Gent Cakaj i dorëzon detyrën Olta Xhaçkës: Shqipëria ka qenë ëndërr historike, unë do jem mbështetësi më i madh i ministres

5 Janar 2021, 08:16Politika TEMA

Gent Cakaj ka folur për herë të fundit si ministër i Jashtëm. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Cakaj rendit arritjet në këto dy vite, ndërsa tha se do të vazhdojë të japë angazhimin e tij për Shqipërinë.

Cakaj u shpreh se për të, Shqipëria ka qenë një ëndërr historik. Ai garantoi ministren e re se do te jape kontributin e tij ne diplomacione shqiptare.

“Shqipëria ka kryer të gjitha detyrat në kuadër të procesit të Berlinit. Shqipëria ka një lidership të shtuar në organizatat rajonale.

Kemi bërë një punë voluminoze në procesin e integrimit evropian. Është marrë vendimi për çeljen e negociatave.

Unë jam i lumtur që Xhacka do ti prijë delegacionit të Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare

Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE.  Kjo ka lënë gjurme edhe në vetë funksionimin e organizatës.

Shqipëria posedon një plan të qartë sa i përket këshillit të sigurimit.

Përmbyllëm projektet e –visa. Kjo e bën Shqipërinë më të qasshme ndërkombëtarisht.

Angazhimi im për Shqipërinë do të vazhdojë.

Unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri. Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historik. Unë do ta mbaj dhe në çfarëdo cilësie që do të më gjejë e nesërmja.

Dua ti them farë hapur që unë nga sot, do të jem mbështetësi juaj, që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptarë”, tha Cakaj.

1 komente në “Gent Cakaj i dorëzon detyrën Olta Xhaçkës: Shqipëria ka qenë ëndërr historike, unë do jem mbështetësi më i madh i ministres”

  1. Olimpia says:

    Cakaj eshte nje nga njerezit politike me te talentuar te te majtes dhe te Shqiperise.I kulturuar,i matur ,i sakte ,energjik,ai realizoi detyren e tij me inteligjence nen zhurmen e turpshme te shumices se medias dhe opozites.Natyrisht nuk ka shume pervoje ,por me afesine e tij mundi te perballoje nje pune te veshtire qe shumekush qe e perflet nuk ka idene se cdo te thote.Plus xhelozia tipike shqiptare,nderkohe qe shume kombe te perparuara po drejtohen nga te rinj dhe gra me shume sukses.Une do ti sugjeroja Rames qe si Cakaj ,edhe Lleshaj te jene kanditatura per ne parlamentin e ardheshem .Te dy mund te kene nje ndikim te rendesishem ne zonat veriore te vendit ,sidomos ne masen e te rinjve .Cakaj dhe Lleshaj ne debatet tv kane deshmuar qe jane nje kocke e forte.Kjo eshte aresyeja qe shume media edhe nuk i ftonin ,pasi pronaret nuk donin dhe sherbetoret e tyre drejtues programesh nuk mund ti perballonin.
    Gjithsesi Cakaj duhet te beje nje sforco per pervehtesimin e te folures letrare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje