ANALIZA: Misteri i një “rotacioni” me shumë enigma brenda dhe kush është krye-komandanti

4 Janar 2021, 19:12Politika TEMA

Përveç opinionit publik, ajo që quhet si rotacion apo vullnet për ndryshim, është një mister i madh edhe për vetë njerëzit që përbëjnë  “ansamblin amator të opozitës”.

Lulzim Basha, i cili është vetë-ofruar për kryeministër të vendit, nëse opozita që drejton ai do të fitojë zgjedhjet, ende nuk e di kush do të jetë ekipi që do të qeverisë.

Pasi nuk di ende se kush do të jetë skuadra që drejton qarqet dhe deputetët që do të çojë në betejën e 25 prillit.

Lulzim Basha ende nuk di se kush është sfidanti i vërtet i Edi Ramës në opozitën e tij, ai vetë, Sali Berisha, apo Ilir Meta?

Kjo, sepse përveç Bashës, edhe Sali Berisha e ka cilësuar publikisht betejë kandidimin e tij dhe jo karrierë; betejë për të mundur Edi Ramën.

Pas Berishës, edhe Ilir Meta e quan si “betejë titanike” mundjen e “regjimit të Ramës”, duke e konsideruar si bast personal.

Pra misteri primar është ai i lidershipit: kush është kreu apo kryekomandanti i ushtrisë që do të mundë Edi Ramën?

Në 2013, ushtria e Edi Ramës ishte e qartë kishte dy gjeneralë: ai dhe Ilir Meta përballë Berishës dhe njerëzit e dinin se kë kishin përballë; që do të kishte një qeverisje të PS dhe LSI-së, që firmosën një marrëveshje aleance në prani të krerëve të Partisë Socialiste Europiane në Shkodër.

Sot dihet, brenda grupit anti-Rama që është laraman, pra atij në selinë e PD-së, ku qeveris Basha, atij të lobit Berisha dhe familjes së tij, atij të grupit Meta dhe LSI-së, si dhe grupit të tij mediatik, por edhe aleatëve të PD-së e mbështetësve të tyre, se qëllimi është të rrëzohet Edi Rama.

Po askush nuk e di se ç’do të ndodhë në të ardhmen, pasi askush nuk e di ç’do të ndodhë sot.

Ka vetëm parashikime fataliste: Mediu ka thënë se do i kthehet jetës private nëse Rama merr mandatin e tretë, Agron Duka do të mbyllë politikën dhe Nard Ndoka ka thënë se nuk do t’ja shohë më bojën partive dhe zgjedhjeve.

Dule, Idrizi dhe Mesila Doda nuk janë shprehur ende në këtë rast.

Po Meta dhe Berisha çfarë do të bëjnë nëse humbin? S’e kanë thënë, përkundrazi kanë thënë që do të bëjnë gjëmën nëse nuk fitojnë.

Po prapë është enigmë se cili do të jetë roli i tyre nëse Basha arrin të bëhet kryeministër.

Meta ka hapur lajme se do të jetë ministër i Brendshëm, ndërsa vetë Basha as e ka mohuar dhe as e ka pohuar këtë mundësi.

Pra jemi në një ekuacion me të panjohura të shumta, kur gjëja më e qartë në këtë panoramë do të jetë jo thjesht se kush do të jenë ministrat e Bashës (edhe nëse dihet kjo gjë është krejt normale), por cili do të jetë konfiguracioni politik i kësaj opozite që kërkon rotacion politik.

Kush e kërkon rrëzimin e Edi Ramës kjo dihet, pasi bëhet fjalë për një aradhë të gjatë eksponentësh dhe qarqesh politike dhe jo vetëm.

Por kush do ta marrë pushtetin nëse Rama largohet, kjo ende nuk dihet, ose më mirë ka një drojë të madhe apo enigmë të shpegohet.

Vetë Rama, Erion Veliaj, por edhe eksponentë të tjerë të mazhorancës, kanë deklaruar shpesh se alternative e rotacionit është Berisha, Meta, Kryemadhi, Basha, Mediu, Ndoka, Idrizi etj.

Kjo fabul në fakt nuk është përgënjeshtruar nga vetë lidershipi i opozitës, qëi duke e sulmuar kryeministrin rreken të shpjegojnë se edhe nëse kjo është e vërtetë kjo fabul, është më e mirë sesa Rama.

Në fakt, kjo është edhe dilema reale e 25 prillit, madje ajo hamletjane: është apo nuk është Basha kryemjeshtri i rotacionit apo ka të tjerë pas tij….

9 komente në “ANALIZA: Misteri i një “rotacioni” me shumë enigma brenda dhe kush është krye-komandanti”

  1. Juristi says:

    Ekuacioni leshi,lloqe politikanesh per miletin.Ketu eshte me t’pame, me t’bome.

  2. Qerim Vidohova says:

    Vallahi, kete situat vetem nje mendje brilante si ajo e Bamir Topit mund ta zgjidhe. Dhe ai e zgjidh ne menyre eksplicite, fondamentale, ne rezonance me faktorin relevant te huaj dhe ne akordance te plote me zonjen, tash se fundmi te cliruar nga vargonjte e skllaverise martesore, Grida Dume. Dhe per ta mbyllur ashtu sic vetem komentuesit te palodheshem Kol Brana i Mokres ika hije nje mbyllje e tille e komentit, ju flm.

  3. Dull tropoja says:

    Nese ceta e banditeve vjen ne pushtet vendi shkon per lesh per nje 10 vjecar.

  4. 2021 says:

    po pse mo me vizë shkruhet kryekomandanti?
    ca shpellaresh jeni se nuk po e kuptojme
    keni punesu femije

  5. 2021 .......... says:

    po pse mo me vizë shkruhet kryekomandanti?
    ca shpellaresh jeni se nuk po e kuptojme
    keni punesu femije

  6. 2021 .......... says:

    po pse mo me vizë shkruhet kryekomandanti?
    ca shpellaresh jeni se nuk po e kuptojme
    keni punesu femije
    apo e beni me qellim

  7. Demokrati i vërtetë says:

    Kadale, kadale! Mos prit të flasë tani dhe Bamka, se ai ‘flet me heshtje’. Kështu ka thënë më duket “Horri i Bulevardit”, kur qe president, cilësim ky i Berishës, që e emëroi atje, me vota të trafikuara nga Nano!
    Ec e mos thërrit pastaj me zë të lartë: “Moj kasolle ku na mblodhe!”

  8. Patrioti. says:

    SPAK po ju thote e di qe po me beni kakardhi po prisni mor qafira se do tju zhduk te gjitheve hapu xhipe.Ju poliqenet e sotem jeni mjeran te gjithe ju ne 25 prill nuk do jeni me ne politik.Por do jeni ne rece prison .
    Populli Shqipetar ju ka fshire nga harta ju poliqenet e vjeter. Mos beni sikur jeni ne qender te vemendjes tone .Jive ju ka ngelur vetem nje gje te beni qoka te njeri tjeteri. Kuse LSI do jete partia e pare qe do fitoj mandatin per ne burgun e recit .

  9. Velo says:

    Uauuuu më kujtuat Bamirin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje