A është varrosja e të vdekurve një praktikë unike për ne, apo edhe njerëzit e tjerë të hershëm si Neandertalët e bënin këtë ritual? Prej shumë kohësh kjo është një temë e nxehtë debati mes arkeologëve.
Dhjetra skelete të varrosura të Neandertalëve janë zbuluar në Europë dhe pjesë të Azisë gjatë 150 viteve të fundit. Megjithatë, ato të ruajturat më mirë, u gjetën në fillim të shekullit 20 dhe nuk janë gërmuar duke përdorur metoda moderne. Kjo ka çuar në skepticizëm nëse praktika e varrimit te Neandertalët ishte e qëllimshme.
Një analizë e re e një skeleti 41000 vjeçar të një fëmije Neandertal, i gjetur në një shpellë franceze në vitet 1970, ofron prova të reja se njerëzit e Epokës së Gurit i varrosnin qëllimisht të vdekurit.
Studiuesit francezë dhe spanjollë rishikuan mbetjet duke përdorur metoda moderne të teknologjisë së lartë, rigërmuan vendin origjinal arkeologjik ku u gjetën eshtrat në La Ferrassie, në jugperëndim të Francës dhe shqyrtuan shënimet nga gërmimi origjinal.
Përfundimi i tyre? Kufoma e një Neandertali 2-vjeçar u vendos qëllimisht në një gropë. Disa të dhëna por kryesisht pozicioni i skeletit sugjeroi që fëmija ishte vendosur atje qëllimisht. Koka, e pozicionuar nga lindja, u ngrit më lart se pjesa tjetër e trupit edhe pse toka ishte e prirur për në perëndim
Studiuesit nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, Muséum National d’Histoire Naturelle në Paris dhe Universiteti Bask në Spanjë identifikuan 47 kocka që i përkisnin skeletit të fëmijës që nuk ishin zbuluar më parë. Fëmija ishte vetëm një nga tetë grupet e mbetjeve skeletore të gjetura në vend.
Prova të tjera të të ceremonive të varrimit janë gjetur gjithashtu në një nga vendet më të famshme të Neandertalëve, shpella Shanidar në Kurdistan, e vendosur në Irakun verior.
Shikoni dhe abstragoni! Në një video italiane në fejsbuk para dy javësh shfaqej një qen, të cilit i kishin vdekur dy këlyshë (nën rrënoja apo rrethana të tjera) dhe ai kërkonte ndihmë nga njerëzit për shpëtimin e të vegjëlve të tij. Njerëzit që iu gjendën, i morë këlyshët dhe i vendosën në “varr”- një gropë që e hapën nën mbikëqyrjen e mami qenes. Kur ata hodhën pak dhé dhe një përbërje (ndofta deinfektuese) mamaja e qenve nisi t’u hidhte dhé përsipër duke e shtyjtur me feçkë. Ç’varrim quhet ky? A mund të quhet i tillë? Ç’kuptim ka për qenin një sjellje e tillë? Atëherë çfarë mbetet për të diskutuar për ritualin e varrimit nga neandertalët?
Ndryshimi eshte se qeni instiktivisht e ben kete veprim ndersa me Neandertalin qe ishte shkeputur prej majmunit ishte nje veprim i ndergjegjshem.Cfare do ta benin nje trup qe nuk kishte me jete dhe vetem kalbej.Praktikisht nuk ishte me e mira ti hapnin nje grope dhe ta mbulonin .Jemi ne nje faze qe ata p r o d h o j n e vegla guri dhe kishin ndergjegje.