Ish deputetja e Kryemadhit: Rama le të lehë ne do ecim përpara, shqiptarët do votojnë masivisht për LSI-në se ai për 7 vite është tallur

5 Janar 2021, 13:26Politika TEMA

Ish-deputetja dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, thotë se kryeministri Edi Rama për 7 vite nuk ka qeverisur por është tallur me shqiptarët.

Duke përfshirë edhe kohën kur LSI drejtonte disa nga ministritë dhe drejtoritë kryesore, Kërpaçi tregon se ka qenë një dështim.

Ajo siguron se më 25 prill do nisë ndryshimi i madh ku garanton se tashmë shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe sipas saj është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Monika Kryemadhi.

Postimi i plotë

E vërteta të vret, e dimë këtë.

Ndërsa më 25 prill qytetarët do t’i japin një mundësi vetes për një jetë më të mirë këtu në shtëpinë e tyre, duke votuar LSI-në dhe opozitën, ty nuk të ze shpirti rehat se po të dënojnë çdo ditë; disa duke u larguar, të tjerët duke të refuzuar ty dhe të dërguarit e tu politikë, që pas 7 viteve tallje në kurriz të shqiptarëve shpresoni se mund të gjeni shqiptarë për t’u shitur sapunin për djathë.

Rilindja largoi të rinjtë sepse premtuat 300,000 vende pune dhe nuk e mbajtët fjalën.

Larguat profesionistët sepse monopolizuat arsimin, shëndetësinë, nuk i rritët pagat dhe nënçmuat vlerat e profesionistëve. Dhe lista e përgjegjësisë tuaj vazhdon. E vërteta të vret, mbaje.

Qeni leh, ne ecim përpara drejt fitores!

8 komente në “Ish deputetja e Kryemadhit: Rama le të lehë ne do ecim përpara, shqiptarët do votojnë masivisht për LSI-në se ai për 7 vite është tallur”

  1. Trapa jane says:

    Shikoni cthote bucja e jales.

  2. Roberto says:

    Ju do fitoni kete timin dhe ate te gjithe shqiptareve. Sukses te madh per ju une do quaj sikur te zgjidheni Ju drejtuesit e LSI qe nga Meta,Kryemadhi,Petrit Bytha apo Luan Rama por ishalla shkermoqeni komplet qe te shporreni pergjithmone nga skena politike si partia e hajduteve me cizme dhe partia e fytyrave te ndyra qe krijojne vetem konflikte dhe probleme bashke me PD qe nuk po clirohet nga llumi politiko-demokratik.

  3. Ore, mund te me thoni kush eshte kjo Forida Kerpaci?! Nga vjen kjo?! Se KM e njohim. Ku e gjen te drejten kjo Kerpaci qe te shorehet: ” ER le te lehe, ne do te ecim perpara!” [Pak a shume keshtu, se ne koment nuk mund te shkruhet permbajtja e plote e prononcimit]. Kjo eshte nje nga taktikat per fitore e LSI?! Dalin vargane-vargane Kryemadhi, Malaj, Gjosha, Brahimllari, Kerpaci, Vasili @ Co, dhe flasin budallaleqe, etj. Nuk ia vlen te zgjatesh. Dhe ta mendosh deputete lloji i Kerpacit, Brahimllarit @ Co!
    Nje tragjedikomedi.

  4. Kafshe te klonuara staneve te Krimineleve e shkerdhatave te Kombit ,
    per te kafshuar Kulturen e Vlerat e Qytetareve Shqiptare ,
    kjo nuk eshte Bota juaj ,Bota juaj eshte shpella dhe pylli .
    Ngelen me dhembe jashte , si qent e terbuar hedhur rrugeve
    me infektu qytetaret .

  5. Monitor says:

    Zot cfare te kemi bere? Qe na shpife Lir & Mon dhe LSI. Hajdut (7%) abuzues , mashtrues! Kjo Floida, Tit fara e ca te tjere jane klonime alla Ilir & Mona Caushesku!

  6. Lennard says:

    Me duket se po Leh Ti moj Qenushke e Mona baxhelles.:Dibranet kane nje shprehje
    Trandafil i Bute
    LSI do te bjere ne MUT

  7. Ledion says:

    Tamam Kerpaç je nga mendja

  8. Nuk harojme kure . says:

    Rama nuk mbajti te gjitha premtimet si per shembull drejtesine nuk e preku fare qytetaret shkojne per te mare drejtesi por marin padrejtesi gjyqetaret i shkelin ligjet me te dyja kembet .Shendetesine e ka prekur nuk them se ska punuar fare .punesimi eshte dobet dhe rogat s dalin per shpenzimet e dites. Desha te thoja per ju qe kur ishit ne pozite vetem shkateruat kete e them me keq ardhje. Kurse Rama te pakten nuk shkateroi sic shkateruat ju por kjo nuk do te thote qe Rama duhet votuar prap ne zgjedhjet e ardhshme. Rama per mua gabovi qe nuk vuri dore tek drejtesia 8 vjet kishte mundesi qe drejtesine ta bente model sepse drejtesia nUK do shum lek per tu regulluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje