Lulzim Basha, 3 muaj para zgjedhjeve është pa drejtues të degëve të PD dhe qarqeve, pa kandidatë dhe pa koalicion

5 Janar 2021, 12:14Politika TEMA

Muajt e parë të këtij viti do të jenë të rëndësishëm për opozitën.

Dy çështje, të cilat presin ende që të mbyllen janë marrëveshja e koalicionit dhe drejtuesit e mbetur të qarqeve.

Në 15 dhjetor 2020 në konferencën e fundit për shtyp që pati me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se puna për drejtuesit e qarqeve është duke vijuar.

“Procesi po avancon në mënyrë të përditshme dhe jam i sigurt që pjesë të këtij procesi kanë interes publik, pjesë të tjera merren vendime, disa ju i publikoni, disa jo, procesi vazhdon.

Gatishmëria jonë dhe e opozitës së bashkuar për t’iu përgjigjur thirrjes mbarë popullore, për të larguar Edi Ramën më 245 prill është e plotë dhe e gjithanshme”, u shpreh Basha.

Në 22 dhjetor u prezantuan 2 prej tyre, që së bashku me Bujar Leskajn në Vorë, i bërë publik me më herët, e çojnë në 3 numrin e drejtuesve të qarqeve.

Ndërkohë që 9 qarqe të tjera mbeten ende pa drejtues, kur na ndajnë me pak se 4 muaj nga dita e zgjedhjeve.

Çështje tjetër që pret zgjidhje është edhe marrëveshja e koalicionit.

Opozita ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të dalë me 1 listë të përbashkët, apo me 2 lista, ndërkohë që aleatët e saj si Fatmir Mediu apo Agron Duka, e kanë cilësuar si të vonuar vendimmarrjen për ketë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje