Debati/ Buzhala: Kurti rrezikoi Kosovën! U rrëzua nga ndërkombëtarët! Mund të dalë forcë e parë, por qeverinë e formojnë LDK-PDK. Bushati: Ja pse jam me Ramën

5 Janar 2021, 22:07Politika TEMA

Në fillim të 2021 do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Kosovë, me kreun e Vetevendosjes, Albin kurti që shihet si favorit për të dalë sërish forcë e parë.

Por gazetari Berat Buzhala ka thënë sot në “Open” se edhe pse mund të dalë Kurti forcë e parë, rrezikon që pushtetin t’ja marrë LDK-PDK nëse bashkë kanë më shumë vota se sa VV.

Ai shtoi se Kurti më herët vuri në plan të parë veten e tij dhe parimet e veta më shumë se sa të ardhmen e Kosovës. 

Nga ana tjetër analisti Andi Bushati e konsideron si një alternativë të mirë Kurtin në krye të shtetit të Kosovës.

Nderkohe qe Bushati, kritiku i Rames ne Shqiperi ka habitur teksa ka treguar arsyet se perse eshte me Edi Ramen, duke permendur refuzimin e armeve kimike dhe disa here duke u rreshtuar vetem krah BE, sic ishte rasti me Palestinen!

Buzhala: Albin Kurti u rrëzua nga ndërkombëtarët pasi i doli kundër Amerikës, Trumpit dhe konkretisht ambasadorit Richard Grenell.

Bushati: Nuk e përjashtoj hipotezën e Beratit sepse roli i ndërkombëtarëve është shumë i madh. Dua të them që kjo qeveri nuk kishte kuptim të qendronte, se mënyra se si lindi ishte një tradhëti e votës së zgjedhësve. Në rastin që thotë Berati, edhe nëse kemi një faktor ndërkombëtar që i ka dhënë shtyjtjen e fundit, kjo anomali e bën dhe më të lehtë rrëzimin e qeverisë.

Buzhala: Kur është rrëzu qeveria Kurti në Kosovë nuk ka më rëndësi se kush del forcë e parë. Puna është a do të fitojë më shumë vota Kurti apo LDK dhe PDK. Se mund të dalë prapë i pari Kurti, por mund të mos bëhet kryeministër pasi mund të bashkohen LDK me PDK.

Bushati: Është shumë e vështirë të thuash nëse një person kur merr pushtetin është njeri i mirë. Mirëpo i vetmi person që dhe kur e mori pushtetin tregoi se parimet janë më të rëndësishme, është Kurti dhe tregoi se diçka do të jetë ndryshe.

Buzhala: Albini nuk hoqi nga kolltuku, e rrëzuan. Po të isha unë Albin Kurti, duke i marrë parasysh parimet e mia, duke e ditur rëndësinë e SHBA, do e duartrokisja Albin Kurtin, nëse do thoshte , po e çoj vendin në zgjedhje sepse unë nuk bëj pazare me SHBA, mirëpo e konsideroj rrezik të madh që po të jem kryeministër të përballem me Trump, i cili është jo liberal. Albini nuk dha dorëheqje, këtu e shoh unë rrezikun te ai.

Bushati: Problemi është që në skenën politike të Kosovës ata që e kanë provuar kanë krijuar një grop, por Kurti është një garanci që diçka mund të jetë ndryshe. Në rastin më të keq të mundshëm kemi një të keqe të panjohur ose shpresë të panjohur.

Buzhala: Problemi te Bushati është se tha mes parimeve dhe dorëheqjes zgjodhi parimet. Ai u shkarkua nuk o dorëhoq. Këtu e shoh rrezikun unë. Se ai në Kuvend kur ishte në kulmin e mosmarrëveshjeve me SHBA… Kurti si kryeministër ato ditë që ishte, e tha dhe vetë që po duan me ma kthy kurrizin. Pra problemin e ka te kurrizi personal, jo te kurrizi i Kosovës. A mundte që Kurti ta siguronte që nëse Trump fitonte ta mbante marrëdhënie të mira me Kosovën.

Bushati: Është shumë e lehtë të adaptosh modelin e politikanit që vjedh popullin e vet dhe shndërrohet në një vegël të ndërkombëtarëve. Kurti i tha unë jam këtu për ato që i kam thënë njerëzve atje, le të më rrëzojnë. Ai i ndejti deri në fund asaj për të ciën kishte kërkuar votën. Më mirë të rrëzohet një politikan që ka mjet politikën për të arritur qëllimin, se sa mjet karrigen.

Mendoj që jo sepse besoj që ne duke mos qenë një shtet me ushtri të madhe e me arsenal të fortë ekonomik, kemi dinjitet si vlerë. Mendoj që dinjiteti është një gjë e rëndësishme në politikë. Berati dha ca shtete si shembuj që i janë përkulur Amerikës.

Unë po bëj të kundërtën dhe po e nis nga Shqipëria. Mendoni ta bënim këtë diskutim kur Robert Gelbard thoshte UÇK është organizatë terroriste dhe të ngrinim këtë frymën që do na shkrijnë se po i dalim kundër Amerikës.

Unë jam kritik me për Ramën, por jam me Ramën kur tha që nuk votojmë për Palestinën, se do ndjekim traditën do rreshtohemi krahas BE-së. Jam me Ramën që nuk pranoi të fusë këtu armët kimike dhe pse u shtrua si ide nga një shtet fuqi botërore.

Nëse je padron i vendit tënd dhe nisesh nga parimet, nuk do penalizohesh. Trump dhe Grenell janë disa kaubojsa, që gjetën disa servilë dhe po mos të gjenin këto do gjenin disa të tjerë.

2 komente në “Debati/ Buzhala: Kurti rrezikoi Kosovën! U rrëzua nga ndërkombëtarët! Mund të dalë forcë e parë, por qeverinë e formojnë LDK-PDK. Bushati: Ja pse jam me Ramën”

  1. Baliu says:

    Edhe nje qeveri “Guns & Roses” mund te preferohet si “e keqja me e vogel”, por kesaj here me siguri do te ishte qeveri e pakices, pra jo e qendrueshme, jo funkcionale. Pse kesaj here te mos jet “e keqja me e vogel” nje qeveri “Guxo & Shpresa” dhe te respektohet vullneti i zgjedhesve, ashtu siq deklarohet vazhdimisht. Aq me shum kur edhe legen-dat Butt-oni & Borati e “preferojne” kete, qe te dale ne shesh “frikacakeria” dhe “pa aftesia” e zotit Kurti, e pse jo edhe e Vjoses. Njerzit do te “binden” se Banda e Zanzibarit duhet te udheheqe edhe nga burgu.

  2. astrit says:

    Kemi nje thenje ne Berato : ” Po te kishte halla koqe do ishte xhaja”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje