Debati në LDK/ Ministri i Brendshëm Agim Veliu: Vjosën nuk e zë kryesia, është e madhe shumë. Reagon Presidenca: I neveritshëm, shkarkojeni!

5 Janar 2021, 13:01Rajoni TEMA

Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliut pas deklaratave seksiste dhe ofenduese që ai ka bërë ndaj kryetares së shtetit në një dalje publike.

Në një prononcim për “Periskopin”, Veliu u pyet për ish-kolegen e tij dhe trazirat që ajo shkaktoi me largimin dhe përplasjet me kreun e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Ndërsa ministri i Brendshëm, me ironi i vuri në dukje peshën trupore presidentes, gjë që mori menjëherë reagime nga stafi i saj.

Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them.

Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë,”-u shpreh Veliu.

Egnesa Vitia, pjesë e stafit të Vjosa Osmanit përmes Facebook, e cila cilësuar fjalorin e nënkryetarit të LDK-së, si seksist dhe të neveritshëm. Madje Vitia ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar edhe shkarkimin e ministrit.

Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme.

Është e neveritshme. Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt.

Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara,”- ka shkruar ajo.

Ndërkohë që lidhur me komentetet që ish-kolegu i bëri nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar nga kryetarja e shtetit, e cila mesa duket ka bërë ‘armiq’ brenda partisë që udhëhoqi në zgjedhjet parlamentare vetëm pak muaj më parë.

5 komente në “Debati në LDK/ Ministri i Brendshëm Agim Veliu: Vjosën nuk e zë kryesia, është e madhe shumë. Reagon Presidenca: I neveritshëm, shkarkojeni!”

  1. Revizori says:

    Ai vertet e ka ofenduar, por nuk ka lidhje me seksizmin. Ai nuk tha qe eshte grua, prandaj nuk e nxë kryesia. Ai bëri nje aluzion për permasat e trupit, por as kete nuk e permendi.
    Veliu mund te thote qe ai aludoi per egon dhe mendjemadhesine e saj qe Jane kaq te medha sa nuk e nxë kryesia. Se kjo perkon edhe me permasat e trupit, nuk eshte faji im – thotë Veliu..
    Tani ketu çeshtja shtrohet te etika ne te folur, por ne kete rast kemi kusinë qe i thotë tenxheres “sa e zezë qe je!”
    Sepse Osmani nuk e di ku bie etika me shtepi.
    Njesoj kur degjon Saliun te flasë kunder te tjerëve.

  2. albi says:

    Kjo Vjosa koken e madhe dhe brenda bosh por per ne Kosove eshte adekuate (sipas vendi behet kuvendi).

  3. Ky zotnia qenka i vogel. Fatkeqesi qe e paskan emeruar minister te brendeshem. Ai duhet t’i rrinte gati-tu Kryetares se Kuvendit, njiherit Presidente ne detyre e Republikes se Kosoves. Ky i vogli zotni nuk ditka cka eshte shteti, hierarkia, disiplina shteterore, etj. Duhet liruar jo vetem nga detyra e rendesishme qe i eshte besuar, por edhe nga politika. Ju flm!

  4. Trapa jane says:

    Ai ka thene te vertete. Vjosa eshte e madhe shume, sera e partisse nuk e ze. Kjo do te thote se duhet dere presidence, Kryeministrit, kryetare kuvendi. Ato jane dyer per vjosen, madje te hapur a ne dy kanate.

  5. A says:

    AGIM VELIU, si Minister i Mbrendeshem i Kosoves duhet te shkarkohet ne vend nga detyra per keto deklarata prej injoranti dhe debili.
    Ne lidhje me VJOSA OSMANIN, si Presidente ne Detyre e Kosoves ka mbajtur qendrime te sakta dhe te qarta deri tani.
    Edhe gjate vizites zyrtare ne Shqiperi, çdo person qe ndoqi vizites e saj mori njohurite e duhura si qendron e verteta.
    A ka me turp qe ndermjet DY VLLEZERVE, SHQIPERI dhe KOSOVE, njeri vella i vendos taksa kalimi vllaj tjeter kur vjen me e takuar dhe kur largohet, “”si rasti i EDMUT RAMAVIC sa here qe hyn vellaj dhe i del OLSI RAMA, ky derdimen i vendos takse”” . Rruga e Kombit qe lidh Shqiperine dhe Kosoven dhe anasjelltas ka tra pagese sa here qe hyjne e dalin shqiptaret. Kur kjo rruge eshte bere me paret popullit dhe ndertimi i saj plus shpenzimet e tjera kan shkuar ne stratosfere si ne kohen SALI BERISHES, LULEZIM BASHES dhe ketij te fundit EDMUT RAMAVIC.
    Gjithashtu VJOSA OSMANI e di mire se kush eshte komunizmi, sepse diktatura komuniste e Jugosllavise se TITOS i ka vra baben, kurse diktaura komuniste e Shqiperise se ENVER HOXHES i ka vrare ne Keneten e Maliqit, vellaj e babes, xhajen e saj. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje