Është viti i shqiptarëve të lirë dhe kurajozë

31 Dhjetor 2020, 17:05Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Gezuar miq!

Pa dallime dhe pa përjashtuar askënd për shkak të bindjeve dhe keqkuptimeve te veta, që mund të jenë krejtësisht të ndryshme me të miat. Shqipëria është vend i vogël, kur e krahason me të tjerët, por ne na del e na tepron për të na strehuar ngrohtēsisht të gjithëve, bashkë me veset dhe deliret tona.

Po lëmë pas një vit të vështirë dhe të pazakontë dhe i vetmi ngushëllim është se në këtë hall nuk jemi vetëm, por po e vuan njësoj gati e gjithë bota.

Natyrisht, duke i hequr nga llogaria faturën e paudhësive tona, të cilën e kemi marrë parasysh gjithmonë për ta paguar, pavarësisht tërmetit dhe pandemisë, që i patëm “peshqesh” gjatë këtij viti.
Uroj shumë që ta kemi lënë pas më të keqen, ndërkohë që e kemi detyrim të bëjmë më të mirën për atë që na pret, duke filluar nga nesër.

Mendoj se do të jetë një vit premtues për ata që besojnë realisht tek ndryshimi, edhe pse nuk dua t’i ndaj shqiptarët në të dorëzuar dhe guximtarë.

Por e kam të pamundur të mendoj se do të zbresë ndonjë dhuratë nga qielli për ata që kurrë në këtë jetë, por ndoshta as në atë tjetrën, nuk kanë marrë ndonjëherë një vendim të rëndësishëm pa shikuar majtas dhe djathtas se çfarë do të thonë të tjerët, por sidomos pa bërë atë pyetjen e tmerrshme se çfarë do të mendojë për këtë shefi.

Jam i bindur se nuk është koha e tyre, jo thjesht për faktin se 30 vjet zvarritje dhe cfilitje në këtë rrugëtim hibrid dhe gjysëm demokratik janë shumë për ta mbyllur më në fund këtë kapitull aspak të lavdishëm të historisë sonë.

Në jetë dhe në familjet e tyre uroj që të kenë veç gëzime dhe mbarësi, por unë nuk kam asgjë tjetër për të ndarë me ata që kanë marrë lapsin dhe po bëjnë kalkulimet e fundit, duke pritur me zemër të ngrirë, nëse do t’u lexohet apo jo emri në listën e ditës së fundit dhe duke u lutur për “zotin” e vetëm, që ata besojnë. Sepse ata i konsideroj njësoj të humbur, edhe nëse kryetari i partisë së tyre mund të rezultojë fitues ditën, kur të kenë mbaruar zgjedhjet.

Natyrisht, i mirëkuptoj edhe ata që janë tmerruar nga prania e emrave në fletën e votimit, ndonëse “kryetimonieri” u kujdes që kjo të mos ndikonte shumë në ndarjen e mandateve të përfaqësimit. Por edhe kaq nuk është pak për ata që kanë 20 vjet, duke u mburrur nëpër klube dhe tavolina për fuqinë e tyre elektorale, e cila nuk mund të provohej kurrë. Ndaj edhe ua qaj shumë hallin, sepse është realisht ditë e keqe për ta.

Ndërkohë, kam bindje se ky do të jetë viti i atyre që do të guxojnë, edhe për faktin se në fushë do të jenë të jenë të njëjtat formacione të lodhura me të njëjtët kapitenë vulëhumbur. Ata janë, në fakt, shkaku dhe arsyeja e këtij depresioni mbarëshqiptar, i cili patjetër duhet të ndëshkohet.

Ndaj edhe mendoj se është tamam koha për t’i thënë mjaft këtij mallkimi, që zgjat kaq pafundësisht, kur fatet e vendit i vendosin një pakicë fanatikësh trepartiakë, të cilët janë njëkohësisht komisionerë, numurues, policë, trafikantë, doganierë, protestues, tatimorë dhe mafiozë në këtë vend.

Ky do të jetë viti i ndryshimit, edhe pse unë nuk jam aq patetik, sa të besoj se ky proces do të kryhet brenda natës. Por në këtë atdheun tonë të bekuar nga Zoti dhe të keqtrajtuar nga njeriu, mjafton të nisë sado pak çlirimi nga pengmarrja dhe nuk ka gjë në botë që e ndal pastaj.

Ndaj edhe kam një urim dhe falenderim të veçantë për ata burra dhe gra, që e kanë nisur apo do t’i bashkohen deri në fund përpjekjes së përbashkët për ta ndryshuar për mirë rendin e gjërave në këtë vend. Janë pikërisht ata shqiptarë të lirë dhe krenarë, të vetmit, të cilët mund dhe do ta bëjnë diferencën në këtë vend, që ky të jetë me të vërtetë viti i kthesës. Nuk do të jetë e lehtë, por ndoshta prandaj edhe do të jetë fitore e bukur.

Mos prit të gjesh mes tyre pazarxinj të vegjël votash dhe trafikantë influencash, që gjallojnë prej vitesh në tregun e deformuar politik nga mungesa e qëllimshme e konkurrencës. Ata i kanë gjallë partitë e tyre, thjesht mund t’i ndërrojnë.

As “të ftohur” nga regjimi i vjetër, të cilët kanë mbijetuar deri më sot nga strategjia djallëzore për të mos i hapur kurrë dosjet e Sigurimit të Shtetit. Lëre më pastaj nga ata që i mbajnë veshët ngrehur se mos kapin ndonjë frekuencë të dyshimtë zhurme nga zyrat e SPAK-ut për vete apo për njerëzit e shtëpisë, me të cilët e kanë rrjepur buxhetin e shtetit, sa herë u ka ardhur radha.

Por të jeni të sigurtë se këta, as janë të fortë, dhe as janë shumë. Ndaj zero mëdyshje për shkak të frikës nga hakmarrja e tyre. Sepse ata sot janë në kohën e tyre më të keqe, që vjen nga paniku se do të vijë shpejt dita e ndëshkimit, jo vetëm politik, për atë që kanë bërë.
Ky do të jetë viti i shqiptarëve të lirë dhe kurajozë. Gëzuar!

5 komente në “Është viti i shqiptarëve të lirë dhe kurajozë”

  1. Moni says:

    Po qe eshte humoristi me i mire ky kokeshpulla,kur ju heqin filloni flisni, sa jeni ne kolltuk nuk beni ze…

  2. shqip says:

    Patozi je një dështim I vetvetes. Po ku ishe o Patozi, të na hapesh sytë, të na ndriçosh mendjen ? Tani ky ishte kryetar i grupit parlamentar të PD në vitet e gremisjes së madhe. Ndërsa po na thotë që të shporrim klasën politike ku ai dhe të tjera specie të ngjashme, jo vetëm që ishin pjesë, por edhe kanë marrë vendime që kanë rënduar mbi këtë popull. Të jetë kaq i cekët për të mos e kuptuar ???

  3. Bureto says:

    Vërtet partia Bindja Demokratike, Patozin ka asetin më të çmuar? Nëse është po, atëhere dështimi i saj është i sigurt. E njëjta vlen për simotrën e sa të ashtuquajturën Lëvizja për Ndryshim e krijuar nga Topalli, zvkryetarja tjetër e PD, por në PD, një shkallë më lart se Patozi, sepse gjatë qeverisjes 8 vjeçare të Sali Bërrrishs, ka qenë kryetare parlamenti, kur Patozi ishte ktyetar i Grupit Parlamentar. Dhe mesa duket do jenë bashkë në fushatë dhe si të tillë do jenë këta që do dalin në vijë të parë për t’i mbushur mendjen miletit se ata janë ‘ndryshimi’!!??
    Janë të humbur edhe për shkak të hipokrizisë së tyre, se po reken të na mbushin mendjen se e keqja e krahut të tyre opozitar i ‘djathtë’ na qenka Basha, në të vërtetë shemra e tyre, ie zgjedhura e ‘Sulltanit’ dhe jo vetë ai, që e quajnë (e quani) dhe “lideri historik”, që Bashën e ka prima dona, në ‘harremin’ e tij politik, që drejton atë, u ka drejtuar dhe ju, e që për çudi, sondazhet e nxjerrin ende në krye! A shihni në gjithë këtë ndonjë të keqe apo anomali ju apo Partitë tuaja zoti Patozi e Topalli. Për këto arsye, duke mos qenë të besueshëm, duhet që në fushatë krahas përballjes me PS e LSI, duhet po aq të kundërshtoni e përballeni me berishizmin, më shumë si praktikë drejtimi e qeverisjeje se sa si ideologji, sepse ajo edhe nën ju, ajo ka munguar krejtësosht, por sigurisht të dilni me një ekip shumë të besueshëm të pakompronentuar me pusllëkun e këtyre 30 vjetëve, sigurisht nëse i keni ata. Atëhere po, që do të merrni jo pak nga votat e elektoratit ‘gri’, që janë jo të pakta, por që nga natyra janë edhe më shumë mosbesues. Dalja juaj në tribuna, me siguri, do ta shtojë skepticizmin e tyre. Për shkak të asaj që pretendoni se jeni, ‘ndryshimi’ pra, shmangiuni kësaj.

  4. Adili Mjedasor says:

    Sa i lire , kurajoz,pompoz , pordhoz ishe or Patoz kur ishe me SaDhine, nuk prekeshe me pupel tash te kane ra puplat .Kete e kam nga takimete personale sa shume kohe u desht me humbe me ardhe me te takue dhe nuk zgjidhe gja se ste pirdhte kush ti bashke me ty “ministra e ministresha” Nji gja nuk e kupton se afati juaj ka skadu me kohe,Ju tash ma leshoni vtem ereM apo sicthone andej nga Jugu, kuterboni o kerma

  5. Adili Mjedasor says:

    Sa i lire , kurajoz,pompoz , pordhoz ishe or Patoz kur ishe me SaDhine, nuk prekeshe me pupel tash te kane ra puplat .Kete e kam nga takimete personale sa shume kohe u desht me humbe me ardhe me te takue dhe nuk zgjidhe gja se ste pirdhte kush ti bashke me ty “ministra e ministresha” Nji gja nuk e kupton se afati juaj ka skadu me kohe. Ju tash ma leshoni vtem ereM apo sicthone andej nga Jugu, kuterboni o kerma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje