Basha: Rama dështoi, me mua kryeministër shqiptarët i kthehen punës

5 Janar 2021, 09:00Politika TEMA

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka postuar një videomesazh, me anë të të cilit rendit disa nga premtimet kryesore të Edi Ramës që sipas tij nuk janë mbajtur.

Në zotimin e tij, lideri i opozitës thekson faktin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës është shënuar numri më i lartë i të larguarve nga vendi.

Më tej, në mesazhin e tij, Basha thekson se angazhimi i opozitës së sotme me një plan konkret do të mundësoj që sipas tij “t’i kthehet puna Shqipërisë”.

“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë.

Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, thekson Basha.

“Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune? “300 mijë vende të reja pune”. Dështoi.

Që prej vitit 2014, qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar në vendet e BE. Kjo ëhstë arsyeja kryesore pse renditemi të parët për nga numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të plaket dhe do të tkurret gjithmonë e më shumë.

Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i rikthejmë Shqipërisë punën”, thuhet në video-mesazhin e mëposhtëm.

1 komente në “Basha: Rama dështoi, me mua kryeministër shqiptarët i kthehen punës”

  1. Z says:

    Basha ,kjo qenije “njeqelizore” si, Ameba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje