Suksese historike të Presidencës gjermane të BE-së

1 Janar 2021, 12:30Blog TEMA

Nga Agustin Palokaj

Para një jave titulli i kolumnes sime në “Kohën Ditore” ishte “Dështim frustrues i Presidencës Gjermane të BE-së”. Ta ketë kolumnja e radhës titullin “Suksese historike të Presidencës Gjermane të BE-së” vetëm një javë më vonë, shumë kujt mund t’i duket skizofrenike. Pata disa reagime për tekstin e javës së shkuar. Jo, nuk më kritikuan gjermanët. Nuk janë të njohur si njerëz që u mbetet hatri. Së paku nuk e shprehin. Përkundrazi. Shumë prej atyre që m’u lajmëruan u pajtuan se ai tekst ka qenë një konstatim i drejtë i realitetit. Fundi i fundit, vetë Presidenca Gjermane e BE-së u shpreh e frustruar për faktin se nuk ishin në gjendje të kalonin asnjë vendim të vetëm në Këshillin e BE-së rreth procesit të zgjerimit. Prandaj konstatimi i javës së shkuar për dështimin frustrues të Gjermanisë gjatë kryesimit të saj gjashtëmujor të BE-së mbetet. Sepse vërtet ishte një dështim kolosal. Aq dështim i madh, saqë nxit edhe pyetjen se sa në të vërtetë Gjermania kishte tentuar të ketë sukses për liberalizimin e vizave për Kosovën, miratimin e Kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, miratimin e konkluzioneve të Këshillit për Zgjerim dhe Proces të Stabilizim- Asocimit.

Por kësaj radhe po merremi me një çështje tjetër. Me sfidat e vërteta me të cilat u mor Gjermania gjatë kryesimit të saj me BE-në, sfida nga të cilat varej edhe vetë ekzistenca e Bashkimit Evropian. Dhe këtu Gjermania nuk dështoi, por arriti sukses historik. Gjatë kryesimit gjerman BE-ja miratoi Kornizën shumëvjeçare financiare në vlerë mbi 1000 miliardë euro. Miratoi edhe Fondin për rimëkëmbje nga kriza prej 750 miliardë eurosh. U arrit edhe Marrëveshja me Britaninë e Madhe për raportet pas Brexit-it. Edhe vaksinimi kundër virusit nisi në të gjitha shtetet anëtare. Krejt këto ndodhën në kohën kur në krye të BE-së ishte Gjermania.

Dhe nuk ishte i lehtë suksesi. Me shumë vështirësi në korrik u pajtuan liderët e shteteve anëtare për buxhetin. Sapo u duk si punë e kryer, doli problemi me Parlamentin Evropian, i cili nuk donte të jetë vetëm një institucion që symbyllur vulos vendimet e shteteve anëtare. Parlamenti insistonte që përdorimi i mjeteve nga buxheti i BE-së të lidhej me respektimin e parimit të sundimit të ligjit. Polonia dhe Hungaria e gjetën veten të dyshuara në këtë drejtim dhe bllokuan miratimin e vendimit. Kompromisi u arrit në fund të vitit. Edhe Marrëveshja për Brexit-in u arrti në fund të vitit, madje Natën e Kërshëndellave. Kështu u evitua kaosi nga i cili pasoja do të kishin edhe prodhuesit e veturave gjermane, por edhe miliona njerëz të tjerë dhe biznesmenë, si në Britani ashtu edhe në vendet e BE-së.

Gjermania arriti sukses historik në të gjitha gjërat e rëndësishme për të dhe për BE-në. Kjo do të mbetet edhe një trashëgimi e suksesshme e punës së kancelares Angela Merkel në punën e saj të fundit të rëndësishme në nivelin e BE-së. Pse dështoi në procesin e zgjerimit nuk i prishet gjumi askujt në BE.

Krahasimi i suksesit të Gjermane në prioritetet kryesore me të cilat u përball dhe frustrimi që nuk pati sukses të sigurojë liberalizimin e vizave për Kosovën apo avancimin e procesit të zgjerimit më ngjajnë me një barsoletë që kisha dëgjuar para shumë vjetësh në Kroaci.

Barsoleta shkon kështu: dy njerëz kishin rënë në gjunjë pran njëri-tjetrit në kishë dhe po luteshin me zë të ulët. Njëri ishte një fshatar modest dhe tjetri ishte një biznesmen “i suksesshëm”. Fshatari e luste Zotin që t’i falte një euro për të blerë një birrë. Biznesmeni lutej që të kalonte në doganë pa problem një shleper me mall që importonte nga jashtë (nuk i tregonte Zotit se për çfarë malli ishte fjala). Pas disa minutash, dhe pas përsëritjes së disahershme të lutjes, biznesmeni fut dorën në xhep dhe i nxjerr dhjetë euro, ia jep fshatarit dhe i thotë: “Merri këto dhjetë euro, blije një gajbe birra dhe lëre rehat Zotin e mos e huto derisa ai të merret me shleperin tim!”.

Gjatë Presidencës Gjermane BE-ja ndau disa miliona euro për vendet e Ballkanit. Po ashtu edhe për Kosovën. U kujdes të ndihmonte edhe për përballje me pandeminë. Në disa raste dukej sikur BE-ja dhe Gjermania shqetësoheshin më shumë për qytetarët e Kosovës sesa vetë udhëheqësit e tyre politikë. Se a do të mund të udhëtojë ndonjë fshatar i Kosovës pa viza në BE, a është Goce Delqevi maqedonas apo bullgar (një prej arsyeve pse u bllokuan vendimet e BE-së për zgjerim), a do të miratohet reforma zgjedhore për distriktin e Bërçkos në Bosnje-Hercegovinë dhe si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duket se ishte diçka me të cilën Gjermania nuk donte të hutohej shumë në kohën kur i zgjidhte problemet e mëdha për veten dhe Bashkimin Evropian

5 komente në “Suksese historike të Presidencës gjermane të BE-së”

  1. Kim été says:

    Do mbyllim Ambasadën e tyre në Tiranë dhe anasjelltas. Mashtruesit

  2. Shaqo says:

    Analiza te cekta ne te dy rastet.
    Duhet te jesh shume i pergatitur qe te merresh me Gjermanine, ose shume i lehte qe te analizosh Merkelin.
    E para te mungon, por ke me shumice nga e dyta.

  3. ASNJE SUKSES NUK PATI KRYESIMI PER 6-MUAJ I BE NGA GJERMANIA E #ZONJES SE HEKURT#???… ANGELA MERKEL, PERKUNDRAZI ISHTE NJE DREJTIM APATIK DHE PA ASNJE REZULTAT PER TU MBAJTUR MEND SADO PAK. TE BESH SERVILIN NE SHKRIME, KOMENTE APO DEKLERATA MEDIATIKE PER GJERMANINE E SOTME, QE PER NE SHQIPERINE 6-MUAJ NE KRYE TE BE NUK BERI ASGJE, POR ASGJE FARE… LE TE DALI NDOKUSH ME SHIFRA DHE FAKTE TE THOTE BERI KETE E BERI ATE PER SHQIPERINE DHE BALLKANIN NE PERGJITHESI, PO PER SERBIN BERI GOXHA, “PSE, SI, QYSH, TEK, KJO ESHTE HISTORI ME RUSINE NE MES, E KUSH NUK E KUPTON ESHTE IDJOT SI NDER SHQIPTARET DHE EUROPIANET NE TERESI. PRA; 6-MUAJ NE KRYESIMIN E BE DHE GJERMANIA NA LA JASHTE BE NE SHQIPTARET DHE MAQEDONINE E VERIUT, SEPSE PERVEC SITUATAVE TE RENDA SHUME KUDO NEPER BE NGA COVID-19 KETE VIT E SIDOMOS 6-MUJORIT GJERMAN TE DREJTIMIT TE BE, ISHTE MUNDESIA E PLOTE QE SHQIPERIA DHE MAQEDONIA E VERIUT TE PRANOHESHIN PER FILLIMIN E PROCEDURAVE TE ANETARESIMIT, POR KANE MENDUAE E MENDOJNE AKOMA DO SHTETE -VIP- (LESHI -VIP- NE FAKT, SEPSE KANE NDJENJA ANTI-SHQIPTARE PASI AKOMA MENDONJE SE MEQENSE SHQIPTARET ME SHUMICE TEK 62% JANE ISLAM NE BESIM FETAR, TE TREJTOHEN SI TURQIA, “PRIT TE PRESIM”KANDIDAT TE BE JENI…, PRISNI SE KENI GOXHA *RRUGE* PER TE BERE PER NE BRUKSEL SI ANETARE TE BE. CFARE HIPOKRIZIE DERI NE PERVERSITET, KU HYJNE DHE TE DJATHTET GJERMAN CDU-CSU, QE DUAN ME ZORR PSEUDO TE DJATHTEN -PD- NE KOALICION ME TE MAJTEN ME EKSTREMISTE, FLAKE TE KUQE BOLSHEVIKE-MAFIOZE, -LSI-, NE PUSTET EDHE PSE NUK E KANE VOTEN POPULLORE (AS 40% NUK KANE NE GJITHE SHQIPERINE) PER QEVERISJE EDHE SOT QE FLASIM PAS 8-VITEVE TE EDI RAMES E PS NE MAXHORANCE QEVERISESE. PRA; GJERMANET E MERKELIT ME LLOJ-LLOJ FORMASH DERI DHE KERCENIME ARBITRARE E NDIKIME NE INSTITUCIONE TE NDRYSHME TE BE KUNDRA QEVERISE AKTUALE TE TIRANES ME MBI 55% TE VOTES POPULLORE, TE MBESHTETUR NGA DO TE *DJATHTE * TE PARTIVE TE GRUPIMIT PPE, TE PAGUAR “JO PAK E JO KEQ”PREJ MBI 2 DEKADA NGA SEKSERET E PD-LSI NGA TIRANA ME NJEREZ QE JETOJNE NE KETO VENDE E LUAJNE PARATE E BOSSEVE TE TIRANES, TE OPOZITES SE RRUGES MILIARDERE NE EURO E DOLLARE SE LEKUN SHQIPTARE E KANE PER WC…!!!
    SHGENJIM TOTAL PER ZONJEN MERKEL DHE SHTETITN E SAJ (SHTETI LOKOMOTIVE I BE), QE PER 6-MUAJ NE KRYE TE BE, NUK BERI TE MUNDUR PRANIMIN E SHQIPERISE DHE MAQEDONISE SE VERIUT NE HAPJEN E NEGOCIATAVE TE ANETARESIMIT PER NE BE. TURP DHE VETEM TURP… SHAME, SHAME, SHAME.

    1. Gjermanet e dijne fort mire se cka ndodh \ur ne Shqiperi says:

      I nderruar prof ing etj. nuk hiqet paralele mes Shqiperise dhe Turqise dallimet i din edhe nje femije.. Shqiperia nuk ka koke Gjyk. Kishtettuese ( besoj se e dini rolin, rendesine e Gj.Kushtetuese), korrupsioni, krimi dhe politika ….Nuk po shkruaj ma se censurohem

  4. Fred says:

    Shume e sakte! Analize më se e goditur dhe tamam ne thelb te problemit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje