi e zhduku Olldashin saliu e kemi parë kur u është drejtuar ballistëve hapur fare. ..as ju kam dashur dhe as nuk ju dua. .ky është ish sekretari i ppsh sali berisha. .po në këto linja është edhe edi rama prandaj atyre nuk u intereson të dali një forcë tjetër që do tentoj të vëri drejtësi kanë futur në dorë edhe ilir metën duke e korruptuar dhe për momentin duken si të pavdekshëm por nuk përjashtohet edhe një kryengritje si ajo e 90 e cila ishte një që kryengritje e tradhltuar nga brënda dhe nuk shkoi deri në fund e ti djegi megjithë themele këtë farë të keqe që na la pas nomenklatura komuniste
Ai Plehra Kriminel Hoxha me Grupin e tije ,,dhe ato qe vrau apo edhe keto qe na ka Plehra Ramiz…
Normal duhet bere Heri ,per ngrohje…
Por ja qe kjo Demokraci ka te tjera ,Paragrafe Ligjore dhe at prehen neper varrezat .Apo keta qe na ka Plehra Ramiz ,,jetojne neper Vilat me mire se Diktatori Hoxha…
Furat per ngrohje do ishte zugjerimi me i mire ..
Por Ligjet qe Jane ne Fuqi,, dhe qe vete in kemi Vituar..nuk i lejonne..
Sa bole je or lushnjar. Ishte popull qe punonte vetem per te siguru buken ne vend. Tre milion qe hanin bar dhe mbronin komunizmin.
Artikuj per koh tjeter sot pa vlera.do me pelqente te dija sa analfabete kish atehere dje dhe sot,ky eshte Barometri kohes.
Ku te dogji ty , ish sigurims, keta qe thua ti nuk kane asnje krahasim me enverin tend,ai ishte i jashte zakonshem per qellimet e tij kriminale , keshtu qe te shkruash per ate kriminel te lindur kurr nukeshte e tepert , pamvaresisht se nostalgjikeve tru pjerllur nuk ju pelqen ?!
S’duhet te habitemi shume! Keto çfare shkruhen ketu,mbase jane enjmijta e morise se krimeve makabre,monstruoze,qe kreu regjimi gjakatar i atij vagabondit të sokakut të të marëve,te Gjirokastrës.
Dhe me e bukura e te gjithave eshte se pjesa dermuse ekriminelëve drejtuse te ketyre akteve te pashembullta,rane viktime ekryekriminelit Hoxha.
Krimet me ” mijra,, janë, po mijra të vdekurit e ATIT që thua zotrote e çuan Shqipërinë tre milion e gjysëm.
Sot nga që nuk ” vritet ,, njeri po vdesin nga gëzimi i “demokracisë,, dhe shkojnë nga syt-këmbët nuk ka ngelur në vënd as gjysma.
Kur linde ne shpelle, e para qe te lepiu ishte dhija. U rrite e trute e thare neper burgjet e diktatures perfunduan ne kasollen me derrasa ne Bathore, ku roje tek porta te bente akoma derri. Bathorja per ty ishte si Parisi i Francesi me gishtat e ngritura qe sot i ke futur ne prapanice e mbajne eren e Salehut. O funderrina!!!!
U vran dhe kater veta ne bulevard qe nuk kishin kurrfar fai , sa me sportivitet qe e kalut mer qafira , tek sistemi shkuar nuk pranoni as qimen , shikoni mutin sot se jan vrar 120 mij Shqiptar ka 30t vjet dhe askush se ve ujin ne zjarr te thot kush i vrau o zhulca pa moral , qe kerkoni te hidhni balt ne nje shtet qe e rrespektonte ter bota qe na beri krenar sa koh drejtoi vendin , sot na mbajn per hajdut kondrabandist kriminela dhe me te korruptuarit e planetit , a kemi ne sot fytyr te shajm shtetin e te parve tan PPSHn kur nuk kemi tekrahaduar ne as nje fush me ate shtet qe kishim . O kaluç bytha per ato mijra shqiptar te vrar pa gjyq kto 30t vite nuk te vjen zeri zagar e bir zagari , por rri si qen i zgjebosur germon ku te mundesh noj gjo per ate sistem qe ta qiu shkerdhaten dhe si njeri pa moral e karakter siç je beje shuplaka si dobiç dhe spiunoje shoket e tu ne at koh , njesoj siç ben sot beje dhe ne at koh se je larv pa shtyll kurrizore zorraxhi pa moral .
Ti dukesh qe je kumplet ma se i semure , ( shqipetari ) per ty do te thosha mos e fal o Zot se ti din çfare ben (ne fakt nuk din ) po ju vete i vrate more tru thare, po a nuk e keni ju ne dore , ju njeriu i ri i kjofte largut , a nuk i nderruat ju kostumet brenda nates , duke u ba gjoja demokrate , por ne shpirte jeni njerez te semure ish komunista , kurse per krenarine u pa ne vitin 1990 . E fundit me pelqen ta kujtoj se ma e keqja e kjofte largut ishte ajo qe la mrapa , pra qe jeni ju njerezit e shkolluar ne shkollat e tij , njeriu i ri fa fe e atdhe , pa moral, ju qe vrate e burgoset njerez vetem per nji fjale goje, ju qe e patet kthyer vendin ne nje burg te rrethuar me tela me gjemba , kjo eshte krenari per ju burgosja ose pushkatimi i vedhait por nji fjale goje , nejse mund te shkruaj me ore te tera per krimet e orkestruara nga kjofte largu e te zbatuara ne praktike nga ju , qe e keni nostalgji per ate kohe te perenduar , turp turp, megjithe se komunistet (jo te gjithe) nuk e njohin kete fjale ,bashke me islamiket qe jeni si vellezer ..
O derr me zile qe nuk heq dore nga “kjofte largu”. Ti je shqipfoles analfabet, se nuk ke pasur kohe te studjosh ne kohen e qofte largut. Meso si shkruhet shqip o njeri i ttashe. O qofte!
Kjo po te prish pune ty mesuesit te diktatures se proletariatit , e jo krimet e kjofte largut ! te bera ne popullin e vet , me qe me ke thirrur derr , une po te therras TURK qe nderron emrat ne ćdo koment , nga anet tona ne i themi KJOFTE LARGU : pergjithmone e jetes …….
Shko fillo shkollen nga e para o kaloqe! E ke pare ndonje here piç…. e dhise, te dera e shpellise?
Perseri nderrove emer , nejse me kujtohet se kam pas pa piç…ken e dikuj tjeter qe ka lidhje me ty ….por nuk po te tregoj se kush ka qene ….
Te gjithe derrat kane nje turi!
Shpellar ne Bathore!
Ma mire shpellare , se komunist vrases e legen i kjofte largut …… e me tru te pjerllur ….. edhe mas 39 vjetesh ….