Deputeti gjerman reagon ashpër pas bllokimit të bisedimeve: BE duhet të bëhet më e besueshme, po humbet kredibilitetin

5 Janar 2021, 10:32Politika TEMA

Deputeti gjerman i ekologjistëve dhe presidenti i Shoqatës gjermane për Europën Juglindore, Manuel Sarrazin, për DW flet për problemin e refugjatëve në Europë, të ardhmen e zgjerimit të BE-së e politikën ndaj Ballkanit.

Zoti Sarrazin, cilat janë temat prioritare të BE-së më 2021 lidhur me Europën Qendrore dhe Juglindore?

Manuel Sarrazin: Mendoj, se pas vitit të trazuar 2020 – kuptohet nga koronavirusi, por jo vetëm – dy gjëra janë ekstrem të rëndësishme: Për Europën Qendrore është e rëndësishme të ruajë unitetin! Ndërsa për Europën Juglindore, për Ballkanin Perëndimor duhet të forocohet perspektiva e zgjerimit dhe të bëhet më e besueshme.

Fillimisht ne duhet që të ndryshojnë menjëherë këto prapraktheu të forta sa i përket kredibilitetit të projektit me mosmundësimin dy herë radhazi të hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në mënyrë që ne të hapim atje bisedimet dhe t’u japim vendeve përkatëse një rrugë realiste për në BE.

Mbështetja për një zgjerim has në pengesa brenda vetë BE-së dhe duket e pamundur, që procese të tilla të avancojnë me vende si Kosova apo Bosnjë-Hercegovina. A mos vallë lipset një tjetër perspektivë për rajonin?

Ne kemi nevojë për një pozicim të qartë duke u thënë këtyrë vendeve: Ju duhet të jeni pjesë e BE-së! Pa këtë artikulim të qartë nuk do të kishte qenë i mundur zgjerimi as më 2004 e as më 2007. Askush nuk do të jetë vetëm anëtar i klasit të dytë në një klub.

Tani në krizën e koronavirusit politikanët e Ballkanit Perëndimor kritikojnë BE-në që nuk i mbështet mjaftueshëm ata. A është e drejtë kjo?

Por mendoj, që shumë njerëz në përgjithësi e shohin, se BE-ja do të mbetet një aktor aktiv në këtë rajon, edhe kur është fjala për luftimin e pandemisë apo të pasojave ekonomike të saj. Në fakt kushdo që jeton në rajon e ka të qartë, që nuk ka një alternativë të dytë, ndaj së cilës të mund të orientohesh, veç tregut më të madh të brendshëm në botë, që ndodhet direkt në kufijtë e shtetit të vet dhe që ka mbërritur në mes të  rajonit.

Një temë e rëndësishme e BE-së lidhur me Europën Juglindore është problemmatika e refugjatëve. Politikani kristiandemokrat Friedrich Merz është pozicionuar lidhur me këtë çështje duke thënë qartë, se njerëzit duhet të qëndrojnë në vendet ku janë aktualisht, në Bosnje apo në Greqi, e duhet të trajtohen atje e jo të lejohen të mbërrijnë në Europën Qendrore. Cila është përgjigja juaj  ndaj kësaj deklarate?

Pozicioni gjerman është i njohur prej kohësh, që ne jemi për një shpërndarje të drejtë dhe duam që të mos i lemë vetëm në këtë situatë as Greqinë dhe as Bosnjen. Nëse sheh situatën e refugjatëve në Bosnje, e ke të qartë që përkujdesi në vend nuk funksionon.

Për mua është jo realiste të besosh, se atje mund të organizohet përkujdesja ideale, aq sa ajo të ishte e pranueshme në aspektin humanitar. Në fund të fundit këta njerëz nuk duan të qendrojnë në Bosnje, por duan të vijnë në BE. Ndaj një „program instalimi” në ndonjë kamp luksoz është tërësisht jo realist. Ne duhet ta zbusim gjendjen akute humanitare të njerëzve. Por ne duhet edhe të avancojmë, nëse duhet që refugjatët të shpërndahen, qoftë vullnetarisht apo përmes kontigjenteve. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të lihet ashtu siç është situata e refugjatëve./DW

1 komente në “Deputeti gjerman reagon ashpër pas bllokimit të bisedimeve: BE duhet të bëhet më e besueshme, po humbet kredibilitetin”

  1. Kim été says:

    Do vazhdon urrejtja jon ndaj Gjermanis nga mos antarsimi ynë dhe në BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje