Kantautori dhe këngëtari Kujtim Prodani ka humbur jetën ditën e sotme pasi ishte infektuar me COVID-19.
57 vjeçari ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Prodanit, është konfirmuar nga të afërm të të ndjerit.
Më 30 dhjetor kantautori publikoi një foto me maskë oksigjeni nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa e quante virusin një flamë të keqe.
“Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”, shkruhej nëpostimin e tij në rrjetet sociale.
Prodani ka qenë një kantautor i njohur për publikun shqiptar, ku gjatë mbi 30 viteve karrierë është prezantuar me krijime tejet origjinale.
Ai ka marrë pjesë gjithashtu në festivale të ndryshme, ku ka spikatur sidomos për tekstet e tij. I ndjeri ishte i biri kompozitorit Agim Prodani, një prej themeluesve të muzikës së lehtë shqiptare, dhe këngëtares Anita Take.
“Ju flet korona”, kënga e Kujtim Prodanit në fillimet e pandemisë
Ndërkohë më datë 27 prill, Prodani publikoi një këngë, të cilën ja kushtoi situatës aktuale në të cilën ndodhet vendi ynë dhe e gjithë botë për shkak të pandemisë Covid-19.
Kënga e tij titullohej “Ju flet korona”. (TemA)
Ngushellime te sinqerta Familjes se Kanautorit Prodani .
Largohet nga jeta edhe nji pinjoll i Familjes se shquar te Muzikes
Kujtim Prodani .
U preht ne Paqe …
Ngushellime per kete djale te mire dhe nje nga artistet e familjes Prodani. U prehsh ne paqe. Ky virus te mori ty para kohe por dhe artiste te tjere jane larguar nga kjo bote.Zoti qofte me ju Kutim. Tashme je prane prinderve te tu. ???
Njeri i mire shume.
Qytetar i klasit te pare dhe qytetar i vertete i Tiranes.
Ishte edhe mik i familjes dhe xhaxhait tim.
U prehte ne paqe bashke mamane dhe te atin e tij.
Zoti qofte me ta.
…ska zot , perse nuk mer Saliqenin e ndyre dhe gjith qelbesirat e kombit por me jeten e nje njeriu model qe rezatonte miresi. Ska zot , zoti eshte per ti qire motren ……..u prehte ne paqe
Ngushellime familjes dhe miqve. Shume keq qe po largohen nga kjo bote shume njerez.
E shikoja shpesh kur vraponte nga Liqeni Tiranes. U prefsh ne paqe, o njeri mire!
Sa Lajm i hidhur!
Qofsh ne drite te perjetshme Kujtim! Nga diaspora, muzika dhe kreativiteti i tij na ka qene prane ne jeten e veshtire te emigrantit.
Ngushllime te afermeve dhe miqve te tij,njeri i mire qe i ka dhene muzikes krijime te vecanta qe do te mbahen mend per nje kohe te gjate.Jeta e tij ishte shkurrter por me krijime te pelqyera per publikun.