Nga Albana Nexhipi Lekaj *
Është e pamundur që, teksa ndjek kryeministrin e vendit nëpër inspektimet e shumta që transmeton drejtpërdrejt në faqen e tij në fejsbuk, të mos vësh re një skenografi të mirëmenduar, me një skenë të përllogaritur në detaje, me një regji që nuk i shpëton pa u funksonalizuar as detaji më i vogël: skena të stërmëdha, krane që xhirojnë nga lart me lëvizje për ta kapur tërën, kameramanë që fokusojnë detajet, njerëz-funksionarë që “paraqesin forcën” dhe punonjës që shprehin lumturinë për kontributin e qeverisë në fushat e tyre.
Kush e ndjek kryeministrin në inspektimet e tij, e ka të pamundur të mos e perceptojë atë në rolin e dikujt që mezi pret të marrë vesh ç’është bërë, ç’po bëhet, e ç’do të bëhet, ashtu sikurse dhe publiku (militant ose jo), i cili e shoqëron për të kuptuar se ç’do të ndodhë nesër me jetën e tij, për të dhënë ndoshta verdiktin (notën/votën) për punën e bërë, ndërkohë që detajet domethënëse të skenave të mëdha, që proklamojnë sukseset e qeverisë, shfaqen ëmbël njëra pas tjetrës, me një rend logjik që dëshmon një mendje që mendon e një sy që kujdeset.
Shkallë që ngjiten (që nxisin padurimin për të marrë vesh ç’ka atje sipër), shpinore karrigesh me shënime ‘para vaksinimit’, ‘pas vaksinimit’, postera ‘Shqipëria buzëqesh’, veshje të përsosura të punonjësve të urgjencës, autoambulanca po ashtu, mjekë që buzëqeshin dhe falënderojnë për mbështetjen që po u jepet…
E ke sërish të pamundur, nëse e ndjek kryeministrin në daljet e tij, të mos shquash skenat e mëdha ku ai, protagonisti kryesor, mbi të cilin rrahin parreshtur dritat e prozhektorëve dhe fokusohen pa ndërprerje kamerat, hyn i shoqëruar nga dikush. Nga dikush që shpjegon, për atë dhe tërë publikun që e ndjek, se ç’është bërë, ç’po bëhet e ç’do të bëhet në sektorin përkatës. Dhe ne të tërë e dimë që në Shqipëri vështirë se gjen skena më të medha se stadiumi Air-Albania dhe sheshi Skënderbej.
Dhe e ke të pamundur që, pas kësaj hyrjeje të protagonistit kryesor në këtë skenë të madhe, parjes së ngjarjeve që zhvillohen në të, i goditur tërë kohën nga laryshia e detajeve që vështirë se harrohen, të mos dalësh ashtu sikurse kryeministri, i kënaqur prej arritjeve dhe punëve të mira që po bëhen në këtë vend.
Por, deri këtu, se e vetmja gjë që të vjen ndërmend pastaj, është që Rama ka nisur shfaqjet për fushatën. Dhe nuk ka faj. 25 prilli zëre erdhi.
Gjasat janë që ai ta marrë edhe mandatin e tretë, dhe jo për ndonjë motiv tjetër, përpos faktit që kryetari i opozitës Lulëzim Basha, as nuk ka ditur dhe as nuk ka mësuar të aktrojë e të luajë liderash, dhe njerëzit, për të zezë të tij, i duan shfaqjet, shqiptarët po ashtu.
Prej mijëra e mijëra vitesh i kanë besuar e i besojnë katarsisit dhe personazhit pozitiv. Edhe Shpëtimtarit në është nevoja. Dhe Rama po tregohet mjeshtër në këtë punë. Me këto krane, hyrje-zhvillim-mbyllje dhe Eskili do ta kishte zili.
*Metropolpost.al
krani…..perpos fukosimit e katarsisit….verdiktin(noten/nots)
=
dhe tani po e filloj fjaline me Edhe si pedagoge qequj vetin….lol!
i juji sinqerisht
Ahmetaj
2025!?
Rama eshte eshte artist! Pasion dhe perfeksion ne cdo gje!
Ti è le mendjen te k…..I mi goc
Por ama i shohim me sy te ballit ato pune te mira qe ka bere dhe shohim te vertetat e prekshme perkunder tere asaj makinerie shpifjesh e mallkimesh te kundrrshtareve tt tij qe nuk dijne te bejne tjeter pune perveç nxirjes se cdo gjeje qe behet ne kete vend.
Deri me tani kemi pare qe Rama perpiqet qe ate qe premton perpiqet ta beke, dhe ate qe ben e ben ashtu siç duhet, me cilesi dhe shije.
Edhe doktor mortja na dilte para disa vjeteve, ne cdo takim me nje sfond 15 metra me pamjen e nje segmenti te Rruges se Kombit dhe kjo ishte e gjitha ne nje kohe qe e gjith Shqiperia i ngjiste nje nevojtoreje ku te vinte turp kur te husjt kalonin perbri rrugeve gjith gropa e maleve me plehra mu ne mes te qyteteve qe sot Rama i ka kthyer ne qendra qe ne kemi kenaqesi te evim e na ben krenare se ku banojme. A ka shume per te ba? Patjeter por gradualisht cdo gja po bahet mire dhe kjo na jep shprese.
Nuk e kuptoj se ku e gjeni kurjon te krahsoni nje njeri qe punon me nje sharlatan qe ben vetem lloqe politike?!
Eshte per te ardhur keq qe Shqiperia ka vetem nje personazh qe punon, por akoma me keq me keta mendje ndritur si edhe autorja e ketij shkrimi qe krejt paturpesisht ve shenjen e barazimit midis asaj qe bem mu nepermjet punes me ata qe jane vetem: ceta e xhvatjes, dembelizmit, korrupsionit..
Ju lutem Tema mos na publikoni shkrime te tilla qe bejne rolin e b… se zgjuar ne kurriz te njerzve qe kete vend e duan si gjithe Europa.
Pik…pa koment …e shitur turp pith me shkoll …ajd ne te semes dhe ti ….
…po mire moj gazetare e ish pedagoge, ty puna e prekeshme, e kapeshme dhe e ndjeshme nga veriu ne jug, te duket skene teatri apo realitet? Nuk ke ndjere e nuk ke pare gje ti? Luaj nga vendi, mos shih skenat ne tv por ne realitet dhe do te shohesh qe realiteti eshte i njejte me skenen qe sheh ti.
Do te te jepja te drejte nese ato autoambulancat,arena kombetare,shkollat dhe kopshtet moderne,spitalet dhe ambulancat bashkekohore,rruget, sheshet dhe qendrat qyteteve do te ishin prej kartoni apo fotomontazhe!Por nuk te jap dot sepse ato jane te verteta!E pra perderisa jane te verteta ja ke futur pordhes kot.
Ish pedagoge e përkthyese…s’ka nevojë për koment. Edi Ramës i flet puna, ai që punon edhe gabon, por ty që të vrasin sytë ato kranet(shqip ishte kjo?) kur të vish në Shqipëri, nëse nuk je, do i shijosh ndryshimet njësoj edhe pse s’të pëlqejnë. Shikoji punën njerëzve, jo gunën e llafet shoqja ish pedagoge…ai do vazhdojë të punojë edhe pas 25 prillit, do apo nuk do ti.
Rama po bene inseptime atje ku vertete punohet e ndertohet.Kjo eshte kenaqesi jo vtem per Ramen por per te gjithe popullin.Rama shkon dhe reklamon ate pune te mire qe eshte bere dhe jo si doktor mortja Sali, qe inaguronte nga kater here nje rruge dhe perseri gjysem ngelej te cilat Rama sot po i rinderton.
Po ti moj ish pedagoge e gazetarise ( si Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj ) ku e sheh “liderllikun” qe e ka po nuk di ta aktroje, manekini Lulzim Basha? Ah po, harrova. Edhe ti sheh me syte e liderit “maximus”, pr dr qenef Sali Ram Berisha.
Luajti saliu sa deshi me inagurime rugesh,e pate dhe kur vajti ne vlore çfar pritje i organizuan por njerezit nuk jane budallenj siç i mendon kjo se te funksiononte siç thote kjo do te kishin votuar dhe Saliun per te treten here,ai i kishte dhe i ka akoma ne dore grupin e propagandes tanime pa asnje efekt ne publik per shkak te diskretitimit te tyre.