“Po bllokon projektin në Vlorë”, Ilir Meta i përgjigjet Ramës: S’do të lejojmë të shpërdorosh fondet

4 Janar 2021, 20:39Politika TEMA

Ilir Meta i është përgjigjur kKryeministrit Edi Rama, i cili nga Vlora e ka akuzuar se ka bllokuar projektin të ashtuquajtur “Lungomare 2”.

Në një deklaratë të zëdhënësit të presidentit thuhet se në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë projekt.

Është tashmë e qartë se, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme, që Qeveria ka në proces”, vijon deklarata e Blushit te Metes.

Më tej thuhet se presidenti “është i vendosur dhe nuk do të tolerojë në asnjë rast shkeljen e Kushtetutës”.

Në fund deklarohet se presidenti Ilir Meta nuk do t’i lejojë “kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale”.

Reagimi i plotë i Blushit të Metës

Pas inskenimeve dhe deklaratave të papërgjegjshme, të bëra sot në Vlorë, nga Kryeministri ende në detyrë, për nevoja të propagandës së tij elektorale, jemi të detyruar të bëjmë publik qëndrimin zyrtar të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta: “Mbi përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”.

Nga kjo letër, drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, evidentohet qartë se Presidenti Meta në mënyrë të përsëritur ka kërkuar informacion mbi arsyet pse nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Kreu i Shtetit, për të negociuar termat financiarë të një marrëveshje huaje, që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë.

Është tashmë e qartë se, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme, që Qeveria ka në proces.

Presidenti Meta, sikundër ka bërë publike, është i vendosur dhe nuk do të tolerojë në asnjë rast shkeljen e Kushtetutës.

Presidenti Meta, garanton qytetarët e Qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë se është i vendosur të mbrojë interesin publik dhe njëkohësisht do të respektojë kërkesat e tyre për investime publike, pa i lënë shteg Kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale.

28 komente në ““Po bllokon projektin në Vlorë”, Ilir Meta i përgjigjet Ramës: S’do të lejojmë të shpërdorosh fondet”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ky fond po kerkohet per nja 2 vjet nga ana qeverrise dhe ky vemje thote per perdorim elektoral.. Aty ka pune fizike dhe konkrete ne proces, jo thjesht llafe boshe. Rama, ta gezosh. Vete e zgjodhe..

    1. Ray says:

      Boll or trap. Lexo cfare thote Presidenti .
      Ato para nga fondi i arabeve jane nje Hua, qe do te paguhen nga Taksat e Shqiptareve me kalimin e Kohes ,
      ..
      Mirepo qe te marresh nje Hua, duhet te “Respektosh proceduren Kushtetuese dhe Ligjore per t’u pajisur me Autorizim nga Kreu i Shtetit, per te Negociuar termat FINANCIARE te kesaj Huaje , qe lidhet ne emer te Republikes se Shqiperise”
      ..
      Pra kryeministri duhet te paraqesi tek presidenti Shtetit “Termat Financiare te kesaj Mareceshje Huaje sipas Precedures Kushtetuese ” dhe pastaj do mari Autorizmin nga Presidenti.
      Nuk mund ta marresh Autorizmin e nga kreu i Shtetit vetem me llafe , por duhen shifrat financiare sa eshte Perqindja e pageses qe do behet per kete hua, sa vjet do jete huaja, sa do jete Primi i Huase etj, etj,( Kush eshte fianncier e kupton ca po them).
      ..
      Rama vertet po punon shume dhe duhet pergezuar , dhe e meriton ta votosh , por ato hilete financiare te cilat krijojne folene per Korrupsion,
      nuk ja shket dot Presidentit tone,
      Dhe bravo i qofte Presidentit Meta, per inteligjencen qe tregon ,
      se aty eshte Roja me i mire , qe mbron interesin e gjithe Taksapaguesve Shqiptare,
      pasi arabet nuk na i japin falas ato para , por ne do i pagujame me pas ato leke .

      1. 25PRILLI FUNDI I BERISHA&Co says:

        Po e ka bllokuar se do të krijoj pakënaqsi , Vlora nga tuneli deri në Radhim është e shqyer dhe projekti dhe finanscat janë llogaritur , ky president hale të dekoroj ndonjë rahmetli se për pounë tjetër nuk është ky BLLOKMEN.

  2. Endri says:

    Ke harruar t’i japesh pjesen keton hajdutit o KM.

    1. Toni says:

      Ke pjesa e ka Likja… Rama eshte pak egoist ne fakt dhe nuk do ti ndaje me njeri ?

  3. Johani says:

    Ahaaaa une mendoja se bilushi i metes eshte kshilltar spécial si fazlliq shkau per sali berishen e bashen se eshte si ai qeni i qartur e i ludhur para qenefit qe ruan ” te zotin” se çfar i jep per te ngrane, por ky bilushi e paska edhe nje ces qe edhe pse i qartur sa pordhe po degjojka nga illir meta po mendon se i vjen nga Rama, e nuk e ditka magari se Rama nuk flliqet ne te .

  4. lani says:

    hahahahahahahahaha! Kush thote ore se mbron fondet publike nga shperdorimi!!!! Hahahahahahahahahahaha

  5. Hajditu i Thesarit te Shtetit
    e qe doli ne Video Live duke i ber presion ishMinistrit per
    perfitime ne 7% ,
    bllokon Projektin e Vlores se ka par Nafie Karabaku onderr ,
    se Rama do mi shperdoru Fondet tu pi Raki Vlores e honger ngjala !
    Haaaaaaahahahah o robt ,o kokcepi katundit ,
    qe na mbron buxhetin e shtetit ,
    pa Vlora ska cfar te zhvillohet me . Nuk do Greku qe Vlora
    te konkuroj Turizmin e qytetet Greke lol .
    robt ri shkerdhefte gjithe Vlora – zjarrin Vilave te Lalzit shoke

  6. Hajdari says:

    LIKJA DO QE TI SHKOJE NE ZYRE MINISTRI I EKONOMISE DHE ME BLLOK NE DORE TI THOTE:PO GIMI ME THA PER NJA 9% DHE NESE JENI DAKORTE JEPJANI GIMIT TENDERIN DHE MBYLLET GJITHCKA!

  7. k says:

    Lum si ne që kemi presidentin që mbron fondet publike,na mbron nga hajdutët,na ruan demokracinë,
    na ruan kushtetutën,pastron gjykatën kushtetuese,lufton diktaturën e parlamentit etj,etj.
    Po presim të shpalli asamblenë e dashnorëve të lirisë dhe ta shpallë republikë …MAFJOSE.

  8. uskania says:

    Ky mut mbron fondet publike???!!!

  9. vlora says:

    Bravo president e ke kuptuar gabimin qe bere atehere ne kohen e Saliut te dyte qe dole me bllok ne dore si taxidar.Prostituta hiqet e virgjer U prish dynjaja

  10. Gradeci says:

    katunar i poshter cepani ……..Hajdut i ndyre

  11. Haka Tekizoti says:

    Një fallxhore nga ato të nuskave do t’i thoshte Ramës: për të shpëtuar nga magjia e syri i lig i presidentit, merre, palose në formë trekëndëshi deri ku s’mund të paloset më, mbaje një javë nën jastëk, pastaj fute në një filxhan, shtiji ujë deri sa të mbulohet, lëre tri ditë dhe lëngun me ajkën e tij pije nga një gllëjnkë për një javë rresht.

  12. mona says:

    Hajduti me cizme “garant” i fondeve publike.

  13. Noli says:

    Ku e katandisi presidencen ky karagjoz.

  14. Juliano says:

    Hajdut qe futet ne presidence dhe nga presidenca jep mesazhe qe; beni si them une e mos beni si bej une, vetem ne shqiperi ndodh. Ky do plasur brenda ne izolim sepse sa vjen e afrohet dita e llogaridhenies per pasuri e shantazhe, ky do kafshoje njerez. Te gjithe duan te bejne vaksinen e corones, ketij duhet bere vaksina e terbimit ku familjarisht keta jane te infektuar me kete sidrome.

