Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, e pyetur për sigurimin e 500 mijë váksinave për Shqipërinë, deklaroi se ky është një lajm i madh për shqiptarët. Xhunga theksoi se në rastin e váksinimit, Europa tregoi se është bashkë, kurse shtoi se pozita e opozita, për këtë rast, duhet që të lënë ndasitë.
“Fishekzjarret erdhën pranë shtëpive tona. Kur pamë këtë gjë, menduam që “dritë pastë ky vit”. Europa tregoi dhe këtë herë se është bashkë, se nisi váksinimi. Ky moment tregoi sa e rëndësishme është të jesh europian. Është një lajm shumë i mirë për ne që do vijnë 500 mijë váksina. Është një lajm i madh që në Shqipëri nis váksinimi. Nuk pritej kjo gjë. Ne jemi trajtuar si vend ballkanik. Ne kemi Anglinë, që është mbyllur. Jemi në moment, kur gjithë bota është rrëmujë. Nuk jam shumë e interesuar për fushatën politike, por jam interesuar për fushatën e váksinës.”, tha Xhunga. Rudina Xhunga u shpreh se politikanët shqiptarë duhet të jenë bashkë në fushatën ndaj váksinës në këta kohë.
“Ka edhe ndarje, mes atyre që besojnë shkencën e ata që nuk besojnë shkencëtarët. Lajme të mira edhe për Kosovën. Shqipëria e Kosova janë bashkë edhe në fushatë váksinimi. Mund të ketë goditje ndaj kësaj fushate váksine, që do na nxijnë, por nuk është gjë e mirë. Fushata elektorale duhet të bashkojë të gjithëve, duhet të bashkohemi Rama, Basha, Kryemadhi, Meta, Berisha. Në këtë moment, klasa politike të bëhet bashkë e të flasin për fushatën e váksinimit. Unë besoj se Basha do jetë bashkë në fushatë váksinimi me Ramën. Kjo do jetë periudha e fundit e koronávirusit dhe do marrë më shumë jetë njerëzish. E vetmja për të shpëtuar jetën tonë është váksinimi.”, u shpreh Xhunga. Më tej, Xhunga vlerësoi se pa váksinim, fatkeqësisht, nuk do mundemi të dalim nga gjendja ku ndodhemi.
“Rama bëri maksimumin për marrjen e váksinave. Pa váksinë nuk do dalim nga kjo gjendje. Mendoj se Air Albania është vendi më i mirë në vend për váksinimin. Personalisht, mezi pres te váksinohem. Shkollat në Angli fillimisht u mbyllën, sepse vìrusi i ri është ngjitës. Ky vìrus është i çuditshëm dhe i pabesë. Prandaj, duhet të váksinojmë veten.”, deklaroi Xhunga.
BRAVO ke then nje te vertet qe RAMA BURE SHTETI beri te pamunduren qe siguroi VAKSINA
Po me Bashen nuk punohet se do ket vetem pengesa
Basha nje GENJESHTAR Klasi Mashteus kjo eshte puna qe ben Mire ay me shok
Qysh jo ore. E siguroi ore ,biles edhe Kosoves do i jape ca. Kshu tha per zotin. Vetem se sot Kosova pra ministri kosovar i mjekesise deklaroi pa buje e shamate se Kosova siguroi 500 mije vaksina nga Pfizer dhe 360 mije te tjera gratis nga COVAX. Sesi ja bene kosovaret pa 5 dite shoping ne Nju Jork te siguronin 860 mije vallai se marr vesh. Po tani lideri ine do ja dhuroje ca Kosoves?
Rudine moj xhan bej vaksinen e leri kush pajtohet me ke.. Opozita te ka dale nga Parlamenti e jo me te behet me qeverrine.. Kane halle te thella ata mos u bej naive..