Pasi ish ministri i LSI Nasip Naço zyrtarizoi bashkimin me PS, ka ardhur reagimi i parë nga kjo forcë politike.
Drejtuesi i LSI për Qarkun Berat Ardit Çela është shprehur se nuk kanë kohë të merren as me Blendi Klosin dhe as me shoqëruesin e tij të pestë, duke shigjetuar Nasip Naçon.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se çdo ditë është në mesin e njerëzve dhe sipas tij LSI do të jetë forcë e parë në Berat.
“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit.
Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”, shkruan Çela
Naco nuk i lejoj vehtes te perdoret
nga Cifti me Pervers dhe i qelbet i Politikes Shqiptare