  15. Trotski says:

    Boll Ma me kete Delenxhi !!!Kur do te qerohet me gjithe Baxhellen???.BKH dhe SPAK -Veproni sa ma shpejt se nuk durohet Mafiozi nga Cepani

  16. Tomori USA. says:

    Kaq shume i dhimben fondet publike keti mashtrusi, apo ndoshta pret qe Rama ti jap nonje 10 perqindesh per te shtuar vilat e pallatatet qe i ka gritur nga pislleqet qe ka bere gjat ketyre 30 viteve.
    U pa me ze e figure kur i kerkonte ish ministrit te industris …. te firmoste nje komncesjon nga dote merete 700 mij Ero nga nje miku i tij.
    Sa per kryeministrin Rama meroiton respekt per ndryshimin renjesor dhe zbukurimin e qyteteve te SHqiperis ane e mban vendit.
    Metes dhe bilushit te tij u bie pika kur shikojne qe Shqiperia esht kantjer ndertimi e zbukurimi. Prandaj shqiptaret doti besojne e dota votojne edhe nje kater vjecar tjeter me 25 Prill, per kete ka edhe mbeshtetjen tone nga jasht SHqiperis.

  17. Ilir says:

    Kjo është paturpësi !

  18. Dull tropoja says:

    Like ke edhe ti pjesen ore.1 vile ne vlore.
    O hajdut qe turperove Skraparin e gjithe Shqiperine mos ndalo zhvillimin e vendit o mut muti.armik i shqiptareve dhe hajdut i rrezikshem.iku llalla qe te shpetoi nga arrestimi mas qafe e ke me gjith sali serbin.plehra e kaluar plhrave. I keni sjelle vonesa vendit ne te gjitha fushat.hiqjuni qafe ketij vendi o vemja te keqija.

  19. Fuati says:

    Po vendosja e Panaritit si konsulent ne Presidence me nje roge super te majme 1.5 milione , apo nuk quhet shperdorim fondi ai , Panariti skish tru per punen e tij , do ti japi mend Metes se si te veproje ???
    Pik e zeze me kete sharlatan , kujton se eshte pteper i rendesishem per Kombin , Shqiperine e shqiptaret , e ka thene kaqshune here sa ne fund me sa duket e ka besuar dhe vete …..
    Doni te mbaroni pune ??? Jepini 7 % , perndryshe do ta keni bela , si muti pas kepuces ….edhe nje gje qe me ka bere pershtypje qe kur eshte zgjedhur , kjo nuk ka asnje lidhje me cezhtjen ,
    Nuk do gjesh asnje politikan te vetem qe nga 2017-ta , te jete ofenduar kaq shume nga bashkeshtetasit e tij ,imagjinoni sa i uryer eshte Meta me te shoqen e tij ……..ja ka kaluar dhe Sali Berishes ………eshte bere personi me i peshtire ne Shqiperi , shqiptari me i ndyre………tung

  20. am says:

    Ndalova tek “meta garanton qytetaret…” Nuk shtyhej me tej.

  21. E verteta says:

    Po qe se Edi Rama abuzon me fondet, jepe per ndjekje penale; por problemi nuk qendron aty, por te ajo qe si metes e si berishes i vret korrektesa , e bukura dhe puna e mire, ata jane vetem per shkaterrimin se aty si ujku ne mjegull, bejne si e dine vet . Shtojne vilat luksoze me banjo per mace e qen, shumojne valutat ne bankat ofshore, derdhin pa u dhimsur mijerat e eurove ber shkollimin e qejfet e pjellave te tyre debile ne shkolla e vendet turistike me te shtrenjta dhe kete ata e quajne “ drejtim shteteror e demokraci te kulluar”. Te vjen te ulerasesh kur kerkon te te beje moral per ndershmeri ky hajdut me bllok ne dore.

  22. Zigur Qarri says:

    Mos shkruaj kaq gjate o idiot se nuk ka njeri kohe te lexoje traplleqet e tua.
    O koqe mos je Bibilushi i Floririt qe qenke kaq i shqetësuar.

  23. Qinani says:

    Haaa..
    Ke harru me mor bllokun e shenimevee vete o Like…
    Me bllok ne dor do shenojm se çar shperdorimesh ben Zoti Rama..tha Like Blloku..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje