Gjeneral Megafoni dhe Mjerimi

4 Janar 2021, 17:14Politika TEMA
Gjeneral Megafoni dhe Mjerimi

Nga Frrok Çupi

Pse nuk po ndjehem më i qetë që kurse lexova lajmin për vdekjen e artistit Dhimitër Orgocka? Orgocka shkoi, shkoi pak si papritur them se këtë verë kur e takova mbahej mirë e recitonte vepra pa fund. Na la edhe një artist, i madh mund të quhet për kombin tonë.

Por lajmi që ende nuk më lë të qetë që nga 1 janari, duket gjëja më e vogël mes dhimbjes për humbjen. Lajmi, botuar në një nga mediat më të mëdha të vendit, fjalë për fjalë, thotë: ‘Dhimitër Orgocka ka luajtur ndër të tjera te filmi ‘Gjeneral Megafoni’. (BalkanWeb, 01 janar 2021, ora 11:57). Ky është lajmi dhe njëkohësisht Mjerimi. Nuk po them se gazetari as media nuk di gjë për veprën e artistit të madh, nuk di se ai ka luajtur jo në një por në 82 role dhe është regjisor në 140 e ca vepra. Ata dinë vetëm një film. Por as një-filmi nuk është gjeneral ‘Megafoni’.

Çfarë më shqetëson kaq shumë? Siç vetë artisti, kam frikë se, pak nga pak, po vdes kultura e kombit. Aty ku ka nisur, aty edhe fillon të vdesë, si njeriu edhe kombi: Te fjala.

Shenja e parë e ‘vdekjes’ së fjalës:

Është thjesht ‘Megafoni’. Truri i medias tashmë është ngarkuar me ‘megafonët’ dhe as ka idenë se një vepër arti në këtë vend është krijuar bash për zgjimin e kulturës kombëtare, dhe kjo vepër  quhet ‘Gjeneral Gramafoni’. Memoria e medias është ngushtuar deri te megafonët e policisë ose megafonët e protestuesve në rrugët e qytetit. Kaq. Dhe po kaq- truri i mijërave që e lexojnë. Pak nga pak fjalori i lajmeve mund të mbetet me as çerekun e fondit që përdor sot shqipja. Gazetaria- veçanërisht, e zhytur në injorancë, ka hyrë me trok në fushën ku rrënon bimën e gjuhës.  Jo vetëm në këtë rast; kjo është asgjë me atë shkatërrim që po kryen në kulturën kombëtare.

Shenja e dytë e vdekjes së historisë së kombit:

Vetë filmi ‘Gjeneral Gramafoni’ sjell një përpjekje gjigande kulturore të apostujve të ‘Krishtit’ të historisë sonë, për të ringjallur vlera të shpirtit të kombit. Ishte mesi i viteve `30 sipas filmit, kur vendi kërcënohej të pushtohej nga të huajt; dhe gjëja e parë që do të mbrohej me jetë njerëzish, ishin pllakat e gramafonit me muzikën kombëtare.  Kjo është historia e atij filmi me ‘Gramafonin’, që Vath Koreshi (shkrimtar skenarist) e quajti qëllimisht Gramafonin Gjeneral. Gjenerali- më i fuqishmi, në krye të betejës.

Shenja e tretë e vdekjes, memoria jonë:

A pak na kanë akuzuar të tjerët se ‘nuk mbajmë mend’ as kur nisi shteti, as kur ra shteti; as kush na dhunoi e as kush na dha një dorë… Ato çfarë sot kemi më në pakicë janë Bibliotekat, Arkivat, Udhërrëfyesit dhe mediat…. Jo, jo!, media si numra kemi pa fund, por fatkeqësisht, media që nuk përmbajnë as histori, as kulturë, as shkrim e këndim. Nëse doni të harroni gjuhën shqipe, lexoni sa më shumë nga këto media; aq sa nëse doni t’u deformohet realiteti para syve… Vetë filmi ‘Gjeneral Gramafoni’, ku ka luajtur edhe Orgocka, duket sikur e ka parashikuar se do të vinte një ditë e keqe. ‘Lule! Lulet në këtë vend i hanë gomerët!’, thotë një nga personazhet antipatikë të një filmi prodhuar në atë vit, ‘Koncert në vitin 36’, kur u prodhua edhe ‘Gjeneral Gramafoni’.

Më me fat në këtë ‘story’ do të quheshin ata që nuk janë këtu më për ta lexuar lajmin me ‘Megafonin’. Nuk është as Vathi, as Bujar Lako, as Kadri Roshi, as Sulë Pitarka, as Viktor Gjika…

Këta bënë ‘Gramafonin’, jo ‘Megafonin’. Po kush do me dijtë për këta tani!?..

23 komente në “Gjeneral Megafoni dhe Mjerimi”

  1. p.m.p. says:

    BRAVO O FROK, POR KUJT I THUA ?

    Nuk po zgjat. Populli me kulture te kupton dhe ka shume per te thene, por kujt t’ja thote ?
    Edhe njehere, TE LUMTE DHE BRAVO QE SQARON GJISHKA, PA LE TE BJERE EDHE NE VESH TE SHURDHER.

    1. Petrit says:

      Eshte e vertetë ajo qe thote frrok qupi.
      Po vdes kultura dhe kombi shqiptarë.
      E si te mos vdesi kur “kulturen” shqiptare e perfaqesojne njerëz si “malsori “ frrok qupi.
      Po e quaj malsor sepse keshtu e quani ju kur ai broçkullit kunder opozites.
      Ndersa Mark Markun e quani malok e shpellar ani pse jane nga i njajti katund.
      Edhe Gjekmarkaj-n qe asht lind e rrit ne Lezhë e ka studiu ne Itali e quani malok e shpellar.
      E ndersa frroku qe i pershtatet lehte çdo lloj sistemi asht malsor i mire.
      Keta jeni ju me ner e me than komentues.

      1. Alpet.al says:

        Replike me sofistin “Petrit”

        Frrok Cupi eshte per opinioni publik “malsor”, ( nuk e di nese ai e konsideron veten keshtu ) , sepse cfaq cdo dite ne publicistiken e tij tiparet fisnike te atij qe imagjinata popullore e konsideron si “malsor”.

        Sepse Frrok Cupi i drejtohet publikut me ndershmeri, hapur, me syceletesi dhe me mprehtesi.
        Devocioni per te verteten dhe guximi per ta perhapur ate jane vlerat e publicistikes se Cupit, jane arsyet e admirimit te lexuesve per te.
        Stili i publicistikes se Cupit, artikulimi elokuent i mesazheve qe percjell dhe figuracioni i pasur ne sherbim te paraqitjes se ideve qe ai mbron, jane padyshim perparesi te tij ne kete ballafaqim epik te se mires dhe se keqes ne kete faze te zhvillimt te shoqerise sone dhe te rreziqeve neper te cilat ajo po kalon.

        Ja pse Frrok Cupi konsiderohet “Malsor”, si nje personazh qe sjell imazhin e heronjve te Eposii te Veriut.

        Nderkaq, per keqardhjen tende, Mark Marku pedagogu gagac fondamentalist i komunikimit dhe Agron Gjekmarkaj-mekembesi i PD-se ne studiot televizive i mberthyer ne petkun daleboje te opinioninstit te paanshem, megjithse te dy veriore si Frrok Cupi nuk jane malsore, por thjesht jane “maloker”, ne kuptimin me negativ dhe perbuzes qe imagjinata popullore ka per tipin “Malok”, per shkak te rreshtimit te tyre me te keqen publike, me zuzaret dhe birbot e politikes, duke perdorur pa asnje skrupull mashtrimin dhe shpifjen, duke perbaltur dhe deformuar realitetin shqiptar dhe rolin e faktoreve politike dhe te protagonisteve te saj, sepse jane bere nxites te dhunes dhe te neperkembjes se ligjit dhe te shtetit, sepse jane katandisur ne doras te mafias politike ne Shqiperi.
        Sjellja dhe harbuteria e tyre ne studjot e pernateshme ku ftohen thjesht per te vjelle vrerin dhe vrromen qe kudermon Oborri Politik i Berishes, fjalori rrogaceror dhe dhuna verbale qe kercenon te kthehet edhe ne dhune fizike, tamam si cubat e llumit te tyre politik kur sulmojne me molotove institucionet, krahas mjerimit te argumentave per te mbuluar mashtrimin qe duan te perhapin, vijne ne kundershtim te plote dhe denoncojne bekgraundin akademik me te cilin dashamiri i tyre “Petrit”, kerkon te mbuloje zhelet dhe zdromin e cubit nga veriu, mashtruesin e trashe dhe te pagdhendur qe nanuriset ne idhujt e krenarite e rreme te origjinave ideologjike apo religjioze, krahperkrah me verberine dhe injorancen e vertete qe i udheheq dhe qe te gjitha se bashku, krijojne prototipin e “malokut”, kete radhe me kostum e kollare dhe me diploma universitare.

        Kjo eshte diferenca i dashur “Petrit”, ndermjet Frrok Cupit “malsor” dhe MMarka-GjMarkaj-ve “malok”.

        Eshte per te ardhur keq qe, akademike te tille te markes Mark-Markaj, ne kohorte me ca sharlatane te tjere te tipit Romeo Gurakuqi & Co, zuzare e nxites te mirefillte te dhunes e mashtrimit publik, jane ne rradhet e profesoratit te universiteteve tona.
        Kur i shoh dhe i degjoj ne studiot televizive ku perhapin mashtrim, harbuteri e dhune, kur i lexoj ne shkrime dhe ne publicistike, ku deformojne historine dhe realitetin shqiptar, pyes veten: Cfare bejne keta valle ne auditoret ku japin leksione, si jane bejne studentet qe i durojne apo qe kane kendveshtrime ndryshe nga keta zuzare te historise dhe komunikimit, nga keta cuba te kultures dhe edukates shoqerore, nga keta akademike te politizuar deri ne thonj dhe gjithmone dhembeperveshur, te gatshem per te perjargur, kafshuar dhe cjerre, por jo per te debatuar me argumenta dhe etike e kulture.
        Pyes veten: Si procedohen miratohen ne universitete tona publike, por edhe ato private, leksionet mbi historine shqiptare dhe te huaj, mbi politiken, etiken e komunikimit, mbi dallimet sociale dhe menaxhimin e tyre, mbi shkallen e lirise dhe te privatesise, mbi shpifjen dhe lincimin publik, mbi ostracionin sociopolitik dhe moral ne shtresat me nivele e bekgraund te ndryshem apo te dallueshem te popullatave, sidomos te rinise?

        A jane te denje apo te afte pedagoge te tille si Marka-Gjekaj-Gurakuqi & Co te percjellin tek studentet tane mesazhet e duhura te nje shoqerie te lire demokratike?

        A nuk ka ardhur koha qe te tille antiedukatore te shpifur, te kalojne ne filtrin e bordeve universitare per te certifikuar leksionet e tyre dhe mesazhet qe ata percjellin direkt ne auditoret e tyre?

        Si mendon ti zoti “Petrit”?

  2. qytetar says:

    Fatkeqesishit keni shume te drejte !

      1. Mesuesi says:

        Frroku nuk e përmend, ndoshta e ka harruar apo i ka shpëtuar, por personazhi që në filmin “Koncert…” tha shprehjen brilante, në këtë vend lulet i hanë gomarët, ishte (është) aktori i madh Robert Ndrenika, në rolin e nënprefektit.

  3. Paloka says:

    Keto jane gazetaret qe dalin nga pedagoget Gjakmarkaj,Mark mut Markun e shum te tjere pedagoget e PDse.

  4. Shendet dhe grzime familjarisht, Z.Frok Cupi! Keni te drejte per “alarmin” qe jepni.

  5. ? says:

    Oh ty më të lumtë pena mor zot.

  6. Ladi says:

    Shume e dhimbeshme dhe po kaq shume e vertete!
    Mediat jane dore te injorances dhe ne sherbin te te paditurve!
    Nuk e di se kur do te dalim nga kjo gjendje qe i ngjan nje grope te stermadhe mbushur plot me kalbesira..

  7. Zot na ruaj says:

    Na mbyti llapaqenëria…shih Bushatin,Lubonjën,Çimrat,pikat…injorancë.

  8. lesh e li says:

    Nuk ndodhin kot gjerat. Dikur njihnim artistet tane dhe dinim permendesh emrat e filmave dhe copa teksetsh prej tyre. Po nuk dinim gje per nene Terezen. Tani fokusi eshte jashte, te arti boteror. Njihen e shijohen ata. Ish tanet i kujton brezi jot.

  9. Kritiku pa kritika says:

    Kazmen me te madhe per shkaterrimin e gjuhes shqipe e kane mare televizionet kombetare. Ardit Gjebrea nuk thote “mirupafshim” ,por flet italisht “çiao” e dashur, nuk thote ne “rregull, apo “mire”, por thote “oukej” fiks si te lindurit ne brigjet e Tamizit. Apo te ashtuquajturit emisione “rinore” tek TCH, ( me qe ra fjala, duhej quajtur me nje emer ne shqip dhe jo ne anglisht siç quhet ). Te gjithe emisionet ne tv- tona jane ne gjuhe te huaj si: “Open”, “Talk show”, “Ilva Tonight”, “Puntata” “Limituar”etj etj. Perfundimisht, z Frrok, ke shume te drejte. Vendi yne i dashur, gjuha jone kombetare po shkojne drejt zhdukjes nga vet ne.

  10. Llaman says:

    Thuajse ne cdo artikull gazete gjen gabime ortografike elementare. Valle cfare shkolle kane bere ata qe quhen gazetare? Per sa i perket artit, shifni nje skene humoristike me personazhe gra e plaka, ku mbizoterojne sharjet qe edhe rrugacet dikur ishin te rezrvuar ti thonin.. Prandaj ka vetem megafone , por jo gramafone. Lum si ne per kete dite qe filluam nga zero.

  11. qyqari says:

    Analize qe relaiteti te bene te trishtuar!Respekt per eshken qe ndez o Frok por kerkush nuk do tia dije per kulturen,per identitet,per kombin sepse per ata qe Ju ngrini zerin ata nuk kane atdhe,as fe as komb as kulture e jo me te kene kohe te gjermojne edhe “Gjeneral Gramafonin” qe shumica e di se behet fjale per Sali Berishen ,sepse ai bene si Megafon tere diten e naten!
    Fatkeqesi per batakun ku ka rene ky popull qe tash perfaqesohet nga gramafonet qe perdite mbushin dritaret e tv ose faqet e kazanit mediatik!
    Ky milet eshte i predispozuar te ndigjoje lehjet e qenit “lesi”,te shikoje heroizmat e “ujkut te Skraparit”.

  12. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    A je i marre a shtihesh or Frrok Cupi?
    Ketu ne keto tre dekada,nuk eshte varrosur vetem kultura,por eshte varrosur kombi europian shqiptar bashke me heronjte dhe historine e tij ne shekuj,nga dumbabistet shpellare,duke i dhene ketij kombi surratin dhe te perbrendeshmet kuterbuese te pushtuesit denatyrues mesjetar aziatik.
    Para me se nje shekulli dumbabistin Haxhi Qamilin e vari shteti shqiptar,tani kur gjithe bota ka bere hapa shume te medha drejt demokracise,ne vazhdojme ti kemi ne krye me te gjitha te mirat dhe privilegjet e medha te grabitura,haxhiqamilasit e shpellave,qe jane dhe shume me te keq se haxhiqamili i dikurshem i fushes se Tiranes,

  13. ralipllari says:

    Injoranca e gazetareve ne BW nuk ka te sosur. Para disa ditesh, kur diskutohej ceshtja e 12 miljeve detare qe kerkon Greqia, gazetari i ketij portali e quan 12 000 milja, ngaterron termin milje me numurin shifror 12000.

  14. topore says:

    E kujt ja thua more zoteri!!!

  15. Leleku says:

    Bravo dhe te lumte mendja dhe dora

  16. Patrioti. says:

    Bravo FRROK CUPI,Falsifiteti po zoteron ne te gjithe teritorin e kombit shqipetar, kush I Shikon gjerat ashtu sic duhet ky komb ka 30 vijet qe jo po rekon por po kuis. Ne Shqiperi nuk flete dot me njeri per ceshtjen e kombit se te marin per budalla. Ne Shqiperi ka 30 vijet qe poliqenen e te 3 kraheve ps lsi pd e kane shkateruar vendin tone,ne gjithecka ne gjykata,hipoteka,rend,universitete,spitale,art,Kultur,
    trasport,bisnes,notar,e ku do eshe vrare dashuria per kombin,per familjen,per miku per shoke per fqinjen e per gjithecka. Vetem cdo njeri mendon per veten e tije dhe eshte futur ne mode nga politikberesit vith vrit cndero perdhuno denigro cdo figure te re qe del ne poh.
    Me nje fjal te gjitha te zezat ja kane bere shqiperise. Dhe kombi jone tani ndodhet ne udhekryq. Prandaj Z FRROK CUPI nje nga analistet me te mire te vendi tone po e ngre me te madhe kete ceshtje,couni o Shqiptare jo per djegur vendin,por per tu bere te ndergjegjeshem cfar po ndodh me ne ku po vemi keshtu. A do ti marim fatet e vendin ne duarte tona. Denancojeni kete media te blera nga fqinjet tane.let
    presim SPAKUN cfar do behet.
    (O Shqipeni,e mjera Shqipni kush te ka qite me krye n’hi ? Ti ke pas qene nje zoje e rande,
    Burrat e dheut te thirrshin nane.) Respecte FRROK CUPIT you are great person thanks for everything you doing for our state .

  17. Ideali says:

    O Frrok leshi. Ti ke qene qe ke duartrokitur kur partia jote komuniste varroste te gjalle neper geto dhe Space tere ata qe sollen gramafonet ne Shqiperi.Tani ben sikur po qan per ikjen nga kjo bote te nje aktori komunist qe ngrinte shqiponjat pa ajer neper male. O Frrok, ka gjera te tjerac per te thene trani.Kulaci qe gatuat ne fund te viteve 80 dhe me 1990 rezultoi i helmet. Kete thuaj. Dhe ti ishe pjese e tij si agjent i sigurimit dhe i Ramizit. Tani eshte teper vone. Do vazhdoshe te hash nga kjo gjelle. Kombi fillon nga kopshti i femijeve, ku nis reklama e shoqerise se silikonit. Ti as qe e kupton qe je kthyer ne nje manikin i shemtuar silikoni.

  18. REALE says:

    “ideali”, shurdhjesat e demokercise qe keshtu do ngelen dhe ne spermen trasheguese te brezat: natyra ben mrekulli, por edhe ajo u pushtua perfundimisht: po shkrijne akullnajat nga keto pordhe te ngrohura ne diellin e demokercise! Mirenjohje, Frrok sepse eshte nje ze, pvaresisht se ne shkretetiren shqiptare, po ama ka nje ze qe ulierin!

  19. Realpolitika says:

    TE LUMTE MENDJA DHE PENA O FRROK ÇUPI.
    TI JE GJYKIMI, VLERESIMI I MEMORJES SE NDRITUR VC TE KOMBIT.!
    POSHT SERVILAT,INJORANT TE POLITIKES …QE NUK DINE TE VLERESOJNE PRINDERIT QE I KANE LINDUR E RRITUR JO ME PASTAJ PER VLERAT E LULTURES DHE DIJETAREVE TE KOMBIT.
    ERA PO FRYN PER MIRE….PLERAT DO SHKOJNE NE GROPEN SKEPTIKE TE HISTORISE…HERET A VON.
    JETE E SHENDET FRROK.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje