U vonua më shumë se 50 minuta, Ilir Meta tregon "incidentin": Na falni, por… na ikën dritat

5 Janar 2021, 19:22Politika TEMA

Ilir Meta u vonua më shumë se 50 minuta në konferencën që lajmëroi pasditen e sotme.

Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca shkruante se Meta do të dilte në orën 18:00, por kjo gjë nuk ndodhi.

Presidenti doli në orën 18:50 në konferencë dhe zbardhi incidentin që e vonoi.

Ilir Meta u shpreh se kishin ikur dritat në Presidencë dhe e kishte të pamundur të bënte lidhjen LIVE.

“Na falni për vonesën, na ikën dritat në Presidencë, e kishim të pamundur të lidheshim me ju”- tha Meta.

1 komente në “U vonua më shumë se 50 minuta, Ilir Meta tregon “incidentin”: Na falni, por… na ikën dritat”

  1. Beje shaka says:

    S’ka problem! Edhe sikur te mos kushe dal fare! Si duhesh as dreqit! Me fal ndoshta SPAK-ut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje