Nga Skënder Minxhozi
Koalicioni PS-LSI përfundoi në verën e vitit 2017 me një akt gjigand hipokrizie politike nga të dyja partitë që bëheshin gati të divorcoheshin. Nga njëra anë socialistët zgjidhin me votat e tyre dhe me shumë dëshirë e harè Ilir Metën si President, nga ana tjetër të dyja partitë përgatiteshin të bënin kundër njëra-tjetrës një fushatë të egër akuzash, ndërkohë që në krye të podiumeve qëndronte pikërisht Ilir Meta, me stemën e sapovënë të kryetarit të shtetit, në jakën e xhaketës.
Nga ai moment mes PS e LSI ka rrjedhur shumë helm nëpër vena dhe shumë bojë akuzash nëpër gazeta. Zgjedhjet e 25 prillit vetëm sa po e maisin pak më tepër këtë armiqësi të vjetër dhe të thellë. Ashtu siç po e mais konfliktin mes të dy siglave edhe sherri Meta-Rama, që tani ka marrë nota thellësisht personale.
Të dy krerët më të lartë te vendit nuk kanë bërë asgjë që ta zbusin sadopak këtë përplasje, e cila duket sa instiktive, aq edhe e kërkuar. Kryeministri sponsorizoi për muaj të tërë një nismë për ta shkarkuar Presidentin, edhe pse e dinte se kjo nuk do të ndodhte. Përkrahësit e Ramës, të gjithë votues në vitin 2017 në seancën që zgjodhi Ilir Metën kryetar shteti, e kanë sulmuar gjithashtu pa rezerva dhe dorashka Presidentin, në shembullin e shefit të tyre partiak. Ngjan se në këtë dimër të dominuar nga pandemia, mes dy partive të majta (nëse ka ende diçka të majtë brenda tyre), po konsumohet një konflikt i pakthyeshëm, që do të na shoqërojë deri në fund të prillit.
Nga ana e tij, edhe Presidenti i vendit nuk mbetur pas. Në rrugën e tij të kundërshtimit dhe të përplasjes me maxhorancës, Ilie Meta ka krijuar një model Presidenti që shpërfill gjithçka, që nuk pyet për ligj, për Kushtetutë dhe për protokollet më formale të një kreu shteti.
Në katër vjet Meta ka konsumuar shkelje ligjore që do të duhej ta mbanin në punë për javë të tëra Gjykatën Kushtetuese. Kur Rama bëri ndryshimet në qeveri, pas protestave studentore, Meta bllokoi si emërimet, ashtu dhe shkarkimet e ministrave. Bllokimi arbitrar dhe haptazi antiligjor i dekreteve, krijoi imazhin e një presidenti që pretendonte të “bashkëqeveriste” me kryeministrin dhe shumicën parlamentare. Shumë kohë më pas, kur Rama preku për herë të fundit kabinetin ministror pak ditë më parë, frika nga një bllokim i mundshëm i Metës ishte ende e pranishme. U përhapën fjalë se ai kishte deklaruar se nuk do të dekretonte askënd që nuk ishte tashmë deputet apo minister. Pretendimi i Presidentit për të pasur rol dhe akses në emrat e ministrave ka krijuar një precedent të rrezikshëm që Kushtetuesja duhet ta adresojë një herë e mirë.
Ilir Meta do të mbahet mend gjatë si presidenti që ktheu pas buxhetin e shtetit. Një marrëzi unike në llojin e saj, që vetëm një kryetar shteti i dalë jashtë rolit dhe kompetencave të tij, mund ta çojë nëpër mend. Nëse ka një gjë për të cilën zgjidhet një maxhorancë, kjo është menaxhimi i parasë publike. Nuk ka bërë sa duhet për krizën e Covid, ishte justifikimi i kreut të shtetit. Po sikur të shtonte fjala vjen, që s’ka bërë sa duhet as për bujqit, as për peshkimin, Festivalin e Këngës apo Kombëtaren e Futbollit?!
Dhe natyrshëm vijmë tek bllokimi i fundit i huasë mes vendit tonë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për vijimin e projektit të Lungomares së Vlorës, që u mësua rastësisht pas debatit në distancë me kryeministrin. Një tjetër akt i kuptueshëm vetëm në optikën e teatrit absurd që po luhet mes Presidencës dhe qeverisë.
Në katër vjet si President i rreshtuar hapur me njërën palë, Ilir Meta ka ndërtuar me dëshirë e vetëdije të plotë identikitin e Presidentit të zhveshur nga meraku institucional i balancës dhe ekuilibrit mes partive politike, pozitës dhe opozitës. Kemi një kryetar shteti që nuk dekreton ministra, që bllokon buxhete dhe fonde publike, krejt në kundërshtim me atë që është tagri i tij institucuional.
Këtë bjerrje të rrezikshme përtej sinoreve të ligjit dhe Kushtetutës Ilir Meta e shet gjithë ditën si vlerë dhe trimëri, i rrethuar nga servilë e duartrokitës televizionesh që i thurin lavde “të vetmit zyrtar të lartë të pakapur nga Rilindja”. Paçka se harrojnë se kapja është gjithmonë e keqe për një kryetar shteti, si kur të kap qeveria, ashtu edhe kur të kap opozita. Një President i kapur nga mënga nga njëra palë, është gjithsesi një President antikushtetues. Aq më keq kur ai në fakt nuk dëshëron të kapet fare nga mënga nga opozita, por të jetë vetë opozita!
Ore trap, Rama beri nje gabim ne 2017 qe zgjodhi me parametrat e 2017-es, a ka te krahesuar epopeja e presidentit te fandaksur Ilir Meta me aktivitetin politik te Edi Rames? Ose leri marrezirat ne te shkruar ose merru me ndonje pune tjeter.
Rama nuk beri gabim sepse i tille eshte … eshte “vrasesi me pagese ” i 21 janarit.
4 Shqiptar u vran ne 21 Janar 2011 ne protesten qe Rama organizoj kunder Metes si i korruptuar kapur me video.
Cfare beri Rama ?
2 vjet me mbas ne 2013 beri aleanc zgjedhore me Meten.
Ne 2017 e zgjodhi president.
Ne ligjin penal te cdo vendi ne qofte se ti ndihmon nje vrases apo hajdut denohesh si bashkepuntor ne vrasje e vjedhje.
Ky eshte Rama qe per te qendruar ne pushtet bashkepunon edhe me djallin.
Meta vrau ne bulevard mor gallof?
Me njerez sì ti Bulshit , Minxhozi fshin bythen , je thjesht leter higjenike .
Lasciate ogni speranza ,o voi che entrate.Dante.
Harroni shpresën,po jetoni në shqipëri.Anonim.
Po Monika a mendon ndonjehere qe ta lere politiken dhe te punoje prr cfare ka mbaruar studimet?
osh mush shqipnia me bij kurvash
erdhi fshatari e maloku ne Tiron e pasi i kapi dhombi buke ,
fillun i shpallin Luft Shtetit
e kercenojn miletin lol ,tu bo Cubin e shndru
institucionet ne stalla kooperativesh .
yyyyyyyt sikterr fara mutit qe na u bo Cub !
Analist minxhozi e ka harruar apo se ka pare ate teatrin kur thote ndrenika,a ke honger ndonjeher hallve me shume sheqer,kshu o ne puna ktyne qe ju mbajne me pune ju dhe vazhdojne tentimin te jene lordat e shqiptarve.
Respekt per ty si person,por ti si te tjeret si ty kush me shume e kush me pak,jeni si ajo shprehja,nje ushtar I vogel perandorise…..
Ramiz vs berisha1x2 kof 50/50
Berisha vs nano1x2 kof 50/50
Nano vs berisha 1×2 kof 50/50
Meta vs berisha 1×2 kof 50/50
Berisha vs meta1x2 kof 50/50
Berisha meta dpsh vs rama kof 50/50
Rama meta vs basha kryenolta kof1000/1000
Berisha meta kryenolta basha vs rama kof 1/ 10000000000000 duhet te japin llogari para takut
Gjonmarkaj marku vs luarasi ? Ndeshje e pa zhvilluar se doda truko ndeshjen
Tv shqiptare nuk shihen me kur aty nuk denjojne te dalin me historiane te vertet,kengetare e aktore te pelqyer historikisht faleminderit qe keni apo nuk keni guximin te shkruani nje rresht kunder pronareve tuaj te tv qofte nje here te vetme, sepse ata jane bllok me kritiken tuaj,po mendoi kjo telenovele do vazhdoi dhe per disa kohe.deri kur arian cani te paguaj te shikohet Jo njerzit te paguajne ate qe te shohin tv.deri kur politikanet te ecin ne kembe si gjith te tjeret Jo ti perkedhelet suma me BMW dhe Mercedes kur pensionistet nuk shtyjne dot muajn
Deri ateher si tha ai,puna e demokracise ishte loja komisar
Hera e pare qe ste marr vesh.
Ilir floriri do te mbetet ne hiztorine e kombit zi njeriu me i zi, me keq nuk ka ku te shkoi, hajdut, vrase pa integritet anti shqipetar, percares i kombit efar te thuash me nje nje familje te degjeneruar….
Z. Minxhozi kemi mbi 70 vjet qe “qeverritaret” dhe “shtetaret” tane jane si ajo shprehja popullore “M… i ati, m…. i biri, m…. ai qe beri t’ane”.
Je gazetari me i mirefillt ne kete vend z.Minxhozi!Por fatkeqesisht mungoje lexuesit e analizave qe bene!Deklarata e tyre respektive jane mishmashe qe te dy paleve u interesojne e kurre publikut!Rama duke thumbuar “koke palarin” kerkon te rrise urrejtjen ndaj denomenit “floriri” ,ndersa Meta kerkon me çdo kusht qe te ndezi lufte perpara fundit te tij tragjik sepse ndjehet çdo dite i frikesuar dhe i tradhetuar nga ata qe deri dje e kane quajtur “Like floriri”!
Edi Rama bene nje gabim kur bie ne nivelin e Ilir metes qe siç eshte mesuar kerkon pazare pasi e shikon ç’do dite qe LSI po i humbet gjak e po zverdhet nga dita dites ,pavaresisht opreacioneve te njepasnjeshme te Monit !
Nje pyetje mbetet nen dileme:Mos valle Edi Rama po luan kartat qe luajti ne 2012 kur i dorezoi kreun e Bashkise se Tiranes me ndonje premtim te radhes nga “miqte e heshtur te Berishes”??????????????????????????????????????????,
Mos valle misioni i tij i trumpetuar prej kaq kohesh mbyllet ketu ne kete pike e gjithçka do te nise nga e para!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kjo pranvere gjithçka do te nxjerre ne pah e laskuriq e nese perseri ka pazare atehere :Mjere populli Shqipetar ,çfare e pret!Uroj qe gjithçka te jete konsperacion e asgje e vertete!
Mos valle Luli ka porositur kostumin e dhenderise e presin qe t’ia veshin ata qe e etiketuan “Yll ne ngjitje” edhe pse si urdher zbatues i vrasjeve ne mes te dites,ne mes te bulevardit,ne mes te te gjithe pseudodiplomateve qe ngjarrjet i shikonin duke pire ndonje birre duke luajtur rolin e qorrit dhe te shurdhit kur urdherdhenesi i kesaj masakre u etiketua “Burre shteti” !Mos presin qe ndonje diplomat i nendheshem po pergatitet te zevendesoje znj.Kim dhe gjithçka te marre udhen e te dhjerrit neper shale!
Gjithkush tashme e ka kuptuar qe jemi nje popull pa memorrje e cenohemi po na mbylle kafenete!
Po zoterin Rama , per c’far arsye e keni perfshir ne kete shkrim ?. Shkrimi eshte vetem nje pseudopropagante , kundra Presidentit ; por edhe nje propagant e dobishme ne interes te KM . Zoteri Minxhozi , mos bej kot me kot nacionalistin , dhe sikur s’te interesojne fare lideret politik . Mir ben , se je perkrahes i Rames , bej propagant te hapur dhe te paster per te , por mos na u shitni — ti dhe te tjere si ti — si te pa anshem , si anti politik .. Sa per argumentat kundra presidentit , s’me dukesh i sakt . Emerimi i dy Pioniereve si z ministra nga Kosova , mendoni se ishte i drejt ; dhe vazhdoni te mendoni se hezitimi i presidentit , per ti miratuar ishte i gabuar . Sa per fondin e huase , per rrugen Vlore–Orikum , nga Kuvajti –nese jam i sakt — u sqaruan edhe guret e rruges ; se Kryeministria duhej te bente nje kerkese per te firmos nga Presidenti , –gje e cila nukse eshte ber — per terheqien e huase . Ju vazhdoni te fajsoni ate qe ju intereson juve , sigurisht , mbroje ( dhe te gjthe ta mbrojme KM ) por jo me brrockulla . Une , dhe te gjithe si une , e shohim Kryeministrin si Personaliteti i cili me punen dhe aftesite e tij , ; na mori para 8 vjetesh ku na gjeti , dhe te na conte perpara ne ( zhvillin dhe mirqenie ) , por fatkeqesisht –na la ku na gjeti — !!..
Minxhoz amon daku, vazhdon ja “zhyt” Arta Dades? Për këtë meriton urdhërin Hamshori Pararoje. Ndersa nga ana tjeter, me nigjo mu Minxho, kot perpiqesh te besh analistin. Me koeficient 69 inteligjence vetem koka e vogel midis shaleve mund te jete operative. Apo edhe ajo sheh nga dyshemeja gjithe kohën? Mos e dhëntë zoti. Mgjs te ble Arta blu pills me shumicë.
Furxhiu,
Shyqyr qe lexova nje koment gallatë, se na mbyti politika. Sha njoni, sha tjetri. Kjo puna me Daden ishte e forte. Se kshu, neper shkrime dhe televizione? A thu se Jon njerezit ma t’nolt ne glob. Sa maro emisioni shkojne hanë e pinë e pallohen me njoni tjetrin.
Hallall.
Z.MINXHOZI TE LUMTE PENA DHE MENDJA.!
ILIR FLORIRI PO BENE CA KA NE DORE SI SKRAPALI KOK DERR PA PYETUR PER KUSHTETUTE DHE LIGJ.
PACKA SE FUT CA KOMENTE E ARGUMENTE I THENCIN , POR LIKJA ESHTE MIKU I DOKTORIT KANE BERE KRIME QE TE DY.
KAN VRARE PER PUSHTET E PASURI.
TANI RRINE BASHKE QE TE NDALOJNE REFORMEN NE DREJTESI.
NGA RAMA KANE FRIKE SE PO BEN SHWIPERINE DHE PO CON PARA REFORMEN NE DREJTESI.
LIKJA E SALIU .NE BURG.
SHPETON SHQIPERIS.
Meta eshte i rezikshem.Po demton ne bashkepunim me SB sa gjith antishqiptaret e yjere se bashku.
Drejtesia duhet te veproje pa vonese.