Rama në Ankara dhe mesazhi i Erdogan!

7 Janar 2021, 09:47Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Protokolli turk është ndër më të kujdesshmit në botë. Me një traditë ku simbolet janë sa ceremoniale aq edhe politike, hyn në institucionet e Republikës që ka një vazhdimësi shekullore; ndër të paktat ku trashëgimia otomane vazhdon në atë turke.

Është një institucion nga i cili sulltanët dhe më vonë presidentët turq, kanë dhënë mesazhe.

Kjo ndodhi edhe sot ku Erdogan nuk e priti kryeministrin shqiptar me veshje sportive dhe as që t’i jepte makinës vetë.

Me një qasje perandorake në detaje, ku nuk mungonin simbolet historike të luftëtarëve otomanë në shekuj, kalorësia ceremoniale dhe kabineti i Erdogan, Edi Rama është pritur nga presidenti turk në rezidencën e tij, ku mesazhi i shprehur mes fjalëve është se “ju konsiderojmë aleatë dhe jo vasalë”, ndërsa me akte diplomatike me themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit.

Gjatë takimit Erdogan u kujdes të theksonte se vendi i tij, është investitori më i madh në Shqipëri. Ishte një deklaratë që hedh poshtë thashethemnajën që Turqia sjell vetëm xhami, por edhe tregon se ambasada turke në Tiranë është e kujdesshme për humorin e popullsisë shqiptare. Premtimi për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit përpara datës 25 prill, ishte shumë elektorale. Ishte një deklaratë që tregonte preferencën e Turqisë në rreshtimet politike shqiptare. Kjo është edhe pika që ka tingëlluar melodi në veshët e Edi Ramës.

Ndryshe nga sa mendohet, Ankaraja ashtu sikundër Athina kanë ndikim në disa rreshtime të elektoratit shqiptar. Nuk është shumë, por aq sa mjafton që të zhvendosë agën e peshores mes fituesit dhe humbësit. Dhe këtë Rama e di mirë, ndaj është kujdesur që sidomos në prag fushatash elektorale, të ecë në teh të ekuilibrave diplomatikë mes përplasjes greko-turke.

Aq më tepër e sikletshme bëhet kjo në momentin kur në mes të një përplasjeje greko-turke, Tirana ndërmori një hap i cili është në kundërshtim me doktrinën e Ankarasë sa i takon zgjerimit detar të Greqisë dhe qëndrimit ndaj ishujve. Ankaraja kundërshton qoftë zgjerimin me 12 milje; përfshirjen e ishujve në vijën bazë dhe zgjidhjen nëpërmjet gjykatave.

Por mesa duket Erdogan e ka mirëkuptuar sikletin e aleatit të tij në Tiranë dhe ka zgjedhur që në përplasjen mes dy elefantëve, Ramën ta kursejë nga shqelmat që mund të hajë. Turqia është aq e madhe sa mund të sfidojë precedentët e gjykatave, pa pasur nevojë për mbështetjen e Shqipërisë.

Për sytë e Erdogan, Rama me zigzaget e vogla është më i pranueshëm se Sali Berisha, të cilit nuk ia fal votën kundër Palestinës në OKB. Ndërsa Metën dhe Bashën mesa duket nuk i llogarit. Erdogan është një realpolitiker i pamëshirshëm në kalkulimet e tij.

Është e kotë të thuhet që kjo vizitë nuk kishte prapavijë elektorale. Rama jeton vetëm për fushatë dhe po lufton për çdo votë. Tani ai ka ndezur motorët dhe ka vënë në punë gjithë makinerinë e shtetit.

Dhe ai e di shumë mirë se në elektoratin shqiptar ndikon Ankaraja dhe Athina për shkak të trashëgimisë shpirtërore, dhe Amerika sepse të bën gropën. Mbase edhe BE-ja se të heq vizat. Por në sytë e Evropës, krahasuar me Orban dhe Kazinski, Rama duket lule. Fundja nuk iu ka sjellë asnjë problem.(Dritare.net)

6 komente në “Rama në Ankara dhe mesazhi i Erdogan!”

  1. Rrespekt si gjithmon serioze e realist i nderuari Hila.
    Turqit jane kujdesur te ruajne padyshim trashgimine e se kaluares ,
    duke qen nji shtet serioze dhe kjo ashtusi edhe ju e pershkruani ,
    eshte pjes e trashegimise te nji shteti tashme disashekullore ,perhir te se vertetes .
    Rama po afirmohet gjithmon e me shume ,ne Politiken Nderkombetare
    si nji Lider i vertete ,fal edhe mbeshtetjes qe i jep parezerve kryetari i shtetit Turk Erdogan .
    Sa i takon pastaj mbeturinave te politikes qe ne Shqiperi quhet Opozite ,
    dihet tashme qarte se ,ata njohim mire veprimtarine e bandes esadiste ,
    te lidhur me Serbin dhe Greqin .
    Nji gje nuk keni bere te ditur ,se Erdogan e ka quajtur berishen nji Rropsi .
    Persen e din tashme te gjithe .

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Qelbesh ere turku, ptuuuuu vrromiari……..

      1. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

        “DEPA ae” firma gjigande e shperndarjes se gazit ne Greqi:
        Sot filloi furnizimi i perdoruesve greke me gazin e ardhur nga Kaspia nepermjet gazsjellesit TAP,nje kontrate 25vjevare.
        Albanistan haber:
        Sot nis ndertimi i Tursun xhamise m’Shkoderr dhe meremeti i 500 xhamive te tjera neper vatan,fale pazarxhevap te babe Doganit me corapekuqin me citjone.

  2. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Eshte nje poshterim historik,i pa pare ne kete vend europian,qe vazhdon ti behet per mbi tre dekada,nga bandat e Saliut dhe Edi Rames,dale nga barku i kalit te trojes otomano-komuniste.
    Tani me i ndyre ky ripushtim,denatyrues dhe bastardues,mbasi behet nga ´´te vetet´´dhe si i tille eshte nje metastaze,brenda trupit shqiptar europian,qe pothuaj po i merre dhe frymen e fundit,ku dhe vet Europa nuk ka cfare te bej megjithe deshiren.
    Filloi dhe vazhdoi,ky infeksion malinj me Saliun, ,kur e antaresoi vendin menjehere ne konferencen islamike,ku jemi dhe sot,Shqiperia u be rezidence e terroristeve islamike etj,dhe po vazhdon ne menyren me infektive ´´helm brenda karameles´´me pragmatistin e zgjuar,te kenduar dhe dinak Ramen,qe mberthyer mbas karriges dhe emrit ne histori,per te cilat mund te bej cfardo gjeje ,vazhdon ta shese ndyre vendin tone,tek semaforet e Bosforit,qe i zoteron,nje diktator islamist,vrases dhe burgoses masiv i opozites,gazetareve dhe popullit te vet te thjeshte.
    Ky demokrat vitrine,mbas nje paraqitje ´´heroike´´ demokrati te fillimit,ku kerkonte denime kapitale te komunisteve,,tani kemi vite qe e shohim,lakuriq si nje kopje te baballareve komuniste(kundervenie vanitoze dikur,mbasi e dinte qe ishte ne mbrojtje te babes,por vecanerisht te dajes se mamit,Spiros se byros) me shpaten otomane ne dore.
    Tani Shqiperia, ka me shume xhami se shkolla,ku ato me te stermedhat ,jane ne qender te qyteteve tona,ku me pare nuk kane qene kurre,me monumente te pushtuesve otomane perkarshi,qe marrin gjallerine e dikureshme te pushtimit,nga altropalante ne gjuhen e dushmanit qe mbulon gjithe qytetin.Nga ekranet,ne cdo familje shqiptare, ben balle me shpaten e tij virtuale ne dore sulltani i madherishem,qe ne historine e vertete eshte mundur nga heroi jone kombetar dhe europian Gjergj Kastrioti,qe asnje nga keta vule humbur historik, qe vazhdojne te sundojne nuk e permend
    Me nje substance te tille diabolike,Rama eshte dhe shume me i rrezikshem se Saliu,per historine dhe egzistencen e ketij vendi europian,mbasi Saliu duke qene i lig dhe shume banal,diskreditohet shpejt.
    Dhe e verteta me se e hidhur eshte qe do te ishim me mire te ishim ripushtuar nga ushtria turke e Rexhepit,mbasi kishim shprese te cliroheshim dikur dhe me ndihmen e forces se Perendimit,se nga pushtimi i ´´te vetve´´sali,rama,meta etj,ku bota e zhvilluar e ka te pamundur te nderhyje.

    1. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

      “DEPA ae” firma gjigande e shperndarjes se gazit ne Greqi:
      Sot filloi furnizimi i perdoruesve greke me gazin e ardhur nga Kaspia nepermjet gazsjellesit TAP,nje kontrate 25vjevare.
      Albanistan haber:
      Sot nis ndertimi i Tursun xhamise m’Shkoderr dhe meremeti i 500 xhamive te tjera neper vatan,fale pazarxhevap te babe Doganit me corapekuqin me citjone.

  3. greqia jo elefant por mikrobe says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje