Situata nga Covid, mjeku: Do të kemi një verë shumë më të qetë

6 Janar 2021, 09:30Sociale TEMA

Mjeku Arian Mezini thotë se situata në spitale e krijuar nga pandemia është më e lehtësuar.

Sipas tij, në gjysmën e dytë të Janarit, pritet një rritje e rastev, por jo në ato shifra që u raportuan në dy mujorin Nëntor-Dhjetor.

“Do të ketë një shtim të rasteve por jo në ato shifra që pamë në Nëntor apo fillim Dhjetori.

Vërejmë dhe nëpër spitale shtrimet janë ulur ndjeshëm. Rastet që shtrohen nuk i kalojmë 5-7 maksimumi në një ditë të caktuar deri në 10.

Kurse para një muaji shkonte deri në 40. Kjo më bën të mendoj se dy javëshi i fundit i Janarit do të shënojë një rritje por jo në ato shifra siç ishin në Nëntor”, u shpreh Mezini i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”!

Duke iu referuar studimit të akademikut Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli, ku thuhej se rreth 50 përqind e popullsisë në Tiranë e kanë kaluar koronavirusin, mjeku u shpreh optimist se dhe me nisjen e vaksinimit vera e ardhshme do të jetë më e qetë

“I besoj studimit të profesor Genc Sulçebe dhe Alban Yllit sesa i saktë është, por shifrat aty sorollaten tek 40-50 përqind.

Gjysma e njerëzve e kanë kaluar Covidin dhe ne kemi krijuar një përqindje të asaj që quhet imuniteti kolektiv.

Nëse do të kemi dhe vaksinën besoj na duhen dhe 2 milionë doza të tjera, kam përshtypjen se do të kemi një verë shumë më të qetë”, theksoi ai.

1 komente në “Situata nga Covid, mjeku: Do të kemi një verë shumë më të qetë”

  1. andi says:

    Doktor Ariani eshte nje nder 7-10 doktoret qe flasim me mire dhe me me pergjegjesi per Covid. Vertet na kane dhene shprese dhe besim dhe na kane qetesuar me vleresimet e tyre per situaten. Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje