Ylli Manjani: Edi Rama, ministri i Jashtëm më i dobët që kemi pasur ndonjëherë

5 Janar 2021, 18:38Politika TEMA

Ylli Manjani thotëse se Edi Rama do të mbahet mend si ministri më i dobët që ka pasur vendi.

“Zyrtarisht ministri i jashtëm më pa rezultate në historinë e Shqipërisë mbetet Edi Rama. Ky i fundit e mbajti këtë detyrë prej 2 vitesh.

Në këto dy vite Shqipëria vetëm u largua nga Europa, ftohu ndjeshëm marrëdhëniet me Gjermaninë, ngriu marrëdhëniet me Këshillin e Europës, nuk pati asnjë rol për të luajtur në NATO.

Vitin e fundit madje, drejtuam dhe OSBE-në, por hiçgjë bëri ministri ynë i jashtëm Rama. As vendin e Komisionerit të mediave nuk arriti ta marrë për të emëruar Ditmir Bushatin.

Asnjë rezultat as në mbështetje të Kosovës. Asnjë shtet i ri nuk e njohu Kosovën, sa kohë Edi Rama drejtoi ministrinë e Jashtme. Nuk luajti dot asnjë rol, as indirekt në nënshkrimin e protokolleve Kosovë-SHBA dhe SHBA- Serbi.

I vetmi sukses ishte dështimi i idesë së Edi Ramës për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa i takon minischengen-it, kjo është prova fatale se si politika e jashtme e Esi Ramës dështoi të afrojë Shqipërinë me Europën dhe vetë Schengenin! Është provë që u nisëm për Bruksel dhe devijuam në Beograd!!! Ndaj ministër të jashtëm më të dobët se Edi Rama nuk kemi patur asnjëherë”, shkruan Manjani.

1 komente në “Ylli Manjani: Edi Rama, ministri i Jashtëm më i dobët që kemi pasur ndonjëherë”

  1. Besart says:

    Ylli Manjani pasi e “ndriti” si zv minister i transportit dhe minister i drejtesise eshte kthyer te jape mendim se kush ishte ministri me i paafte i jashtem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje