Elisa Spiropali tregon si i përzgjodhi emrat e fëmijëve: Në fillim se pranonte bashkëshorti

3 Janar 2021, 18:08Politika TEMA

Ministrja Elisa Spiropali ka folur për emrat që i ka vendosur fëmijëve të saj. Ajo ka treguar në Rtsh se kriter kryesor që të ishin në gjuhën shqipe dhe të kishin kuptim.

Spiropali u shpreh se për emrin e vajzës ka kontrolluar listën e gjendjes civile dhe ka vendosur që t’ia vendosë emrin “Nalta”, pasi asnjë nuk e ka mbajtur këtë emër më parë.

“Fëmijët duhen shumë por unë e kam menduar punën e emrit pak gjatë në atë kohë, sepse doja që të ishin emra me tingull të fortë, të kishin muzikalitet, por të kishin kuptim dhe të ishin shqip. Besoj se Nalta dhe Kren i plotësojnë të gjitha këto, dhe po t’i bësh bashkë Krenaltë përsëri kanë kuptim. Kur i vura emrin vajzës kontrollova nëpër Gjendjen Civile a ka Nalta të tjera, nuk kishte, pra më rezultoi që ishte një emër shumë i veçantë. Tani janë shtuar disa, sepse është bërë publike dhe ka disa Nalta të tjera këtu dhe në Kosovë por jam e kënaqur me këtë”, tha ajo.

Ndërsa djalin fillimisht kishte vendosur ta quante “Lis”, por këtë emër nuk ia pranoi bashkëshorti pasi ngjasonte me emrin e saj.

“Po Kren, mendova disa opsione. Lis nuk ma pranoi bashkëshorti, se tingëllonte si emri im. Tha po t’ia vëmë Lis, duket sikur i ke vënë emrin tënd më tha. Kren më ka pëlqëyer gjithmonë kjo fjalë “kren” në vend të “kokë”. Fjala “nalt” më pëlqen më shumë se fjala “lart”, rrëfeu ministrja.

12 komente në “Elisa Spiropali tregon si i përzgjodhi emrat e fëmijëve: Në fillim se pranonte bashkëshorti”

  1. SON says:

    Kren ne Gjermanisht eshte nje rrepe pikante…ta gezoje po nuk kemi asnje interes per emrat e familjes tende….

    1. Doktor Mortja says:

      SON
      patjeter ne Gjermani!
      Zonja ju ka vendos emra shqip femijeve te vet jo femijeve gjermane!
      Po te ishte per ashtu, edhe gjermanet duhet ta heqin nga fjalori fjalen nene, sepse tingellon keq ne shqip!
      Ku i dihet, ndoshta ky Korona Virus ne nje te ardhme te shpejte mund ti ndihmoje shqipet te kene qarkullim gjaku ne tru!

    2. Matrapiku says:

      Jemi i vetmi popull qe nuk ka ne historin e vete emra te tradites se vete, sepse thjesht nuk kemi as tradita as kultur, por thjesht kopjojm te tjeret ne te gjitha aspektet, nuk eshte rastesi qe nuk ka emer Shqiptar me te vjeter se 60 vjet.
      .
      Psh Greqia ka nje “bagazh” te admirushem emrash, kaq shume sa i kane huazuar te gjithe popujt ne mbar boten.

  2. Sufllaqe per te gjithe says:

    Kriter kryesor qe te ishin ne gjuhen shqipe…..dhe emrat jane Nalta dhe Kren. Hahahahahahahaha……Paska mesuar nga lideri global kjo shurra, qe deshtimin ta shet per sukses.

  3. arbri says:

    Te gjithe qe kane emra te tille jane hibrid, dmth. te parode. Shqiperia ka emrat e vet shqipetare dhe te gjithe ato qe imitojne boten jae rrace gabelesh.

  4. maga says:

    Të lumtë.kjo tregon që je vajzë atdhetare. Jo si ca e ca që u vënë fëmijve emrat që të huajt u vënë qenve e maceve
    Ky duhet të jetë kryelajm,se jemi i vetmi popull në botë që u vënë fëmijve emra të huaj.
    Kjo tregon servilizëm dhe inferioritet
    .

  5. Anastasios Janullatos Haleluja says:

    Çfare ke bere moj e paudhe!!
    Έχετε φύγει από το μονοπάτι της ορθοδοξίας.
    Tora, pos tha tous vaftizi ta pedhja o Arqiepiskopos??

  6. Pordhe me rigone.... says:

    O Zot cfare tjeter cmenduri do te na shohen site!?
    Emrin e nanes apo te babes i harrove moj truthare!?
    Po pse lista e gj.civile ti lindi femijet moj truthare!?
    E more bastarde (atheoi) nuk keni as me te voglen cipe mbi fytyre…….po a ka me bukur sesa pasimi i perjetshem i emrave te te pareve tane(kjo dhe per myslot)!?
    Nejse,cfare te preseh nga injorancia .

  7. Sulo Pepja says:

    Ta gezoje djali emrin “Kokë” se Kren nuk eshte emer shqip!

  8. NaltVogli Juej says:

    ..kshtu,po i boher edhe qejfi NaltGjatMadhnshtis s Tij…zotit Bab I Shqiptarve..

  9. Nje qytetar neutral says:

    PO ti vajzes duhet t’ia kishe vene Mamica, se ben rime edhe me Cica, apo jo?

  10. Doganjer deshmitar says:

    Ehhh dogana shkrete Çfare ska pare e Çfare ska degjuar. 5 miljon sti fal kush. Rrofte dpd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje