Rama i përgjigjet Metës: Propaganda me largimet e shqiptarëve, shëmti e madhe. Në 25 prill shqiptarët duhet ta shqelmojnë jashtë politikës ndërmarrjen private të LSI-së

5 Janar 2021, 11:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas statusit të presidentit Ilir Meta në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Rama i kujton Metës se i është referuar një raporti të bërë për periudhën e para 5-6 viteve më parë dhe thotë se pikërisht kjo është arsyeja pse shqiptarët “më 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së”.

“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë!

A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së!

Çfarë degradimi!”-shkruan Rama. (TemA)

1 komente në “Rama i përgjigjet Metës: Propaganda me largimet e shqiptarëve, shëmti e madhe. Në 25 prill shqiptarët duhet ta shqelmojnë jashtë politikës ndërmarrjen private të LSI-së”

  1. Albani says:

    Je shume i bute me keta plehra zoti KM.
    Veprimet e qeverise sociliste per keto vite ju zene syte dhe ju ndjellin shume frike ,se edhe sikur nje dite te marrin pushtetin ata perseri do te turperohen se nuk dine te drejtojne se kane ne perberje njerez ekstremishte te pa ditur dhe te pa shkolluare,e kjo nuk eshte parti por tamam nje ndermarrje private ku pronari do vetem copen me te madhe.
    Shpresojme se leksioni qe do tu jape populli shqiptar me 25 prill do vleje per ata ne radhe te pare dhe per partite e tjera qe gjoja funksionojne por ne fakt vetem marrin leke nga taksat tona , e kjo eshte e pa drejte.Keta qe duane parti ne radhe te pare duhet te studiojne dhe mesojn e se çfar jane pertite dhe si funksionojne ne boten mbare duke hequr dore nga formimi i partive familjare dhe private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje