E vërteta e dekretit grek për kufirin: Mbyll vetëm gjiret, kufirin me Shqipërinë e vendos Gjykata e Hagës

5 Janar 2021, 20:06Politika TEMA

Pak ditë më parë presidenti grek ka miratuar dekretin për mbylljen e gjireve detare nga ishujt greke në detin Jon deri në kepin Tainaro në Peloponez.

Dekreti që disponon Top Channel nuk përcakton aspak zgjerimin detar me 12 milje. Përballë Shqipërisë do të mbyllet gjiri i Korfuzit në dy skajet e tij dhe nga vija bazë më pas diskutohet kufiri me Shqipërinë e cila sërish mbyll gjiret e saj. Kjo është harta e zonës.

Por kjo ndarje do të bëhet me marrëveshje në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Kjo është dakordësuar disa muaj më parë dhe u bë e ditur nga kryeministri Rama.

Ky dekret nuk përcakton zgjerimin e kufirit grek nga 6 në 12 milje. Sepse kjo duhet të bëhet me një ligj të veçantë.

Qeveria greke e ka çuar një projektligj për zgjerimin e kufirit në parlamentin grek, por ai parashikon zgjerimin me 12 milje në ato zona ku ka hapësirë dhe ku largësia me vendin fqinj është mbi 24 milje.

Në këtë rast me Egjiptin dhe me Italinë me të cilat Greqia e ka tashmë një marrëveshje për detin. Ndërsa me Shqipërinë është e pamundur sepse hapësira detare mes dy vendeve është shumë e ngushtë dhe nuk lejon zgjerime të tilla.

Për këtë arsye është thirrur në ndihmë gjykata ndërkombëtare e Hagës e cila do vendosë në bazë të ligjeve ndërkombëtare të njohura nga të gjitha vendet. (TCH)

11 komente në “E vërteta e dekretit grek për kufirin: Mbyll vetëm gjiret, kufirin me Shqipërinë e vendos Gjykata e Hagës”

  1. Kim été says:

    Rusia u ndëshkua për Krimen, ndërsa Greku urohet për zgjerime ilegale. Do e ketë të vështir brezi pasardhës ti jap zgjidhje këtij problemi djallëzor që po përjetojm sot. Shikoni Armenin me Azerbajxhanin ose sërish ne me Sërbin për luginën e Preshevës.

    1. Sancho says:

      Po nuk eshte ilegale o trap! Cdo shtet ka te drejten ta vere kufirin 12 milje nga bregdeti pa hyre ne ujrat teritoriale te nje vendi tjeter.
      Shqiperia e ka bere kete ne 1990.

  2. Roberto says:

    Po Shqiperia nuk mund ti pergjigjet Greqise me te njejten monedhe?? Te mbylle gjiret e Sarandes dhe Vlores????? Asnje cm nuk duhet ti japim Greqise. Deti eshte i yni dhe pike.

  3. Bekim Peja says:

    Vendimin e kësaj gjykatë nuk e pranojë Kroacia për kufirin e saj me Slloveninë, për arsyetim ishte që Kroacia kishte vërejtur korrupsion në atë gjykatë. Nuk pres vendim të drejtë nga kjo gjykatë, por tjetër zgjidhje nuk ka më jevgjit,,grekë ” meqë nuk jemi në pozicion të mirë.

  4. Dritan says:

    Po Qeveria e Shqiperise perse nuk i mbyll gjiret e veta njesoj sic ben greku.
    Gjirin e Sarandes p.sh.
    Apo jua kane futur greket te dy kembet ne nje kepuce.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Greku e tha shumë hapur. . ‘Shqipërinë e blej me 50 mln euro ‘ ..atë që unë nuk kuptoj dot është fakti përse edi rama nuk prononcohet. .përderisa ish min i jashtëm grek Koxhias ta faktoi ,përse kjo heshtje. ?.përse hesht media? është e akuzuar drejtpërdrejt për ryshfet si media si kisha ortodokse gjithashtu edhe segmente të politikës shqiptare. .askush nuk prononcohet ..populli shikon si i shastisur dhe nuk ka fuqi të veprojë. .
      Po kthehem këtu tek kjo puna e kufirit detar…ne si Shqipëri nuk na nxiton absolutisht asgjë për të shkuar sa më shpejt në një marrëveshje me greqinë. ..Greqia nga ana e saj na ka diskretituar ka tallur leshtë me ne si i ka dashur qejfi na ka bërë presione dhe shantazhe nga më ofendueset na ka tundur sistematikisht në fytyrë se ‘rruga evropiane e Shqipërisë kalon nga Athina ‘ dhe më absurde është se Greqia mban në fuqi ligjin e luftës. .epo boll mor Edi. .u lodhëm duke të thënë tradhëtar u lodhëm duke ju ndjekur ty saliun dhe ilir metën në stafetën tuaj te tradhëtisë kombëtare. .dikush duhet ti thotë stop tradhëtisë. .Shqipëria e jugut po shkon një hap larg Krimesë dhe ‘ fitoret greke’ mbajnë firmën Rama Berisha Meta. .dikush duhet të veprojë përpara se të jetë tepër vonë. .

  5. Shqipetari-Berlin says:

    “Gjatoshi ” Rama..ka beri nje GABIM te “Shpjegushem”….Pse??
    se pari Rama nuk ka pse te beje Avokatin e GReqise dhe te Deklaroj se Greqia ka te “Drejte te zgjerohet”???Po ka por si??apo mos valle Rama u shantazhua nga Greket??
    1-Rama do te haje “trahana” ose Arapash Turke ne Stamboll te Erdokani…dhe Rama dhe Shqiperia(Politikanet)…duhet te Perfitonin nga Grindja Greko-Turke…pa Prishur Marredhenjet me Turqine,..
    2-Greqia me “Ndihmen” qe i jepe Shqiperise,per Integrimin ne Be-ka Pushtuar territore Shqipetare pa Lufte me Varreza….mos valle duhet ta quajme Ndihme??THjeshte Nenshtrim perballe Greqise Arrogante,qe Luan me “Letren” e refugjateve Shqipetare ne Greqi…
    @@Gjithe se si Shqiperia nuk ka pse Favorizon Greqine…thjeshte le te qendroj Neutrale..por a mundet????????
    @@SKANDALOZE eshte se Greqia nuk i NJehe Vendimet e GHJykates Nderkombetare kur nuk jane ne Favore te saj…a e di kete Palloshi-Rama??

    1. Shqiptari Vicidolit says:

      Ta ka kurdis trurin Saliu mire ty. Vetem gjatosh shikon.

    2. Shqupisti leshedhise says:

      Te ka programs Salistani te botosh te njejten gje c’do minute

  6. mik says:

    Asnje centimeter det nuk mund te marre Greqia pa aprovimin e Shqiperise.
    Pse nuk i ndodh vendeve te fuqishme kjo gja, veç vendeve te varfera ?
    A mos gjithmone jane vendet e varfera ne gabim ?

  7. A says:

    Sa gjeresi do kete cdo ishull? othoni? 3 apo 12 milje? Nje ishull s’duhet te kete te njejten gjeresi si kontinenti qe Ka 12 milje. Pse nuk flasin per kete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje