COVID-19, Gove: BM ka përpara javë shumë, shumë të vështira

5 Janar 2021, 13:18Bota TEMA

Britania e Madhe ka përpara disa javë shumë, shumë të vështira përpara urgjencës COVID-19, por jam i bindur se vaksinat do të jenë zgjidhja për të dalë prej pandemisë, deklaroi Michael Gove, numri tre i qeverisë së Boris Johnson, pas njoftimit të kryeministrit për një bllokim të tretë të përgjithshëm.

“Sa më shumë të jetë efektiv vaksinimi, aq më e lehtë do të jetë heqja e kufizimeve”, shtoi ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi dje në mbrëmje rikthimin e bllokimit të plotë në të gjithë Anglinë, ndërsa  BM po përballet me rritjen e numrit të infektimeve me variantin e ri të COVID-19, i vlerësuar nga ekspertët si më ngjitës.

“Ky izolim i ri, po aq i rreptë, sa ai i vendosur në pranverë, parashikon mbylljen e shkollave dhe duhet të zgjasë, nëse e lejojnë kushtet, deri në mes të shkurtit”, tha ai në një adresim televiziv për kombin.

“Bllokimi i ri do të bëhet ligj që në orët e para të së mërkurës, por banorët duhet t’i ndjekin rregullat e reja nga tani”, shtoi Johnson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje