‘Ramën e ka kapur ankthi elektoral’! Andi Bushati e Baton Haxhiu përplasen rreth lëvizjeve në qeveri: Ka zgjedhur strategjinë e duhur

4 Janar 2021, 20:42Politika TEMA

Në emisionin “Shock” të drejtuar nga gazetarja Bruna Çifligu, dy gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Baton Haxhiu analizuan lëvizjet e fundit në kabinetin Rama.

Kjo taktikë e shefit të qeverisë për z. Bushati është një manovër elektorale dhe tregon se fokusi nuk është tek mirëqeverisja e qytetarëve, por tek sigurimi i mandatit të tretë.

“Unë mendoj se Edi Rama del më i dobët, sepse ai tregon në sy të publikut se ai vendos ministra në funksion të halleve elektorale të Edi Ramës.

Një njeri i cili nuk është i aftë elektoralisht hiqet nga ministria. Mendohet për PS, jo për shtetin, mendohet për mandatin e  retë dhe jo për qeverisjen e vendit. Ramën e ka kapur ankthi elektoral’, tha ai.

Ndryshe nga Bushati, Baton Haxhiu thotë se kryeministri Rama ka zgjedhur strategjinë e duhur, kur ka vendosur të rikthejë ministrat politikë në qeveri.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të ketë fare frikë pse ka vendosur të rikthejë ministrat politikë. Strategjikisht kjo është e menduar mirë.

Sa i përket dy figurave nga Kosova, ata realisht nuk kanë pasur funksion elektoral, kanë pasur  funksion profesional. Ata kanë qenë të suksesshëm brenda qeverisjes”, tha ai.

“Emrat e rinj janë pika të forta elektorale të PS. Janë njerëz që kanë pasur një të shkuar në qeveri. Besa Shahini dhe Gent Cakaj nuk janë paragjykuar si kosovarë, janë paragjykuar për shkak të katapultimit si kukullat e Edi Ramës. Për mua të gjithë po”, theksoi ai.

Gazetari Haxhiu në studion e emisionit “Shock” theksoi se kryeministri Rama është i vetmi që ka ndryshuar ministra në pikat kur ka pasur kriza, ndërsa theksoi se paraardhësit e tij nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Rama është i vetmi që ka pasur guxim të ndryshojë ministra në pikat ku ka pasur kriza. Ai ua numëron gabimet”, u shpreh ai./euronews

2 komente në “‘Ramën e ka kapur ankthi elektoral’! Andi Bushati e Baton Haxhiu përplasen rreth lëvizjeve në qeveri: Ka zgjedhur strategjinë e duhur”

  1. vlora says:

    E sigurt qe cfardo te bente qeveria Andi .co do e nxirnin klecken psh neqoftese do siguronte dhe nga 2 vaxina per cdo shqiptar do thoshnin nuk u siguruan ne dhjetor,atehere duheshin sic thoshte Erjon Dasho,tjeter mjek sharlatan kur te vijne vaxinat njerezit do jene sheruar.Paguhen per te nxire cdo gje me nje fjale si puna e qenit leh per ate qe e ushqen

  2. Luli says:

    Gabim i madh i Edi Rames eshte se eshte shume mos perfilles per mendjet e medha te kategorise Bushati me shoke.ne nje kohe qe vlersimi i publikut.per analizat dhe mendimet qe japin keto koqe(koka).vlersohet si i domosdoshem per te shkuar deri ne hale.po E.R tall koqet me ta dhe e ka te domosdoshem prononcimin e tyre.si perfaqesues te opozites halore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje