Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas statusit të Ramës i cili e quajti propagandë largimet e shqiptarëve, e cila tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve.
“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.
Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës.
Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.
Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.”- shkruan Basha. (TemA)