Bashkimi i Nasip Naços me PS, Blendi Klosi: Ne do të arrijmë objektivin. Fitojmë 5 mandate në Berat

6 Janar 2021, 12:04Politika TEMA

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi përshëndeti vendimin e Nasip Naços për tu bashkuar me PS.

Në krah të ish-ministrit të LSI, Blendi Klosi tha për gazetarët se Partia Socialiste do ta arrijë objektivin e saj që në Berat të fitojë 5 mandate.

“Për Beratin kjo është një datë e shënuar. Bashkë me mesazhin për një ditë të bukur për Beratin, edhe mikpritja e kolegëve tanë, të cilët mbështesin Ramën kryeministër dhe fitoren e PS në 25 prill është e mirëpritur.

Berati turistik duhet të rivotojë PS. Me afrimin e kolegëve të çmuar si Nasip Naçon ne do arrijmë objektivin për 5 mandate në Berat.

E rëndësishme është që PS të vazhdojë projektet në Berat”, tha Klosi.

1 komente në “Bashkimi i Nasip Naços me PS, Blendi Klosi: Ne do të arrijmë objektivin. Fitojmë 5 mandate në Berat”

  1. vlora.vlora says:

    Naco mund te jete me pak i korruptuar se te tjeret ,por dhuratat i pranon nga kriminelet,kjo qeveri me keta ministra na eshte peshtirur,,s ka ke ve me dhe u ben xhiro,,mendoni Cuci minister i bujqesise ,dhe pastaj minister rendi ,cfrae do presesh nga nje injorant,qe kur i tregoje ndonje basalete ne shkolle rinte me gojen hapur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje