Sondazhi e nxjerr LSI në 'rënie të lirë', Kryemadhi: Ua them unë, është lajm i sponsorizuar nga Rama. Mua më del me 40 deputetë

5 Janar 2021, 19:15Politika TEMA

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI nuk eshte dakord me shifrat qe nxjerrin sondazhet ne Shqiperi, pavaresisht se ku dhe nga kush organizohen.

Ajo ka reaguar për rezultatet e sondazhit Piepoli të publikuar disa ditë më parë nga një faqe europiane që e tregon LSI-në me rënie 2 deri në 4%.

Kryemadhi ka deklaruar në “Top Albania Radio”, se sondazhi është bërë nga kompania e Baton Haxhiut dhe Karlo Bolinos, më pas është “sponsorizuar nga zyra e Ramës”.

Ajo tha se sipas faqes angleze “Strawpoll”, LSI do të arrijë 40 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit te ketij viti, duke perafruar nje rezultat sipas saj mbi 31 perqind!

“Ua them unë, ky është një sondazh. Ky është një lajm i sponsorizuar nga zyra e Ramës që e ka nxjerrë në një faqe europiane.

Dhe shikoni çfarë thotë, ky institucion nxjerr edhe Piepolin, sondazhi që punon për Baton Haxhiun dhe Karlo Bolinon.

Tani e ka nxjerrë LSI-në që do shkojmë 3-4% sipas rezultatit të këtyre.

Mua më del 31.76% një sondazh që e bën një faqe angleze, pra ma nxjerr me 40 deputetë LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

9 komente në “Sondazhi e nxjerr LSI në ‘rënie të lirë’, Kryemadhi: Ua them unë, është lajm i sponsorizuar nga Rama. Mua më del me 40 deputetë”

  1. Ilir says:

    As 4(kater) nuk do te arrije lsi.

  2. Pilafi says:

    Është një sondazh në Katundishtë të Këlcyrës që e nxjerrë LSI-në me 71 deputetë e gjysëm.

  3. k says:

    Duhet të ndërrosh filxhanin ,zonjë.

  4. Voto PARTIN SOCIALISTE says:

    Jo koment per parashikimet,
    Jam i sigurt qe une do votoj PARTINE SOCIALISTE.
    Si 85 % e Shqiptarve.

  5. niku says:

    E ka gabim jo 31.76 por 31.77 fiton mona.

  6. Tirana says:

    Kesaj i thone shkerdhatokraci familjare.

  7. Kur nuk dalin llogarite says:

    Paska renie,se me pare deklaronte mbi 36 per qind.Te gjithe syte nga Leshte e Lise i kane.

  8. Besri says:

    Lsi eshte 6-8 deputete. Dhe aq e ka forcen reale bazuar ne antaresine qe ka. Ka 60 mije antarete rregullt. Shumzoi per 2 pjestare familje shkojne 100-120 mijë. Prandaj po beri luli numrat e vet, ps shkon opozite. Po nuk i beri, mandat7 i trete eshte per ramen.
    Kaq. Rrini te qete.

    1. Olimpia says:

      Mendoni…Piepoli drejtohet nga Batoni dhe Bollino…. Pra instituti me I rendesi shem Italian drejtohet nga Shqiperia.. Mjafton kjo logjike idiote per te kuptuar degjenerimin e Mones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje