Nga Adriatik Doçi
Vendimin e Ilir Metës për t’u bashkuar me PS-në, në prill të 2013, Sali Berisha e përjetoi si një pabesi dhe tradhti të rëndë politike, nisur edhe nga fakti se Berisha i kishte i ‘lënë dorën e lirë’ LSI në shfrytëzimin maksimal të pushtetit gjatë bashkëqeverisjes, por edhe nga angazhimi i tij të hapur, për ta shpëtuar Metën nga dënimi në vitin 2012, përmes gjyqtarëve të tij në Gjykatën e Lartë.
Dy vjet më vonë, në mars të vitit 2015, Berishës i doli në shteg një mundësi e mirë për t’u hakmarrë ndaj Metës. Tom Doshi pretendonte se Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Për të vërtetuar pretendimin e tij Doshi paraqiti edhe një të penduar, Durim Bamin, i cili tha se ishte kontraktuar për të hequr qafet Doshin.
Sali Berisha angazhoi grupin parlamentar të PD, në një betejë të egër kundër ish-aleatit të tij, Ilir Meta, ndërsa socialistët po qëndronin asnjanës. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe të paraqitej në prokurori. Në seancën e datës 5 mars 2015, Berisha dhe Meta u përballën në Parlament, duke akuzuar njëri-tjetrin për vrasje.
Në këtë seancë ndër të tjera, Berisha tha se “Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit… Tre muaj më parë, njerëzit që thirri Ilir Meta, për të më faturuar vrasjen e Tom Doshit, ia përplasën në fytyrë siç e meritonte…. Për t’i rënë më shkurt, sepse mund të flasësh gjithë ditën për krimin dhe lidhjet tuaja me krimin, unë mendoj se në këtë moment kritik për vendin, duhet t’i japim shans hetimit. Propozimi im është ky: jep dorëheqjen nga parlamenti dhe hapi rrugë hetimit. Mos shfrytëzo kuotat e krimit, për të qëndruar në post! Je kokë e qelbur!”.
Në ato momente tensioni, Meta iu përgjigj Berishës se “E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie”, ndërsa i përmendi akuzat se ka nxjerrë Azem Hajdarin në pritën e vrasësve. Teksa Berisha po e kalonte vijën e kuqe me akuzat e rënda, Meta e shantazhoi publikisht, duke e prekur në pikën e dobët, tek Shkëlzeni. Ndër të tjera Meta u shpreh se “Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën! Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”.
Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha. “Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta.
Video me protagonist Shkëlzenit kishte rënë në duart e Spartak Brahos, në atë kohë shumë pranë Metës. Video ishte zbuluar nga ekspertët gjatë kontrollit të lap-topit, ku ishte video Meta-Prifti. Ndërsa Berisha nuk po tërhiqej, Meta e kërcënoi për herë të parë Berishën, se do të publikonte videon. “Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato…”, tha Meta.
Pas këtij mesazhi të Metës, Spartak Braho, kërkoi që në seancën e ardhshme, të vihej një monitor pranë foltores në Kuvend, për të publikuar videon komprometuese. Disa ditë më pas, Meta u shpreh se “Spartaku i ka treguar me duket një dy video Doktorit, por nuk ia ka treguar të gjitha. Por, ndoshta mund të ketë rastin t’ia tregojë të gjitha”. Shantazhi ishte i hapur. Megjithatë, videoja nuk u publikua kurrë, pasi shumë shpejt raportet mes Metës dhe Berishës u ‘zbutën’.
Pranvera e vitit 2015 shënoi edhe përplasjet e fundit mes Metës dhe Berishës. Pas akuzave të Bashës ndaj LSI në maj-qershor 2017, Meta dhe Berisha rinisën bashkëpunimin, ndërsa shumë shpejt shtynë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin drejt një aleance. Por, tashmë Metën dhe Berishën i bashkoi edhe një luftë e përbashkët, beteja kundër reformës në drejtësi, të cilën dyshja e shikon si një rrezik të madhe për fatin e tyre politik dhe juridik. Nga akuzat e rënda për vrasje në mars të 2015, Berisha mori pjesë në një miting të organizuar nga Meta në 2 mars 2020, pra Presidencës, tashmë për të rrëzuar qeverinë ‘Rama’.(Shiqptarja.com)
Ja, i nderuar popull ! Ky eshte presidenti qe mbron kushtetuten,ky mbron unitetin . Ky kerkon drejtesi,ky thote se po behet puc shteti,kur vet eshte ne krye te shtetit. Ja ky eshte lideri i se djathtes,me emrin Sali Berisha. Ky eshte ai qe qane halin e popullit, ky eshte ai qe i tmerruar nga regjimi komunist ku vujti populli , e ky eshte ai qe nate e dite mendon pwr popullin . Shikoni te birin,shikoni vilat, kujtoni 1997-1998-ten. ku u vrane me mijera djem nenash. Ja keta duane te behen bashke e te vijne perseri ne pushtet. Lexoni debatin e xhvilluar ku tregojne turin ( fytyren) dhe u vini kusine. A duhet qe perseri keto fytyra te jene se bashku ne krye te shteit ? A mendoni valle se keta e kane mendjen tek populli ? Ku eshte ushtria ? Ku eshte industria e bujqesia ? Ku eshte arsimi e sidomos kultura ? Ku eshte kinostudiua ? Ku jane teatrot ? jo si godina ,por si aktivitete. Edhe televizionet kete vitin e ri ishin te shikueshem ,sepse kishin ndertuar programe per popullin ,por lenda e pare ishin kennget e vallet e periudhes se realismit socialist. Lexono,lexoni shkrimin dhe dialogun Berisha-Meta dhe do te mesojme se cilet jane keto fytyra. Jo se nuk i dime si kemi degjuar,por ja qe gazetari na i ka kujtuar ,se mbase i harrojme.
Avash avash se kete iliri qe e bete mut ne 21 Janar me pas e futi Rama ne qeveri e beri dhe president. Keshtu qe flirtet e sharjwt me Meten nuk jane argument per te mbajtur Ramen ne pushtet.
Eri-nuk thone kot se Politika eshte kurve.
Rama u detyrua qe te bente aleance provizore me Meten, per hir te bashkimit te votave. Katapultimi i Metes ne karriken e Presidentit, ishte nje tjeter manver e Rames per ta hequr qafe Meten qe do demaskonte veten sic e ka demaskuar duke bere opoziten, kur kustetuta i kerkon te jete i pa-anshem.
SPAK duhet të kërkojë kasetën. Diku në organet e drejtësisë duhet të jetë. Por edhe sikur jo, një kopje me siguri e ka në “çantën e zezë”, Spartak Braho, ish avokati i Metës në gjyqin për vidion Meta-Prifti. Dhe po e ka Taku, me siguri që e ka edhe Rama.
Pse duhet ajo? Për të diskredituar Shkëlzenin pra babain e tij Saliun, por t’i shërbejë drejtësisë si një fakt i ri, për të rihapur gjykimin e asaj Vidioje, e cila u rrëzua nga Gjykata e Lartë, me arsyetimin absurd, se ‘fakti mungonte’-siç u shpreh dhe Taku i ngazëllyer kur u dha vendimi! Siç dihet gjykata e Berishës me në ktye Shpresa Beçin, mbas darkës që ky hëngri tek Monika e rrëzoi me votimin 5-0, kur prokurori i prokurorisë dë përgjithshme, që mbronte akuzën në emër të shtetit, Bujar Sheshi, sot anëtar i KLP, kërkoi plr Metën dy vjet burg. Është ky prokuror që në kanalet që ai i di mirë, duhet të filloj i pari rihapjen e procesit. Sa për kujtesë, ky prokuror i ndershëm, kur do zgjidhej anëtar i KLP, nga Meta dhe Berisha, u sulmua si bashkëpunëtor sigurimi kur ishte ende nxënës në gjimnazin Petro Nini. Sigurisht që institucioni i dosjeve ua hodhi poshtë, por ky është një fakt që këtyre dy monstarve të politikës u ka djegur shumë. Për hatër, jo vetëm të drejtësisë, por edhe për shkak të pritshmërive të larta që ka opinioni publik për ndëshkimin e tyre, SPAK-u, duhet të veprojë pa hezitim.
Iliri aleat i te gjitheve Toma i PS……
Kapobandat e grupeve mafjoze,pazaret e vjedhjeve i bëjnë në errësirë dhe pa dëshmitarë,
kurse përplasjet i bëjnë në Parlament për të “mbrojtur Kushtetutën, demokracinë dhe lirinë e popullit”.
Shqipëria ,do jetë “Vietnami” i dytë për dipllomacinë dhe për DASH sepse 80% e shqiptarëve janë të lidhur
direkt apo indirekt me mafjen,vjedhjen dhe korrupsionin për të mbijetuar.
Lufte kacakesh per pushtet mher ky popull nga kush drejtohet.Kufta e ryre behet per te mos cenuar njeri tjetrit pozicionet qekab zene me vjedhje,mashtrime dhe genjeshtra.Nga shoqeria civile nuk ka dale nje lider teshkatrroje kete palo politike qe nuk eshte as e majte dhe e djathte diviza e tyre eshte bashkpuni me tyre pwr te ruajrur ate qe i kane marre popullit dhe te ruajn pushtetin.
Edhe ??? Baba Takja ca ben ? Po ca jane keto idiotsi qe shkruani ?Shqiptaret i dini te gjitha nuk ka gje te re problemi qendron cfare eshte bere me gjithe keto skandale .Asgje. Duke na i permendur duket sikur talleni me popullin .Na tregoni perralla per te na vene ne gjume.Kur te jemi zgjuar nga gjumi gjithshka vazhdon njesoj .Pashallaret e llumit vazhdojne te shijojne lluksin.
Lufte kacakesh per pushtet mher ky popull nga kush drejtohet.Kufta e ryre behet per te mos cenuar njeri tjetrit pozicionet qekab zene me vjedhje,mashtrime dhe genjeshtra.Nga shoqeria civile nuk ka dale nje lider teshkatrroje kete palo politike qe nuk eshte as e majte dhe e djathte diviza e tyre eshte bashkpuni me tyre pwr te ruajrur ate qe i kane marre popullit dhe te ruajn pushtetin.Komenti behet per here te pare.
Po spaku i leshit nuk vazhdon apo shpalle mos kopodenc te fala Krajes nga Taraboshi
..kur do ta shohim videon e zenit…?? I jati i ka thene budalla …me mire se kush ai e di ..
Do e shohesh tek portokallia kur te bjere Rama nga pushteti.
2 kryemafiozet e Shqiperise kane marre peng njeri tjetrin..
Keto qe shkrun z Doci un i kam degjuar dhe jetuar JAM I DATLINDJES MARS 1950 jetova te dyja kohrat te hoxhes dhe te Sal Nano Met e Mone Ram e Lul NE TE HOXHES JETOVA ME FRIKEN SE MOS ME SHKISTE GOJA SE TE PRISTE SPACI NE TE SAL NANOVE FRIKE SE TE ZHDUKNIN BANDAT QE U KRIJUAN NE CDO RETH TE SHQIPERIS SE MJERE E TE PERMJERE U VU LIGJI 7501 NJE FEMI NUK MA TRAJTUAN ME TOKE E HARUAM MU THA SHKO ANKOHU TE “KADIU”edhe sot kerkesa ime qendron ne bashki Me 97 THYEVA QAFEN NE ELADHE BASHKE ME TRE FEMIJ DHE SHOQEN LAME DHE PASTRUAM HALETE E SELANIKUT 22VJET RJESHT PAGUAM PER KARTA DHE PASHAPORTA HELENE NA XHVATEN SA MUNDEN DHE PRAP MBETEM ME KARTA BAKALLI DEGJOVA SE DO BEHET KTHIMI I PRONAVE TE ISH PORDHNARVE JU FUTA EC E JAK SELANIK ALVANI MBLODHA DOKUMENTA E TAPIRA HARTA DHE APLIKIME SA PAGUAJA VAJTJE ARDHJE PES FISH ME RIPNIN ZYRAXHINJTE E SALES ME DOLI EMRI I FTOVA TOKAT SI ISH PRONAR NGA PRINDET ME KARTA ME DOLI DHE NE SISTEM SE PERFITOJA 4HA.POR NE FAKT MORA NGA TE TRIA ME TE GJATIN KETA NA UDHEHAQEN NA MASHTRUAN NA XHVATEN NA I ROPEN LEKUREN DHE SI PA GJE TE KEQ KERKOJNE MANDATE SE TANI DO PUNOJNE MIRE KETA QE ZOTI DOCI I PERMEND NE SHKRIMIN E TIJ KETA QE BEJNE SIKUR SHQYJNE NJERI TJATRIN POR I BASHKON TE NESMEN BABEZIA HAJDUTLLEKU
Shqiptarêt i dinê se i kanê vuajtur dhe po i vuajnê krimet e bandave politike plot 30 vite por do tê ishte mê mirê qê debatet shantazuese mafioze mes kapobandave meta – berisha té botoheshin në mediat perndimore, edhe tek ajo gjermanka “bild” ! Mê mirê do ishte një monitor brênda bundesleshit a bundestagut aq shumë i dashuruar sê fundmi nga dyshja meta – berisha ku tê jepej jo vetém vidioja e krriçit shkêlzen , i biri berishês por edhe debate mafioze brênda parlamentit ! Jepuni mudêsinê té shohin e dêgjojnê se sa po e “ndimojnè” shqipèriné duke risjell nê pushtet kéto banda qé kané marrê pengé ekonomin drejtésinê dhe demokracinê e vendit !.
O POPULL,mendohu per voten kujt ja jepni.
O SPAK,c’far pret, boll jane denoncimet e njeri tjeterit ne parlament.Mos u merrin me pes mije leksha,por shkoni ne Lalz.
Imagjinoni i ka futur kembet ne nje kepuce berishes qe eshte nena e intrigave dhe shantazhit
Imagjinoni cka per ramen ky qe gjoja ngriti komision parlamentar per ta shkarkuar ktij sulmi meta ju pergjigj me dy fjale “hapa thesin” dhe rama u detyrua te lepije ate qe peshtyu pra edhe pse komisioni gjeti shume shkelje rama detyroi kuvendin te votonte per mos shkarkimin e metes
Populli i di kush jane te korruptuarit por me te korruptuarit po na dalin ata qe mbahen si te virgjer te kapur,zhytur ne vjedhje qe kur te korruptuarit shohin se kush do i arrestoi mbajne barkun me dore duke qeshur
Komentuesit Teuta dhe Alfons :
Me sakte dhe me paster Ska ku te shkoje ..
Ju Faleminderit ..Mese e vertete ..
Ha thua ! ky Popull Si di keto Krime !
I di mes miri ,,por ja qe Milionat e vjedhura bejne punen e tyre,,duke manipuluar dhe blere nje pjese te Rinise ,,qe e kane barkun boshe ,,dhe ngopen me lemoshat qe jua japin keta Kriminele..
Kam shume besim,,qe vetem ceshtje kohe,,keta Kriminele nje dite do japin dhogari perpara Drejtesise ..
Tash po e kuptoj pse KM-ja e futi ne ombrelle baba Takun…se eshte pronari i videotekes me filma porno….
JA AAAAAAAAAAAAAAAAAAA,,,,, ME NE FUNDE VIDIO ISHTE E VERTETE DHE JO MONTAZHE SICE E QUAJTI FBI E SALIUT.PRA SALIU ME NJE TE RENE SHPETOI TE BIRIN DHE PRESIDENTIN E SOTEM.PIKERISHTE PER KETE RAMA E DEKOROI PER TA VENDOSUR PRESIDENTE TE SHQIPERISE.
PO VODHE NJE KILE MILLE TE FUTE NE BURGE KY RAMA,NDERSA PO VODHE MILIONA DHE FLORI,DHE PO VRAVE RAMA TE BENE PRESIDENTE. SI DALIN JASHTETQITJA E POPULLIT KURE KAPIN MAJAT E KUPOLES SE SHTETIT.
similis simili edhe likja edhe SaDhiu edhe baba Taku edhe…edhe…edhe nuk po vazhdoj ma,po e la ne supance ….se me censurojne
Ju jeni per tju shpartalluar si ti i pari o Like ,e pastaj ai i pabesi Sale. Ju e keni kthyer kete vend ne komanden tuaj. Hajdute te tmerrshem .